Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

vëllain bëhen si të huaj, nuk i flasin njëri- tjetrit për dy metra tokë. Andi

- Sigurisht motra bën shumë për vëllanë ndërsa vëllai bën deri sa është pa grua. U martua të harroi. Luna

- Mendoj që dashuria nuk përkufizohet në gjini, ka motra që bëjnë gjithçka për vëllezërit por ka edhe vëllezër që bëjnë shumë më tepër për motrat. Melankoliku

- Ç’mendim keni për ato femra që mezi pritën temperaturat e larta për t’u ekspozuar dhe dalin rrugës vetëm për t’u dukur? Mua për vete më duket gjë shumë e pështirë. Migeni

- Po ti mos u shqetëso për aq kohë sa nuk të prek interesat e tu. Ti shijo çfarë të serviret. Fundja, janë ato që arrini ju të kullosni sytë. Thuaj po mos të ishin ç’do bënit ju. Ju duhet ti falënderoni se fundja për ju mendojnë. Helitona

- Ato vishen e zhvishen për qejf e jo nga vapa. Temperaturat e larta janë për të gjithë. Ajsela - Çdo ditë po shohim nëpër rrugë goca nga 12 vjeçe që dalin pothuajse të zhveshura. Kanë degjeneruar fare femrat, nuk dijnë çfarë të bëjnë për pak vëmendje. Xhesilda

- Këtu në Shqipëri kanë luajtur nga mendja femrat se jashtë shtetit vishen thjesht dhe sportive. Fatos

- Ti po thua veza pulën apo pula vezën? Ato që dalin ashtu rrjedhin nga familje të shthurura. Fëmija është pasqyrë e prindit. Florinda

- Femrat në Shqipëri zhvishen nuk vishen. Është ajo mania sa më shumë të ekspozohesh aq më shumë bie në sy dhe harron që duke bërë këto gjëra degjenerohesh. Rina

- Të tërë kanë guston e tyre për atë çfarë veshin por edhe kështu lakuriq fare vetëm këtu tek ne i shikon femrat se në vende të tjera vishen sa më thjesht. Bledi

- Cila ke qenë për ju ëndrra më e frikshme që keni parë ndonjëherë? Unë nuk i mbaj mend ëndrrat që shoh. Xhuljo

- Ëndrra më e frikshme që unë kam parë ka qenë para një jave kur më shfaqet një buburrec i madh i zi i cili po vinte drejt meje dhe unë bërtita me të madhe nga frika dhe në atë moment më doli gjumi e po shihja përreth. Kristi

- Më e frikshmja që kam parë deri më sot ka qenë sikur gjendesha i vetëm në mes të një pylli dhe vrapoja e më mbyllej një rrugë, kthehesha më mbyllej rruga tjetër e i lutesha Zotit që të më ndihmonte. Elvi

- Kam parë një ëndërr të frikshme që më është përsëritur disa herë , sikur kisha dalë në darkë vonë dhe futem në një rrugicë që s’kishte shumë dritë dhe aty ishte shtrirë një qen që sapo më pa u nis të më vërsulej, unë ika me vrap nga frika dhe ai më ndiqte pas e në një moment më kafshon nga pas dhe s’më lëshonte. Kjo është ëndrra më e frikshme që kam parë unë. Mandi

- Është më mirë ti japësh dikujt një mundësi njohjeje apo këto fejesat dhe martesat shpejt e shpejt që përfundojnë më shpejt seç filluan. Unë për vete do preferoja të njihja dikë ose më mirë të bashkëjetoja në fillim. Rezarta

- Shumica e njerëzve sot bashkëjetojnë pastaj martohen. Lira

- Më mirë një bashkëjetesë ku e njeh tjetrin me të mirat dhe të këqijat që ka. Juna

- Më mirë të rrish ta njohësh dikë se sa të martohesh e të bësh fëmijë shpejt e shpejt e pastaj kur njiheni mirë ndodh ndarja. Unë për vete nuk preferoj nisma të shpejtë pa krijuar bazat themelore. Nuk dua të zhgënjehem. Argi

- Më mirë kur e njeh një person dhe pastaj je i aftë për të gjykuar se sa kur martohesh dhe divorcohesh. Ambra

- Cila është mënyra më e mirë që duhet përdorur për të komunikuar me fëmijët e sotëm? Unë mendoj që janë bërë shumë të pasjellshëm. Lindita

- E kanë fajin prindërit që i’a plotësojnë tekat më shumë nga sa e kanë mundësinë dhe pastaj tërbohen ata. Neta

