Kaso Kosa takon Lulzim Bashën: Jam plevitosur fare

Intervista - - FAQE 1 -

Intervistën e kësaj here e kreva me të parin e PD, zotin Lulzim Basha. E gjeta teksa merrte në telefon…

Kaso Kosa: - Përshëndetje zoti Basha!

Lulzim Basha: - Për- për- përshëndetje Kaaaaaaso! - S’ndiheni mirë? - Miiiiirë jam, pseeeee kuuuuush thaaaa që jaaaaa keeeeq. - Meqë mezi flisni, ndaj. - Unë mirë poooo flaaaaas. - Ndoshta po më duket mua që mezi e hapni gojën.

- Po jaaaam i ngrirëëëë Kaso. Kaaaam ngrirëëëëëë veten.

- A po, tani e kujtova që jeni i ngrirë, ndaj edhe flisni me vështirësi. Atëherë po bëj diçka. Ju flisni si të doni, unë fjalët tuaja do i shkruaj pa shumë zgjatje, se lodhet lexuesi.

- Nëëëëëë rreeeeegull Kaso. Fillo e më pyet tani! - Si po shkon ngrirja? - E di ti Kaso që qenka mirë kështu.

- Jeni mirë?! Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. - Tani që jam i ngrirë, mirë jam posi. - Përse thoni që jeni mirë? S’keni ftohtë kështu i ngrirë?

- S’kam fare madje. Më parë kisha shumë ftohtë. Që ta dish ti, pra se të ngrija, unë isha i plevitosur fare.

- Ishit i plevitosur? Mos keni pasur probleme me mushkëritë?

- E vërtetë! Mushkëritë i kam blozë fare. E ke vënë re besoj. - Kë të vë re? - Që i kam mushkëritë blozë pra. Ai plevit më mori në qafë.

- Mund ta dimë se si ka ndikuar pleviti? - Cili plevit, Kaso? - I mushkërive, pra. - A po! Flisja në fushatë, Kaso. Më ngjirej zëri. Besoj se e kishe vënë re.

- Po, po tani më kujtohet.

- Eh pleviti i mushkërive. Më mori në qafë. Po jo edhe aq sa pleviti tjetër.

- Keni plevit tjetër zoti Basha? Po ku?

- Lere, lere! Plevitin tjetër e kam më të rëndë akoma. S’më lë të lëviz fare. - Ku jeni plevitosur? - Jam i plevitosur në mendere, Kaso. - Mos! Rëndë?

- Rëndë fare madje. Këto katër vjetë, mezi lëvizja. Kam edhe dhimbje nga pleviti në mendere.

- Po ku e morët plevitin në mendere, zoti Basha. - Në Hollandë, Kaso. Lagështirë e madhe e atje. Pastaj shkova në Kosovë me punë. Bënte ftohtë shumë në Prishtinë. U palosa fare. Mezi lëvizja menderen. Më mpihej nga të ftohtit. Ndaj edhe nuk bëra fushatë unë Kaso. Me ato dhimbje që kam unë edhe aq që lëviza, shumë bëra. - Po tani si ndiheni? - Të thashë më duket më parë, që tani që jam i ngrirë, ndihem më mirë. Kam vënë akull në mendere. Nuk e ndjej fare dhimbjen e plevitit. Plumbi me plumb del, thotë edhe populli. Pra, pleviti, do gjëra të ftohta. Më ka thënë edhe doktori, të shkoj në male me dëborë. - Ju ka thënë doktor Berisha... - O Kaso, o aguridhe! Thashë “doktori”, jo “Doktori”.

- Kujtova se ju kishte thënë zoti Berisha që të largoheshit...

- Jo, or jo! Madje zoti Berisha më thotë që të rri. Ai mua më ka pikë të dobët. Tani pikë të dobët më ka edhe Rama.

- Mendoni se do ja hidhni të qëndroni në krye të partisë, zoti Basha?

- Po punon zoti Berisha që të qëndroj, Kaso. Ai e ka marrë situatën në dorë. Unë s’bëj dot gjë vetë. Le që tani jam edhe i ngrirë. - Sa kohë do që droni kështu? - Sa të kem akull. Qëparë më erdhi një furnizim me të. - Kush ja u solli? - Doktori vetë e kishte dërguar. - Doktor Berisha? - Jo, jo doktori qëmë ndjek shëndetin.

- Mendova se e kishte dërguar Doktor Berisha, meqë thatë fjalën “Doktori”, me “D” të madhe.

- Ishte në fillim të fjalisë, ndaj Kaso. Doktor Berisha ka dhënë urdhër që të më sillet akull çdo një orë. Ta vë në mendere, që mos të ndjej dhimbje. Eeeehhhh, ç’më gjeti! Ja, më filloi prapë më dhemb menderja e plevitosur. Ika Kaso t’i vë ca akull. Duhet të kujdesem për menderen time.

- Ikni zoti Basha ikni dhe kujdesuni për menderen tuaj...

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.