Pse e zgjodhën Blerta Lekën “Miss Universe”?

Intervista - - SPEKTAKËL -

Në 25 qershor, në Pallatin e Kongreseve, u organizua spektakli i bukurisë “Miss Universe Albania 2017, ku më e bukura e të bukurave u kurorëzua Blerta Leka. Blerta, është mjaft simpatike, e këndshme, një bukuri e ndërthurrur me inteligjencë, që i dhuroi edhe çmimin e madh të këtij konkursi bukurie. Blerta do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” dhe ne i urojmë shumë suksese!

Fabjola Kuburi:- Blerta, më thuaj gjithçka që di për veten tënde..

Blerta Leka:- Sapo kam rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Albania”.

- Kjo është pjesëmarrja jote e parë në një eveniment të këtij lloji?

-Po, është pjesmarrja ime e parë dhe mendoj që e nisa mirë.

- Sa vajza të kanë parë shtrembër deri tani?

Nuk e kisha mendjen aty në ato momente.(Qesh)

- Sinqerisht, e çove ndonjëherë nëpër mend t’i fusje stërkëmbëshin ndonjërës gjatë konkurimit? - Jo, besoj tek karma. - Çfarë mendon se të pret

- Më pret një rrugë mjaft e gjatë, e bukur, me vështirësi, përpjekje por mbi të gjitha besoj një rrugë suksesi. përfaqësimi i Shqipërisë në Miss Universe. Mendoj se do të dal mirë, jam e bindur për këtë!

- Është kjo ajo që ke dashur gjithmonë?

- Për të qenë pjesë e botës së modës, po, ndërsa të them të drejtën para se të futesha në këtë kompeticion nuk më shkonte në mendje që një ditë mund të përzgjidhesha si e para mes të barabartave.

- Pse të zgjodhën pikërisht ty dhe jo një tjetër?

Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës unë mund ta kthej pa problem (qesh) por mendoj që juria me vlerësimin, me syrin kritik e di më mirë përgjigjen. - E dashuruar? - E dashuruar me jetën. - Kujt i ke ngjarë nga prindërit?

- Nëse do të du - koje me ushqimin një muaj të tërë vetëm për të ruajtur linjat?

- Pa ngrënë nuk mund të qëndrojë askush dhe do ishte budallallëk të spozohej apo mendohej një gjë e tillë, nëse do më duhet pakësoja ushqimin patjetër që do qëndroja.

- Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?

- Çdo vajze i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht se një pjesë nuk e pranojnë.

- Përshembull, si do të ndiheshe nëse ndodh të hysh në një lokal ku të gjithë meshkujt janë duke pare një ndeshje futbolli të rëndësishme, por në çastin që futesh ti, shndërrohesh në pikë referimi? -Për meshkujt futbolli është shumë i rëndësishëm, kështu që nëse kam arritur të shkëpus vëmendjen e tyre nga futbolli çfarë mund të dua më shumë. (Qesh)

- Çfarë të josh më shumë nga puna si modele, ideja e një stadi tjerëve apo kontaktet me persona të rëndësishëm?

- Do të veçoja, kontaktet me persona të rëndësishëm. Ana materiale nuk më ka interesuar asnjëherë, thjesht kam dashur që ëndrrën time ta bëj një ditë realitet dhe jam e lumtur që sot është kështu.

- Kë do të doje të kishe mik apo mikeshë në botën e artit?

- Në Shqipëri se di akoma nëse bëhet fjalë, jashtë vendit tim do të doja të kisha mikeshë Sian, i adhuroj këngët e saj.

- Mendon se duhet të jesh domosdoshmërisht e bukur për të qenë modele?

- Modelet nuk e kanë primare bukurinë, nëse bëhet fjalë për një “miss” sigurisht që është e domosdoshme, gjithmonë e ndërthurrur me bukurinë e mendjes.

- Cilat mendon se janë kriteret?

- Gjatësia, një trup i rregullt, tipare në harmoni me njëra-tjetrën, janë gjërat më të rëndësishme dhe që bien në sy për të qenë pjesë e botës së modës.

- Të tremb ideja e krijuar se në botën e modës ka abuzime pa fund?

- Asgjë në këtë botë nuk mund të detyrojë të bësh gjëra të cilat ti nuk i dëshiron. Për këtë kam qenë, jam dhe do jem gjithnjë e bindur!

- Modelja pëlqen?

- Belen Rodriguez. Është e jashtëzakonshme.

- Kujt do të doje t’i jepje dhe t’i merrje një autograf?

- Sias të cilën e përmenda pak më parë.

- Cila është oferta që do të të joshte në këtë moment?

- Një ofertë e një agjensie jashtë vendit.

- Mendon se ajo që të zgjodhi ishte një juri profesionale?

- Sigurisht që ishte juri profesionale dhe unë ndihem shumë e vlerësuar me vendimin e tyre. - Sepse të zgjodhën ty apo… - Këtë nuk e di, do e dija nëse do isha në vendin e tyre. (Buzëqesh)

- Mendon se do të na nderosh në “Miss Universe”?

- të mundësive të mia, ta përfaqësoj vendin tim sa më denjësisht atje. që

- Nëse, larg qoftë, ndodh e kundërta?

- Larg (Buzëqesh).

- Por, ne jemi të bindur që suksese dhe shumë fat…! qoftë, mirë e the.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.