Hera e fundit e Xhesika Pollos

Intervista - - MUZIKE -

Hera e fundit që… ... ke menduar për këngën “Eva jam unë”? Po për “S’du me ni”?

- Dje po i dëgjoja të dyja në makinë.

... e ke kthyer kokën pas në rrugë?

- Hmmm, se mbaj mend. Nuk para e kthej kokën pas, vetëm nëse shoh ndonjë person me stil të veçantë në flokë apo veshje.

... i ke falur para një fëmije që kërkonte lëmoshë në anë të rrugës?

- Para pak ditësh, shumë shpesh.

... të është dashur të paguash një faturë? - Dje. ... ke qarë? - Fiks para 1 jave. ... i ke thënë vetes “kjo është hera e fundit që e bëj këtë gjë”?

-( qesh) dje kur hëngra një çokollatë.

... ke menduar që është bukur të jesh artist?

- E mendoj çdo ditë kur shoh njerëz që më ndjekin dhe më duan për artin tim. Çdo herë që dal në një koncert dhe marr duartrokitje e përqafime pafund.

... ke pirë një kafe vetëm në një bar?

- Shumë rrallë, kam gjithmonë njerëzit e duhur për të pirë një kafe.

... ke qeshur fort fort, po shumë fort?

- Kam një vëlla që më bën të qesh çdo ditë, më shton jetën. ... ke falur diçka? - Unë fal dashuri dhe pozitivitet në çdo moment të jetës. Ku ka dhuratë më të bukur.

... të ka marrë malli për dikë? - Tani. ... i ke hapur zemrën dikujt?

- Nuk para e hap zemrën është shumë për tu përballuar!

... ke marrë një tufë lulesh me pusullë brenda?

- Për 20 vjetor, pa pusullë se ishte anonim.

... ke puthur dikë, jo në faqe... : p

- Po në ball quhet? e bëj

... ke parë fall te dikush për të të zbuluar të ardhmen?

- Asnjëherë. Jeta është më interesante kur nuk e di ç’të pret.

... ke refuzuar një propozim për të cilin je penduar tashmë?

- Mendoj se pothuajse gjithmonë kam bërë zgjedhjet e duhura në jetë. Nuk jam penduar jo.

... ke menduar për plakjen?

- Mundohem ta mbaj sa më larg mendjes, më frikëson!

... ke menduar t’i kushtosh dikujt një këngë?

- E mendoj përditë por mendoj se ndjesitë personale janë shumë të çmuara dhe shpeshherë kur ndahen më shumë njerëz, e humbin atë veçantinë dhe pastërtinë. Kështu që më mirë, e këndoj në dhomën time.

... ke ndjekur live ndeshje të Kombëtares?

- Të them të drejtën se mbaj mend, nuk jam ndonjë fanatike futbolli.

... je grindur me dikë për çështje racizmi?

- Para pak muajsh në fakultet. U hap një temë e tillë. Një nga tingujt më të shëmtuar për veshin tim është e folura e një racisti. Njerëz sipërfaqësor pa kapacitet!

... ke dashur të “vrasësh” një gazetar për atë që ka shkruar për ty?

U jallaa ( qesh). Unë i dua të gjithë gazetarët dhe i falenderoj jo më të dua ti vras. Fundia fundit ata bëjnë punën e tyre, mua më bëhet reklamë ata marrin vieësat. Kështu që në rregull jemi, marrëdhënie reciproke. Vetëm një herë kujtoj një titull të tepruar kur u bë skandali i festivalit një portal shkruante, Xhesika skandal, fustani etjj ( Foto + 16) ( qesh) + 16 thua ti nudo unë. ... je ndjerë vetëm?. - Edhe vetmia më shijon kështu që spara e vë re. Po në aspekte të caktuara të jetës ndihem më shpesh vetëm.

... ke menduar për karrierën dhe paratë? një

- Çdo mëngjes sa hap sytë, për karrierën, pastaj lekët vijnë vetë.

... je futur të luash në lojëra fati?.

- As që jam ndonjëherë te dera!

... ke përdorur grim mbi fytyrën e një djali, për shaka?

-( qesh) para 1 muaji kur po merresha me klipin e mikut tim Alexit.

... je dehur dhe ke bërë prapësira?

- Jam dehur vetëm njëherë në jetë verën e kaluar. Prapësirat nuk i mbaj mend nga niveli stratosferik i alkoolit në gjak, di vetëm që kam qenë e sigurtë me njerëz të duhur, kështu që jam e qetë.

... ke harruar diçka në një tavolinë, bar, pab dhe ta kanë kthyer më pas?

- Harroj shpesh, po ose kujtohem dhe shkoj vetë i marr ose si gjej më kurrë.

... ke thyer ndonjë rregull?

- Unë eci me moton që rregullat për tu thyer janë bërë, vetëm ata rrugorët jo se të kushtojnë goxha. ... i je lutur Zotit... - I lutem jo shumë shpesh, ama e falenderoj çdo ditë.

... ke fantazuar duke e parë veten në një koncert ndërkombëtar të përmasave gjigande?

- Unë nuk fantazoj, unë punoj, do luftoj deri sa ta shoh veten.

... je ndjerë vërtet e lumtur?

- Ka njerëz në jetën time që ma kujtojnë çdo ditë se sa e lumtur jam për jetën që kam.

... i ke kujtuar vetes përpara pasqyrës se nuk ka asnjë të dytë si ti?

- Tani që nuk ka nuk e diskutoj unë, gjëja që bëj unë është që çdo ditë dal në pasqyrë e i kujtoj vetes që të jem origjinale. Mos të bëhem si shumica Copy Paste. afruar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.