Më rrahu ish-gruaja e burrit tim italian

Intervista - - HISTORI NGA JETA - D.

(Vazhdon nga java tjeter)

Kështu kaluan katër vite, kisha bërë dokumentet, kisha zënë edhe disa shoqe në punë. Zonja të cilës i shërbeja nuk ishte zevzeke, pavarësisht që ishte nëntëdhjetë vjeçe. Përveç rrogës më jepte gjithë ushqimet që i duhen një njeriu të jetojë. Sigurisht që ia vlente jo vetëm t’i shërbeja se më paguante, por edhe e kam dashur sikur ta kisha gjyshe. Pas katër vitesh ajo u sëmur dhe u shtrua në spital. Jo në spitalin ku punoja unë, po gjithsesi unë shkoja edhe të ky tjetri dhe rrija atje çdo ditë katër orë. Atje njoha dhe mjekët dhe infermierët dhe u thoja që punoja në spital ë zëja shoqëri edhe aty. Njëri nga mjekët, ndërsa vizitonte zonjën një ditë më pyeti:

-Mos njihemi gjë bashkë, se më dukesh fytyrë shumë e njohur?

-Nëse ke punuar në spital tjetër edhe mund të njihemi, - i thashë dhe i tregova se ku punoja.

-Jo, jo s’kam punuar aty, po prapë të kam fytyrë shumë të njohur.

-Epo nuk e di, - i thashë. –Po meqë e ke fytyrë të njohur mund ta njohësh edhe më mirë vajzën time, është vajza më e mrekullueshme që njoh - i tha zonja ime.

Mjeku buzëqeshi, dhe tha: -Po që nuk e ke keq, po a pranon vajza jote të më njohë mua? –dhe qeshi gjithë djallëzi.

-Ja ta mendoj njëherë, - i thashë. Doktori në përshëndeti dhe iku.

-Uuaaaa ta mendojë kjo, shihe moj është gjithë ai burrë, - më tha zonja, pastaj edhe ti je shumë e mirë ose më saktë më e mirë se ai, vetëm se ai ka patur më shumë shanse në jetë për t’u bërë mjek ndërsa ti në Shqipëri, ëhëëhëhëh. Qesha me zonjën time, dhe i thashë që nuk dua të vuaj. Ai duket burrë i bukur dhe do ketë gjithë vajzat e Romës nga pas dhe sigurisht që unë do jem e fundit po u futa në listën e tij. Kaluan dy ditë dhe erdhi e diela. Në spital do shkoja pasdite dhe pasi pastrova mirë e mirë shtëpinë u ula të lexoja një roman. Papritur ra dera e shtëpisë. M’u duk e cuditshme se askush nuk kish trokitur asnjëherë në derën time. Komshinjtë pothuajse nuk i njihja se dilja në mëngjes e kthehesha në darkë. Hapa derën dhe ç’të shoh, doktori.

Edhe ai shqeu sytë kur më pa. –Po ti këtu? –tha. –Unë jam në shtëpinë time, po ti çdo që i bie ziles time? –dhe qesha sepse ishte i veshur me pizhame dhe shapka.

-Unë banoj këtu, -dhe më tregoi derën përballë derës time. – Hapa derën se m’u duk sikur po më thërriste dikush e macja ime doli, dola për kapur macen dhe dera m’u mbyll e unë nuk kam çelës dhe as telefon që të lajmëroj pastruesen time. Ajo ka një kopje të çelësit.

-Epo nëse e mban mend numrin e saj mund ta telefonosh nga telefoni im, - i thashë dhe hapa derën. –Ndërkohë edhe mund të presësh deri sa të të vijë pas- truesja.

Për dy orë që priti pastruesen ai hëngri mëngjes tek unë e bëmë muhabet. Pas asaj të - luam të apo të takoheshim të dielave të tjera. Kështu ne u lidhëm bashkë. Zonja ime u shërua dhe u kthye në shtëpi dhe kur i tregova me tha:

-E shikon, e parashikova, ju të dy jeni bërë për njëri-tjetrin. –Qesha se më erdhi mirë çka dëgjova, por thellë thellë kisha frikë. Gabrieli ishte shumë i pashëm, pastaj ishte mjek dhe do të donte një mjeke, jo një shqiptare që ka mbaruar shkollën me korespondencë.

