Të qeshim

Intervista - - ARGENTIM -

FËMIJA HERMAFRODIT Një grua lind fëmijën e saj dhe shkon doktori ta shohë dhe t’i thotë të rejat:

- Duhet t’ju them diçka - lon doktori, duke u përpjekur të gjejë fjalët e duhura.

- Po, doktor, çfarë ka fëmija im?

- Çfarë ka? Asgjë shumë të rëndë, po si t’jua them, fëmija juaj është hermafrodit.

- Hermafrodit? Çfarë është kjo?- pyet gruaja.

- Hmm, kjo do të thotë se ka edhe organe mashkullore, edhe femërore- i përgjigjet doktori.

Gruaja zverdhet thotë me gjysmë zëri:

- Domethënë, doktor, doni të thoni se fëmija im ka edhe penis, edhe tru? dhe LIFTINGU Një zonjë shkon tek kirurgu plastik dhe i thotë se do të bëjë një lifting të fytyrës. “Atëherë” i thotë doktori, “mund t’ju bëj lifting, por duhet të vini përsëri këtu pas 1 viti për të parë nëse keni nevojë për ndonjë riparim”. “A, jo”, i përgjigjet gruaja “duhet ta bëj ndërhyrjen një herë e mirë. Nuk dua të vij prapë”. Doktori mendohet prapë dhe i propozon: “Ekziston një metodë e re, sipas të cilës duhet të vini një vidë në kokë. Kështu, kur të shfaqen rudhat, thjesht rrotulloni pak vidën, e cila tërheq prapë lëkurën dhe rudhat zhduken”.

“Këtë dua!”, përgjigjet zonja “Le ta bëjmë kështu”. Pas gjashtë muajsh, zonja shkon përsëri tek doktori. “Si shkon metoda?” e pyet doktori. “Shumë keq!”, përgjigjet e zemëruar zonja. “Ishte zgjedhja më e keqe që kam bërë ndonjëherë!” “Ku qëndron problemi?” e pyet doktori. “Shihni pak qeskat që kam poshtë syve!”, ulëriti zonja. “Zonja ime”, përgjigjet doktori, “këto nuk janë qeska, janë gjoksi juaj dhe, nëse nuk e lini rehat vidën, do të bëheni edhe me mjekër!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.