Etnon: Lëmsh i lezetshëm

Intervista - - MUZIKE -

Etnon, grupi më i dashur i muzikës moderne e sidomos në zhanrin e rep-it. Milot Hasangjekaj, njëri nga anëtarët e grupit, është bërë baba për herë të dytë dhe kjo ngjarje atij i ka sjellë shumë lumturi në familje. Miloti, është nga ata personazhe që respekton punën e tjetrit ashtu siç do të respektohet puna e tij. Shumë shpejt do sjellin këngë e re, e cila mendohet të jetë e suksesshme, ashtu si të gjitha këngët e publikuara deri tani.

Fabjola Kuburi:- Etnon, kaq shumë këngë keni publikuar, vetëm, bashkëpunime...na keni bërë lëmsh...!

Milot Hasangjekaj(Etnon):Duhet ta keni parasysh që lëmshi nganjëherë është i lezetshëm. Kështu është kur punohet shumë dhe pastaj ka plot opsione dhe po ashtu ka shumë këngë, dhurata për publikun.

- Sa të suksesshëm e ndjeni veten?

-E ndjej veten të suksesshëm aq sa punoj në atë drejtim, domethënë puna është e lidhur me suksesin por vlerën e suksesit e bëjnë veprat dhe besoj se gjatë kemi punuar gjëra të vlefshme.

- Jeni bërë prind i një djali të vogël tashmë edhe i një vajze, më dukeni shumë i lumtur nëpër postime...

-Unë sapo u bëra prind për herë të dytë, i pari është djali, kurse me vajzën sapo kënaqemi, por shpresoj ta jetësoj thënien “Kush ka vajza botën ka”.

- Si do t’i rendisnit gjërat më të rëndësishme në jetë?

-Shëndet, lumturi, familje,sukses!

- Cila është bota juaj, gjërat që ju pëlqejnë, ato që nuk i doni...

- Kjo është pyetje e pafund dhe tek e fundit njeriu gjithmonë ndjek ato që i pëlqejnë deri sa e kupton që është duke gabuar.

- Jeni ju më të dashur me të tjerët apo janë ata që ju rrethojnë, më të dashur me ju?

-Mendoj që është me reciprocitet, nëse i do të duan!

- Çfarë kujtoni më shpesh dhe me nostalgji?

-Moshën e fëmijërisë, dëshirat dhe çiltërsinë e kësaj periudhe.

- Jeni tip që shikoni vetëm para apo e ktheni kokën pas dhe re

-Unë jam tip që shikoj në të gjitha anët deri sa të marr vlerësimin e duhur por për disa gjëra patjetër që duhet vetëm para.

- Çfarë është e pazëvendësueshme për ju?

- Fëmijët dhe të njerëzit e dashur.

- Kënga e radhës do të jetë përsëri në bshkëpunim me...!

- Është në zhvillim e sipër, ende nuk është përfunduar. Kur të vijë koha do t’ju tregojmë, mos u bëni fare merak. -U trembeni zhgënjimeve? - Nuk ka jetë pa zhgënjime, më e mira është se si i ballafaqon dhe si përballesh me to. Unë nuk kam përjetuar zhgënjime të të shikosh mëdha, falë Zoti, edhe shpresoj që askush të mos zhgënjehet edhe nëse ajo ndodh, e ka një arsye që ka ndodhur si dhe ka një arsye për ta kapërcyer.

- Nëse dikush ju braktis, i ktheheni sërish?

- Braktisjet dhe rikthimet janë “suigeneris”, reagimi ndaj tyre varet nga shkaqet dhe pasojat.

- Mendoni se rikthimet nuk janë më njësoj?

-Rikthimet nuk duhet të jenë njësoj sepse ato duhet të ndërtohen në parime të reja që bashkarisht njerëzit i krijojnë. - Cilat janë 3 dashuritë më të mëdha në jetën tuaj? - Dashuritë nuk kanë masë, e ndjen apo jo, mundesh ta ndjesh shumë por pas një kohe venitet, dashuria në raporte të ndryshme lind dhe aty mbetet, mund të marr krahe të ndryshme por duhesh ta ushqesh dhe të jesh i/e vetëdijshme për fazat nëpër të cilat kalon.

- Cilat janë detajet ku e gjeni lumturinë?

- Për aq kohë sa shoh njerëz të lumtur krah meje unë jam më se i lumtur. - Po nervoz, çfarë ju bën? - Nervoz bëhem rrallë ama kur bëhem...(Buzëqesh)

- Robin Hudi ua merrte paratë të pasurve dhe ua jepte të varfërve. Juve mendoni se do t’ju jepte apo do t’ju merrte?

-Do dilja në krah të Robin Hudit për t’i ndihmuar të varfrit. - Falni lëmoshë në rrugë? - Po por me raste, aty ku e vlerësoj që ka nevojë.

- Për çfarë e shfrytëzoni internetin?

-Internetin do ta ndaj në dy botë: reale dhe virtuale, unë mbetem tek kjo e para, ndërsa kjo e dyta po ofron shumë mundësi për t’u “shitur” sipas nevojave. - Si do ta nisni ditën nesër?

- lon në 00:00, ku mund të jem në studio, pastaj diku nga ora 03:00, iki për gjumë, në orën 07:30 zgjohem me djalin për ta bërë gati për në kopësht në orën 08:05 jam në punë. Plotëso fjalinë... E mbaj gjatë inatin kur ...bindem që gabimi nuk është rastësi por i qëllimshëm.

Personi me të cilin grindem më shumë… është personi më i dashur, në aspektin personal, ndërsa në aspektin profesional, me ata që punoj më gjatë dhe kemi synime të përbashkëta.

Një nga gjestet e para që bëj në mëngjes është... kap telefonin ( shumë ves i keq)

Personi me të cilin kuptohem me një shikim... personi prapa pasqyrës.

Që dita të ecë mbarë, mjafton… shëndeti

Pjesa më e bukur e ditës është... nata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.