Kishim më shumë se një vit të lidhur kur një ditë më vjen një grua e bukur në punë. Kishte pyetur tek informacioni dhe sigurisht më kishte gjetur kollaj.

-Ti je Donika B.? – më pyeti gjithë qesëndi.

-Po, -i thashë pak e trembur se mos kisha bërë ndonjë gabim në regjistrimin e kartelave sepse m’u duk sikur ishte ndonjë shefe a mjeke me aq kopetencë më foli.

Nuk tha asgjë tjetër veçse kur më çantën e saj të shtrenjtë kokës. Më pas më ra edhe me dy apo tri grushte. Se kuptoj aq e dobët dhe femërore e kishte gjithë atë fuqi sa më çau kokën dhe më theu një brinjë.

Menjëherë ndërhyri një nga polici i rojës që për fatin tim të mirë po katonte aty.

-Kush je moj zonjë, ç’të kam bërë? –u përpoqa ta pyesja pa e fyer helbete isha emigrante dhe mund të më përndiqnin kur të donin nga Italia.

–Akoma se ke marrë vesh moj katundare Shqipërie që Gabrieli është i imi. Ai ty të do sa për të kaluar radhën dhe hiqi ato duart e tua të ndyra prej tij se do të të vras.... etj.,etj., ulërinte ndërsa polici i rojes po e mbante dhe përpiqej ta nxirrte jashtë. Erdhën menjëherë një infemiere dhe më kapi kokën që të më ndalonte hemoragjinë. Në atë kohë ndjeva edhe dhimbjen në brinjë se nuk merrja dot frymë. Menjëherë më mjekuan kokën, e qepën me pesë penj se e çara ishte e gjatë, po jo e thellë. Meqenëse s’merrja dot frymë më bënë ë e panë edhe brinjën. Mora qetësues për momentin, më dhanë edhe recetën për ilaçet që duhej të merrja dhe disa ditë pushim.

Shkova në shtëpi dhe lajmërova zonjën time se si qëndronte puna dhe që nuk shkoja dot mbasdite. Pastaj mora Gabrielin në telefon. Ishte në shtëpi dhe erdhi menjëherë tek unë.

Jo vetëm u habit, edhe u tremb kur më pa ashtu të fashuar. U ula dhe i tregova gjithçka kishte ndodhur.

-Po si e kishte emrin?- pyeti. – Ku më la radhë ajo ta pyesja për emrin – i thashë.

–Lëre fare ma merr mendja se kush është. Më vjen keq që ka ndodhur kështu. Unë kam qenë i fejuar me të para katër vitesh dhe jemi ndarë dy muaj pas fejese. Kam dy vite që të sepse ajo ishte martuar. Po me siguri që do jetë ndarë edhe nga burri tjetër aq e çmendur sa është.

Ndë Ishte ajo. E dëgjova vetë se çfarë i tha Gabrieli dhe në atë moment i harrova dhimbjen e kokës dhe të brinjës. Tashmë ishte radha të më dilte zemra nga vendi. Gabrieli i tha që ishte i dashuruar me mua dhe që kishte ndërmend të martohej. Dhe nëse ajo do guxonte të më afrohej herë tjetër ai vetë do ta denonconte në polici. Mbylli telefonin dhe u kthye nga unë.

-Më fal, nuk ishte kjo mënyra që doja të të propozoja për martesë, por ja që ndodhi. A do të bëhesh gruaja ime? –dhe u ul në gjunjë e më shihte sikur t’i varej jeta në atë përgjigje. U ula në gjunjë dhe unë. –Epo Gabriel ti më pëlqen shumë, por ne kemi shumë diferencë mes njëri-tjetrit dhe nuk e di a do të funksionojë, kam frikë.

–Po provoje një herë ndoshta të ikën frika e bëhesh trime e më përballon. Shpresoj mos të dalë ndonjë ish tjetër që të të qëllojë.

Më mori në krahë ë më përkëdhelte. Atë ditë nuk arrita të ë asnjë fjalë, por në pas një muaji u fejuam dhe pas gjashtë muajsh u martuam. Ne edhe sot e kësaj dite jemi bashkë, kemi një djalë dhe një vajzë. Janë fëmijë të bukur se ngjajnë nga babai. Nuk kam patur problem më me ish të dashurat e Gabrielit dhe them se kam qenë vajzë me fat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.