Redi Koçi : ” Volejbolli ynë ska kushte ! “

Intervista - - SPORT -

CV. Ditëlindja : 1.11. 1994 Skuadra ku është aktivizuar: Farka Volej

Ndehjet me kombëtaren : Gjashtë

Roli ku luan : Shuter IV

Redi Koçi prej disa sezonesh kontribuon me skuadrën e Farka Volej, që edicionin e fundit u rëndit mes katër më të mira e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Njëkohësisht prej dy sezonesh është pjesë e kontigjentit të skuadrës kuqezi, të cilët pak ditë më parë morën pjesë në ndeshjet për kampionatin Europa Legue . Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve skuadra jonë kuqezi u rendit në vëndin e tretë, duke humbur të drejtën për të mos shkuar më tej në fazat finale të këtij kompeticioni. Në intervistën e dhënë gazetës sonë, volejbollsti kuqezi analizon ndeshjet e këtij kompeticioni si dhe problemtikën që has aktualisht sporti ynë. Krahas analizës që i bën në tërësi sportit të rrjetës, ai tregohet optimist se skuadra kuq e zi do të avancojë akoma më shumë. Një bindje të tillë e bazon te kontigjenti që ka aktualisht kombëtarja kuq e zi. Ndërkohë në fillim të muajit gusht ai do të provojë një ekesperiencë të re, pasi do të aktivizohet meme skuadrën e ligës së parë të Finlandës “Cuotio” . Një hap I tillë konsiderohet mjaft I suksesshëm për volejbollstin nga kryeqyteti.

Nderim Goci: - Mund të na thoni se cili është Redi Koci si sportist ?

Redi Koçi: - Jam çun tirone dhe jam 22 vjeç . Ashtu si çdo sportist , fillimet i kam me skuadrat zinxhir të klubit privat Farka Volej. Kam katër vite që stërvitem dhe luaj me ekipin e parë. Skuadra jonë këtë vit u rëndit mes katër më të mirave të kampionatit. Në fakt ne e filluam mjaft mirë edicionin, pasi një beteje të fortë fituam kupën e federatës ( FSHV). Ngritja e këtij trofeu shërbeu si ogur i mirë për të përballuar me dinjtet, jo vetëm ndeshjet e kampionatit, por dhe kupës së Shqipërisë.

- Shumë analistë të sportit të rrjetës shprehin rezerva për gjëndjen jo të mirë ku ndodhet volejbolli shqiptar, e ndani dhe ju këtë mendim ?

- Sigurisht që edhe unë e ndaj këtë mendim . Në plan të parë janë kushtet, të cilët, për hir të vërtetës, nuk janë aspak të mira. Si në stinën e dimrit dhe në atë verës , është shumë e vështirë të bësh stërvitje. Gjithashtu dhe baza materiale është e pamjaftueshme për të zhvilluar një seancë stërvitore të rregullt . E gjithë kjo problematikë vjen nga mospasja e një fi- nance të shëndoshë . Kjo sjell dhe reduktimin e seancave stërvitore, që për një profesonist duhen të bëhen 5 orë, ndërsa ne bëjmë minimumin 2 orë të tilla.

- Shpesh është folur për infrastrukturën e dobët mendoni se përbën pengesë për arritjene rezultatetve positive ?

- E përmenda pak dhe më lart, se kjo është pengesë kryesore. Kur mendon se një fëmijë apo një moshe madhore ka dëshirë të stërvitet , kur ballafaqohesh me të tillë niveli infrastrukturore , dëshira zbehet. Ajo që duhet pranuar është se në këtë drejtim mungon gjithçka madje dhe kushtet minimale.

- Kombëtarja jonë në volejboll për meshkuj nuk mundi të kualifikohej në turinë dytë kualifikuaes në Europa League, kush ishin shkaqet sipas jush që nuk u arrit ky objektiv ?

- Një ndër shkaqet që nuk mundëm të shkonim më tej do të konsideroja mungesën e eksperiencës në ndeshjet ndërkombëtare. Kjo përbën thembrën e Akilit, në të tilla raste. Mungesa e ndeshjeve ndërkombëtare bën punën e saj. Përveç kësaj ishin dhe emocionet që kishim gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Por nëse e krahasojmë me ndeshjet që zhvilluam me një vit më parë, sivjet kemi qene shumë më mirë. Grupi sivjet ishte më kompakt dhe për këtë meritë ka dhe trajneri Jani Melka i cili arriti të kompaktësojë grupin. Nëse e vlerësojmë në vija të përgjithshme , këto finale kanë qenë mjaft të mira dhe kombëtarja jonë shënoi rritje në lojën e sajë.

- Duke parë në syrin e një sportisti profesionist , ku mendoni se duhet përmisuar më tepër skuadra jonë ?

- Me shtatëlartësinë që kemi duhet të kishim punuar më shumë me bllokun . Njëkohësiht dhe pritja e topit të parë . Duhet të ishim më të qetë emocionalisht gjatë ndeshjes. Gjithsesi megjithë ndonjë të metë skuadra zhvilloi ndeshje mjaft të mira si në në Tiranë ashtu dhe në Shkup.

- Jeni optimist se skuadra jonë kombëtare do të ketë një të ardhme më të mirë ?

- Unë besoj shumë se skuadra jonë kombëtare do të shënojë rritje në të gjithë treguesit e saj. Aktualisht është një brez që premton. Në gjirin e kësaj skuadraje ka volejbollistë mjaft cilësorë që akvizohen në kampionate të ndryshme në Europë. Pa dashur të veçoj ndonjë emër, por performanca e volejbollistëve Husaj, Shurdhi apo ndonjë tjetër , që bënë në ndeshjet kualifikuese, lanë një shije të mirë jo vetëm te specalistët, por dhe te sportdashësit tanë.

- Duke qenë se ndeshjet zyrtare startojnë në fund të muajit shtator, këtë periudhë keni pushim absolut?

- Jo, vazhdojmë stërvitjen me Kombëtaren. Kjo është një periudhë e mjaftueshme për një skuadër që kërkon të bëhet gati për aktivitet ndërkombëtare. Aktualisht jemi në fazën e rigjënrimit të forcave. Kemi lënë pas një kampionat shumë të fortë e cila u karakterizua nga rivaliteti mes tyre. Ndërkohë në mes të korrikut dhe gushtit nis zbatimi i programit stërvitor.

- Jemi informuar se këtë edicion sportiv do të kontribuoni në një kampionat të huaj…

- Ashtu është. Në fillim të muajit gusht do të nisem për në Finlandë dhe të bëhem pjesë e skuadrës Cuotio. Në edicionin që kaloi u rëndit mes gjashtë të mirave. Personalisht jam shumë i kënaqur që jam pjesë e saj dhe kjo përbën një vlerësim që më kanë bërë drejtuesit e kësaj skuadreje. E parë në një këndvështrim tjetër C. V së time i shtohet dhe një tjetër skuadër. Besoj se një gjë e tillë do të më shërbejë pozitivisht në formimin tim tim si sportist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.