- I kanë tërbuar fare rrjetet sociale fëmijët e sotëm. Juliana

- Të ulesh të flasësh me qetësi. Ladi

- A do e justifikonit dikë që gënjen e ju thotë gënjeva për të dalë nga situata? Unë për vete jo, sepse një që gënjen një herë e bën rutinë dhe gënjen edhe dy herë e më shumë. Jani

- Gënjeshtra nuk justifikohet në asnjë mënyrë. Ervin

- Varet sa i rëndësishëm është një person për mua dhe nga gënjeshtra që më ka thënë. Arsen

- Ndonjëherë edhe duhet të falim por varet edhe nga situata. Zamira

- Nuk më pëlqejnë njerëzit që gënjejnë dhe sa e kuptoj që një person më gënjen e shmang dhe nuk shoqërohem më me të. Sajmir

- E vërteta një ditë do dali dhe nuk mund të ketë gënjeshtër që reziston. Danja

- Cilat janë ato cilësi që ju tërheqin tek një femër/ mashkull shqiptar/ e në lidhje me të huajt dhe kë do preferonit?

- Nuk ka të bëjë shqiptare apo e huaj, njeriu është njeri. Xheni

- Femrat e huaja janë më të çiltra se atë që kanë për dikë e thonë në sy e nuk e kanë problem edhe kur bëhet fjalë për lidhje. Femrat shqiptare janë më të ngurta dhe nuk kanë guxim të marrin vendime vetë. Engjelli

- Cilësitë e meshkujve të huaj s’kanë lidhje aspak me shqiptarët. Janë shumë ndryshe.

Unë e kam të fejuarin italian dhe jemi bashkë prej vitesh dhe së shpejti do jetë bashkëshorti im. Të huajt e dijnë se çfarë do të thotë ta duash dhe ta respektosh një femër. Të huajt kur kthehen nga puna thonë: “Zemër çfarë kemi për darkë” e jo si shqiptarët “Hë moj ku është buka, duke bërtitur? Irisi

- Të huajt kanë respekt, mirëkuptim dhe çdo gjë. Ronilda

- Kush ka frikë më shumë nga martesa, gratë apo burrat?

- Nga momenti që martohesh ke disa të drejta dhe detyrime, qoft për një burrë qoft një grua. Ramiz

- Asnjë, besoj martesa është magjike. Lu Juve

- Nga moment që martohesh nuk duhet të kesh ndonjë frikë se nuk të ka detyruar njeri të martohesh me zor. Alfons

- Burrat e mendojn si burgim të përjetshëm, ndërsa gratë e mendojn si lulëzimin e dashurisë, frutet e të cilës janë fëmijët. Xhoi

- Frikë nga martesa dhe nga të krijuarit familje kanë të gjithë ata persona që janë manjak të tradhëtisë dhe që duan të kenë një jetë aventurash! Qofshin këta, burra apo gra. Engjellush

- Varet nga karakteri i njeriut, besoj femrat pak më shumë pasi do ndërrojnë komplet stil jetese. Simo

- Nuk quhet frikë por pasiguri sepse mendohet të kalosh jetën me të njëjtin person dhe të krijosh familje dhe nuk është kaq e thjeshtë të martohesh. Fabian

- Gruaja më shumë se s’dihet çfarë njerëzish i qëllojnë kurse meshkujt janë në shtëpinë e tyre me njerëzit e tyre. Armand

- Burrat shqiptar, sa kohë harxhojnë për familjen e tyre? A është nëna e vetme që po sakrifikon aq shumë për familjen e saj?

- Po burrat po e bëjnë gjithë sakrificën nga ana ekonomike, nënat kanë detyrën e rritjes dhe përkujdesit. Albi

- Thonë që burri është kolona e shtëpisë por gruaja do thoja unë është çatia e shtëpisë. Më shumë sakrifica bën një femër për familjen. Alda

- Ka burra që vrapojnë pas grave të tjera e ka gra që vrapojnë pas burrave të tjerë por fëmijët ngelen prioritet. Ka ikur modeli i familjes së dikurshme, tani ka ndryshuar gjithçka për keq fatkeqësisht. Di Stefano Malik

- Nënat janë ato që sakrifikojnë më shumë për familjen se burrat shqiptar e kanë mendjen për të dalë e për të bredhur lule më lule. Arjana

- E vërtetë, nënat janë ato që sakrifikojnë më shumë, burrat dalin në mëngjes dhe kthehen në darkë. Denis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.