Monika Kryemadhi: Do divorcohem nga Iliri!

Intervista - - FAQE 1 -

Kryetaren e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e takova teksa dilte nga një sallon bukurie. Në fillim nuk e njoha. Shyqyr që më foli vetë, se do kisha ikur pa e përshendetur dhe do lija kokrrën e namit.

Monika Kryemadhi: - Përshëndetje! Ore Kaso…?!

Kaso Kosa: - Uuuuaaaa zonja Monika! Përshëndetje, përshëndetje!

- Bëre sikur nuk më pe, ëëëë. E po tani që s’kemi pushtet, kështu bëjnë njerëzit.

- Ç› është ai llaf, zonja Monika! Ju e dini, unë ju respektoj, me pushtet, e pa pushtet. Jeni një nga gratë që admiroj. Së pari, komplimente! Jeni bërë shumë tërheqëse!

- Faleminderit Kaso! Gjithmonë xhentil...

- Jeni bërë vërtet, zonja Kryemadhi. Koka ju duket në raport me trupin, me kete stilim të flokëve. Kot e keni mbiemrin Kryemadhi...

- Në fakt, kryemadhi duhet ta ketë ai që kam akoma më shtëpi. - Cili!? - Ai pra që s’dua t’i përmend emrin. Ai që i ka kryet sa dy burra.

- Jini më e qartë zonja Monika, ju lutem!

- E kam llafin për Ilirin? Atë ish - burrin tim.

- Ish burrin?! Moooos! Mos do më thoni që jeni ndarë prej tij.

- Ndarë, jo, por drejt asaj rruge po shkohet.

- Do ndaheni?! Po ky qenka lajm i thënë eksluzivisht për mua, zonja Monika. Po pse do ndaheni?!

- Ma ka pasur me të pabesë dhe nuk e dija, Kaso. Eh neve gratë. Besojmë verbërisht. Nejse, e more vesh që po ngordhin midh- jet në Butrint, apo jo?

- Jo, tani po e dëgjoj prej jush. Po përse po ngordhin.

- Ku di unë se përse po ngordhin o Kaso. Thejsht e pashë të shkruajtur me titra aty te televizori te salloni i bukurisë. M’u ngriten qimet përpjetë nga inati. Mezi m’i uli ajo masazhatorja. Ikën midhjet e mia të dashura. Sa gjynah...!

- Qetësohuni zonja Monika! Mos keni gjë aksione te kompania që nx- jerr midhjet? - Jo mo Kaso, ç’dua të kem aksione te kompania që nxjerr midhjet unë. Më mjaftojnë aksione te kampanitë që nxjerrin gurë. Midhjet s’kanë shumë lekë. Ke parë njeri ti të ndërtojë me guaska midhjesh? - Jo s’kam parë zonja Monika. - Ndërsa ndërtime me gure ke parë besoj. Ndaj është më me leverdi biznesi i guroreve. - Sigurisht! Po përse u mërzitët kur patë lajmin për midhjet, atëherë?! Nuk ma thatë... - E mo Kaso që mbete aguridhe. Ta dish ti sa mirë bëm midhja për fytyrën. E rigjeneron. Ja shiko fytyrën time si është bërë. - Shumë e mirë është bërë. Keni ngrënë midhje? - Midhje dhe fruta të tjera deti, sigurisht. Ato janë burim vitaminash. - Lum si ju! Lum si Iliri! Ka pranë një grua tërheqëse... - Moa ma kujto Ilirin. Do ndahem të thashë. Më ftoi të shkonim në Prishtinë. Po ndërtohet një park atje. Hajde shkojmë e vizitojme, më tha. “Parku i të Martuarve”, do quhet... - Do shkoni? - Jo nuk shkoj! Ta beje dhëmbin sa ka pasur barkun, nuk shkoj. E kam marrë inat.

- Keni marrë inat Ilirin!? E çuditshme. Ai është “rob zoti” më kanë thënë. Gjithkujt që ka pasur hall, ja ka zgjidhur, me një telefonatë.

- E kam marrë inat, posi. Bëri kryetar partie Petrit Vasilin dhe nuk më bëri mua.

- Po juve u bëtë kryetare, mesa mora vesh...

- U bëra tani, por dy muaj u bë Pëtriti. Pse të bëhej ai atëherë dhe jo unë?! Ma shpjegon dot ti? - Ku di unë mavriu se përse. - Kam mbajtur gjarprin, madje krokodilin në gji Kaso. Do divorcohem dhe pikë.

- Qetësohu zonja Monika! Mbase kështu e kishte menduar Iliri. Pastaj Petritin e zgjodhen anetarët e partisë, mesa di unë. Ç› të bënte Iliri.

- Justifikime! Anëtarë Leshi. Anëtarë LSI domethënë. Gjepura! Do divorcohem edhe pikë. E bëra njeri Ilirin dhe ma shpërbleu në atë mënyrë. Ika në gjykatë të bëj procedurat...

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.