Kushi zbulon kush është Shami

Intervista - - TELENOVELA -

Lavania blen fustanet që i ka sugjeruar Kushi. Arnavi e qorton atë që ka blerë një fustan të lirë. Ndërkohë Kushi përpiqet të mbrojë Lavanian, por Arnavi i bërtet edhe asaj. Më vonë Arnavi i kërkon falje Lavanias që i kërkoi të ndërrohet. Nga gëzimi ajo i hidhet atij në qafë dhe i thotë “të dua” në sy të Kushit. Manorama i kërkon Akashit të fejohet sa më shpejt. Më vonë, Akashi i kërkon Pajalit të takohet me të për herë të fundit.

Shami eviton pyetjet e An- xhalit dhe, për t’i larguar asaj dyshimet, i bën një suprizë. Akashi është i eksituar se do të takojë Pajalin. Ai harron telefonin në makinën e Arnavit dhe ai i shkon nga pas t’ia japë. Edhe Pajalit i bie portofoli dhe Kushi e ndjek t’ia japë dhe takohet me Arnavin në të njëjtin restorant. Ata grinden, pastaj shohin bashkë Akashin dhe Pajalin.

Kushi dhe Arnavi shokohen kur shohin Akashin të ulet në gjunjë dhe t’i propozojë Pajalit, por nuk u rrihet pa u futur në mes dhe fillojnë të grinden përsëri me njëri- tjetrin. Pajali refuzon Akashin duke i thënë atij pse kishte dështuar martesa e saj e parë. Arnavi çuditet kur sheh Akashin të mërzitur më vonë dhe Kushi gjithashtu sheh të motrën në të njëjtën gjendje. Më pas ajo vendos të takohet me Arnavin në të njëjtin restorant dhe të bashkëpunojnë të dy për të lidhur Akashin dhe Pajalin. Ata thurin një plan për të bashkuar Akashin dhe Pajalin. Ata bëjnë sikur Akashi do të vrasë veten dhe Pajali vrapon atje për ta shpëtuar. Ajo, e trishtuar pohon se e do Akashin dhe ai e dëgjon. Megjithëse Pajali e zbulon planin e tyre, Arnavi e siguron Kushin se do të bindë prindërit e të dyja palëve që ata të martohen.

Kushi e siguron Pajalin se Arnavi do të bindë familjen e tij. Akashin në shtëpi e pret një tjetër vajzë me familjen e saj, që e ka sjellë Manorama ta fejojë me të, por ai refuzon, duke thënë se është i dashuruar me Pajalin. Të gjithë, përveç Manoramës bien dakort për martesën. Kjo e fundit i telefonon Pajalit dhe i thotë se martesa nuk do të bëhet. Kushi dhe Arnavi përgatisin një tjetër plan për të bindur Manoramën. Që të theksojë mosaprovimin e saj, Manorama pretendon se do të ikë nga shtëpia, por Arnavi e bind të qëndrojë. Manorma pranon martesën, por me një kusht. Të gjithë janë të lumtur dhe Akashi e falenderon të ëmën që pranoi Pajalin.

Kushi i thotë Pajalit për vendimin e familjes Raizada. Madhumati befasohet kur sheh gjithë familjen Raizada të vijë në shtëpinë e tyre me dhurata. Edhe Shami shokohet dhe shpejton të fshihet. Të dyja familjet janë të lumtura dhe gati për martesën mes Akashit dhe Pajalit. Edhe Shashi prezantohet me familjen Raizada. Ai fillon të panikojë kur sheh Anxhalin dhe përpiqet t’u thotë të gjithëve për Shamin. Ndërkohë që Shashi përpiqet t’i thotë Amxhalit të vërtetën për Shamin, familja Raizada kërkon të njihet me të fejuarin e Kushit. Më vonë, Pajali falenderon Arnavin që ndihmoi atë dhe Akashin. Arnavi i bërtet Kushit që është e pavendosur për vendimet që merr dhe ajo hakmerret duke i çpuar gomën e makinës. Më pas ajo tallet me të që s’di të ndërrojë një gomë dhe e ndërron vetë.

Shashi përsëri përpiqet të tregojë të vërtetën për Shamin, bile i heq edhe unazën Kushit nga dora. Kur Shami përmend emrin e Akashit, ajo e pyet se ku e njeh atë, por ai i përgjigjet se i ka treguar Buaxhi. Kjo e fundit i thotë Kushit se nuk ka folur me Shamin dhe kjo i shton dyshimet e Kushit për të. Shami përsëri kërcënon Shashin. Anxhali merr në telefon Kushin për ta ftuar për puxhan, ndërkohë Kushi dëgjon zërin e Shamit që flet me Anxhalin, duke e quajtur mbretëreshë, diçka që e kishte dëgjuar edhe në telefon. Gjatë puxhas ajo përpiqet të shohë fytyrën e Shamit që është ulur para saj. Shami largohet sepse e marrin në telefon. Anxhali shqetësohet kur ai largohet. Ndërkoha Lavania i thotë Kushit se Shami e quan Anxhalin mbretëreshë dhe asaj i kujtohet e që e kishte pyetur Shamin se kë quante mbretëreshë në telefon. Kushi lë puxhan që të shkojë ta kërkojë. Asaj i kujtohen të gjitha incidentet e ndodhura me Shamin, shkon në ballkon dhe gjendet ballë për ballë me të. Ajo e qëllon atë me shpullë dhe i hedh unazën në fytyrë. Ndërkohë Lavania i lutet Arnavit të vijë në puxha, por ai refuzon. Kushi e mërzitur qan para Arnavit dhe ai e pyet mos e kishte lënduar i fejuari, por ajo nuk guxon t’i thotë atij të vërtetën për Shamin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.