Lil G & Darja: Çfarë na bashkoi?

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje Lil G& Darja! Një prezantim apo diçka më shumë, për të gjithë ata që nuk ju njohin…!

Lil G:- Atëherë, emri im i vërtetë është Arlind Pashollari, por që të bëj muzikë që në vitin 2002 dhe gjatë atij viti kam punuar disa këngë në audio, kurse më vonë - fesionale dhe arrita këtu ku jam. Synimi është që të vazhdoj përpara me muzikën, të sjell gjëra të bukura dhe profesionale.

Darja:-Unë jam Tarja Malmstrom, emri im i artit eshte Darja jam nga Finlanda, jam pianiste dhe të gjitha këngët e mia i kompozoj vetë. Kompania ime është ajo që investon për këngët dhe videot e mija , për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 2015, ku bëra dhe bashkëpunimin tim të parë me këngëtaren shqiptare, Alida Dukën, më pas u njoha me reperin Lil G dhe që nga ai moment kemi realizuar disa bashkëpunime me të.

- Keni thënë se muzika është gjëja që ju tërheq më shumë. S iu lidhët me muzikën?

Darja: - Oh, është histori e gjatë.(Buzëqesh) Kur isha fëmijë - çe dhe e doja shumë si vegël muzikore. Më pas u shkëputa nga piano dhe u riktheva serish ne vitin 2012 ku një miku im më kërkoi të luaja në piano dhe e pëlqeu pjesën time dhe aty rinisa të bëj muzikë. Më pas erdhi bashkpunimi me Alidën, Lil G, Alba Kras në Gjermani dhe ja ku jam.

Lil G:- Muzika e kam pasur passion gjithmonë, kam jetuar me muzikë dhe po eci me të. E kam pasion, e bëj me shpirt, nuk e shikoj

- Ju keni kohë që po prezantoheni bashkë në muzikë, mund ta dimë çfarë ka mes jush më shumë sesa muzikë?

Darja:- Ne jemi të martuar. (Buzëqeshin) Jetojmë bashkë prej tre vjetësh dhe ndihemi shumë mirë me njeri-tjetrin.

-Pra mund të themi që ajo që ju bashkoi ishte muzika?

Lil G:- Po, është e vërtetë, ne jemi shfaqur bashkë që kur sollëm këngën “ëhere are you noë ”ku gjithçka është bërë nga të dy, tekstin e kam bërë unë, ndërsa muzikën dhe kompozimin Darja. Ne jemi partnerë edhe në jetën reale, jo vetëm në muzikë. - lizojmë tani.

-Ju jetoni në Finlandë. Si është jeta juaj atje?

Darja:- Po, ne jetojmë në Finlandë. Unë ka edhe një kompani emri i së cilës është Tirano Oy, merret me stomatologjinë veterinare dhe sjellim pastë dhëmbësh për qëntë por edhe për njerëzit. Ne në Finlandë, i duam dhe kujdese- mi shumë per kafshët shtëpiake, të gjithë kanë nga një qenë apo mace, edhe unë kam Pikun tim. (Buzëqesh) Mund të them që është

- Mendon ta sjellësh edhe në Shqipëri këtë lloj biznesi?

- Duhet studiuar tregu, sepse ka shumë gjëra ndryshe këtu, por pse jo, në të ardhmen.

- A njiheni atje si këngëtarë, e kam fjalën për të dy?

Lil G:- Unë ende jo, ndërsa Darja po, sepse ka vite që merret me muzikë, por edhe me një karrierë si modele, pra është pjesë e showbizit atje.

-Në Shqipëri, vjen vetëm gjatë verës, kur merresh me evenimente të ndryshme. Pse kjo zgjedhje?

Lil G:- Këtë herë ndenja disa kohë pa ardhur për shkak të dokumenteve por tashmë mund të vij kur të dua.

Darja:- Finlanda është e ftohtë dhe ka shumë dimër, unë e dua diellin dhe më pëlqen Shqipëria. Tani erdhëm për klipet,në dhjetor do vijmë përsëri.

-Vjen dhe Darja me ty apo jo?

- Po, vjen gjithmonë me mua, këtë herë kam ardhur unë pak më përpara, sepse duhet të vija në vijë punët e klipeve, por siç e shikon edhe Darja tashmë është me mua.

-Më fol pak për projektet që do marrin jetë shumë shpejt, në muzikë?

- Kemi dy projekte, i kemi ni Finlandë, dy këngë të reja që po realizohen në studion Boja Records kurse klipet në BBF Max Production, njëra është me ritme verore dhe tjetra baladë sociale, ku tregohet jeta e mundimshme e një djali që nuk ka nje jetë sociale e familjare të pëlqyeshme dhe që vjen një moment që ai këron falje për të gjitha veprimet e tij. Të dyja i kemi bashkë, njëri do dalë në korrik dhe tjetri në shtator. Shpresoj që të pëlqehen.

- I keni menduar titujt e këtyre këngëve?

Lil G:- Nuk mund t’i themi ende, sapo të jenë gati do t’i publikojmë.

- Muzika, në të vërtetë, krijon edhe rivalitet… ju , kë keni rivalë?

Lil G:- Muzika krijon rivalitet, madje para disa vitesh kishte “disse” por kjo kohë ka ikur tashmë. Unë nuk kam arsye të kem rivalë, koha dhe puna, përkushtimi për muzikën e tregojnë rezultatin për secilin.

Darja:- Nuk e shikoj muzikën si rivalitet, por si pjesë timen që dua ta sjell tek publiku.

- Në cilin zhanër muzikor ndiheni më mirë?

Lil G:- Rep, hip-hop, këto janë stilet që unë preferoj.

Daria:- Muzika klasike, rock por edhe dance music. Nëse mund ta dëgjoj një muzikë, mund ta pëlqej. (Buzëqesh)

- Cila është pika juaj më e fortë në muzikë?

LiL G:- Mundohem të jem original, të jem vetvetja.

Darja:- Fakti që dua muzikën me shpirt, më bën të kem sukses në muzikë, sepse muzikën unë e kam passion, jo si biznes, sepse kur passion kthehet në biznes, humb ndjenjat.

- Si ka mundësi që femrat, sidomos në Shqipëri e kanë më të lehtë famën?

Lil G:- Nga vetë natyra, femrat gjithmonë e kanë më të lehtë.

Darja:- Unë dua t’ju pyes, sa kohë do e kënë këtë “famë”. Kam përshtypjen që është diçka e përkohshme dhe nuk mund të ketë jetëgjatësi!

- Duke parë që bashkëpunimet janë shumë të suksesshme, ti me kë do preferoje të bëje një bashkëpunim, përveç partneres tënde?

- Me djemtë e grupit ku jam pjesë prej vitesh dhe nuk besoj se do bëj bashkëpunim këtu, përveç Darjas, sepse nuk kanë frymë bashkëpunimi, gjityhçka konvertohet në lekë dhe arti është bërë biznes, kështu që nuk besoj se do ketë bashkëpunime.

- Në fund si do ta mbyllim këtë intervistë?

Darja:- Nëse duan të na kontaktojnë mund të na shkruajnë në emailin tirano.oy@gmail.com. Aty biznesin, për të bashkëpunuar në nivel ndërkombëtar.

Lil G:- Faleminderit për intervistën, faleminderit për kohën dhe përkushtimin e gazetës tuaj, falendëroj të gjithë publikun që më mbështet dhe patjetër nuk mund të lë pa përmendur partneren time Darjan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.