5 gjëra që këmbët tregojnë për shëndetin tuaj

Intervista - - SHËNDET -

Nganjëherë ne nuk kujdesemi aq sa duhet për këmbët tona dhe i lëmë pas dore. Ja disa shenja që kanë lidhje me shëndetin tonë.

Ju kruhen këmbët Shkaku më i shpeshtë i kruarjes së këmbëve është mykoza e këmbëve, që quhet edhe «këmba e atletit», sepse prej saj preken shpesh atletët. Ajo shkaktohet nga myku. Këta parazitë zhvillohen në shtresën e sipërme të lëkurës, sepse kanë nevojë për keratinë që të sigurojnë mbijetesën e tyre. Mykozat shpesh të pestë, pastaj shtrihen më tutje, mes gishtave të këmbës dhe nganjhëerë edhe në shputë, duke shkaktuar kruarje të forta. Ky infeksion zhvillohen në një mhjedis të lagësht, për shembull, nëse mbani veshur atletet me këmbët e dërsira. Zakonisht, aplikim i i një kremi kundër mykut për disa javë mjafton për të trajtuar mykozën. Për të evituar përsëritjen, në sallën e sportit, pas dushit, thajini mirë këmbët dhe ajrosini dhe dezinfektoni atletet me një pudër kundër mykut. Në shtëpi, pas banjës, apo dushit, thajini mirë vendet mes gishtave me një peshqir të pastër dhe sidomos mos përdorni të njëjtin peshqir të gjithë, sepse infeksioni është ngjitës. Ju enjten këmbët Enjtja e këmbeve mund të shkaktohet nga arësye të ndryshme: Këpucët shumë të ngushta, një qëndrim shumë i gjatë në këmbë, ose një ndrydhje kyçi. Por, nëse kjo fryrje zgjat për shumë ditë, është e rëndësishme të shkoni tek mjeku, pasi mund të jetë një paralajmërim. Kjo mund të shkaktohet nga një problem me veshkat, ose mund të jetë efekt dytësor i disa ilaçeve që merrni (për diabetin, ose hipertensionin arterial, për shembull). është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun, nëse fryrja shoqërohet me simptoma si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, ose marrje mendsh, sepse ka mundësi që diçka bllokon arteriet dhe gjaku grumbullohet në këmbë, ose të jetë simptomë e një sëmundjeje të zemrës. Ju djegin këmbët Ndjesia e djegies në këmbë mund të shkojë nga një pickim i thjeshtë e deri tek një dhimbje e vërtetë, që mund t’ju zgjojë në mes të natës. Nëse e keni kaluar ditën në këmbë, duke bërë pazar, mos u shqetësoni, thjesht i keni këmbët të lodhura. Por, nëse kjo simptomë zgjat, mund të shenjë e një sëmundjeje të qarkullimit të gjakut, e quajtur sëmundje arteriale periferike (SAP). Kjo sëmundje ndodh shpesh tek pacientët e moshuar dhe është e shoqëruar me një sëmundje të enëve të gjakut. Ajo shkaktohet nga një arteriosklerozë (forcim i arterieve), ose nga dëmtimet arteriale. Konsultohuni me mjekun nëse kjo ndjesi djegieje zgjat shumë javë, ose nëse simptomat bëhen më të fuqishme dhe të dhimbshme. Në pritje, ngrijini këmbët lart për të lehtësuar simptomat. I keni këmbët e ftohta Janë të shumtë personat që kanë ftohtë në këmbë, pa pasur ndonjë arësye për këtë, por kjo mund të jetë gjithashtu shenjë e një qarkullimi të keq të gjakut. Nëse pini duhan, mund të vuani mbase nga bronko-pneumatia kronike obstuktive, një sëmundje penguar të thithin sasinë e duhur të oksigjenit, duke shkaktuar kështu një ulje të oksigjenit të gjak. Meqë fundet e gjymtyrëve janë shumë të ndjeshme ndaj qarkullimit të keq, kjo mund të shfaqet me një ndjesi të këmbëve të ftohtë, apo të mpirë. Mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, sepse një diagnostikim i parakohshëm i kësaj sëmundje bën të mundur të ngadalësohet proçesi i ndryshimit të funksioneve të frymëmarrjes. Keni dhimbje në gishtin e madh Dhimbjet e lokalizuara në kyçet e gishtit të madh nuk duhen marrë lehtas, sepse ju mund të vuani nga një formë komplekse e artritit që shkakton shumë dhimbje dhe që në gjuhën popullore quhet përdhes. Kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e një niveli shumë të lartë të acidit urik në gjak. Kështu zhvillohen kristale të acidit urik, sidomos në kyçe, si në gishtin e madh. Në këtë rast gishti fryhet, skuqet dhe të dhemb, aq sa nuk e prek dot më dorë. Një ushqim jo i ekuilibruar, një konsumim i tepruar i alkoolit dhe një jetë sedentare janë shpesh përgjegjësit kryesore të kësaj rritjeje të nivelit të acidit urik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.