Arnavi ndahet nga Lavania

Intervista - - TELENOVELA -

Kushi është e mërzitur dhe Arnavi e pyet nëse e ka lënduar i fejuari, por ajo vendos të mos i thotë kujt gjë. Pa ditur të vërtetën, Anxhali e prezanton Kushin me Shamin dhe i thotë se ai është burri më i mirë në botë. Kushit i kujtohen truket e Shamit për t’i hedhur hi syve familjes së saj. Më vonë, kur takohet me Shamin, ajo e paralajmëron që të qëndrojë larg saj dhe familjes së saj. Shami i kërkon falje për gënjeshtrat e tij.

Arnavi është i shqetësuar për zhdukjen e Kushit që nuk përgjigjet në telefon. Ai i bërtet asaj kur i hap telefonin. Kushi është në tempull dhe nuk di si të veprojë me Shamin. Madhumati e mallkon Shamin që luajti me emocionet e saj. Më vonë Kushi vendos të thotë të vërtetën për Shamin, por ai e kërcënon se do të prishë lidhjen mes Akashit dhe Pajalit. Lavania dëgjon Arnavin që lë një punë në datën 16, ditën e fejesës së tyre. Ai i kërkon falje, por më vonë mendon me vete se nuk ushqen ndjenja kundrejt asaj dhe ia thotë këtë Lavanias. Kjo e fundit, duke qarë, i thotë se e kishte ndjerë këtë prej kohësh dhe se ndjehet e shqetësuar për reagimin e familjes së tij. Anxhali sheh që Kushi nuk ka unazë në gisht dhe ajo detyrohet t’i thotë se fejesa e saj është prishur, por nuk guxon t’i thotë shkakun e prishjes.

Madhumati dhe Pajali presin me padurim vendimin e familjes Raizada për Shamin, por Kushi u thotë atyre se nuk u ka treguar atyre të vërtetën për Shamin. Atëherë, Pajali vendos të harrojnë të kaluarën dhe të përqëndrohen në fejesën e saj me Akashin. Ndërkohë Lavania bën gati valixhet që të ikë pas ceremonisë së fejesës së Akashit. Arnavit i vjen keq që i theu zemrën Lavanias. Gjatë vizitës së familjes së Kushit në shtëpinë Raizada, Nani pyet Kushin për të fejuarin e saj dhe prezanton Shamin me familjen e Kushit. Nga ana tjetër, Kushi kërcënon Shamin se do t’i tregojë të vërtetën Anxhalit. Madhumati kritikon Manoramën. Ndërkohë, Kushi i uron fat Arnavit dhe përgëzon Pajalin dhe Lavanian. Ajo i bën një dhuratë Lavanias. Kushi dhe Lavania kërcejnë dhe kjo e fundit e informon Kushin për prishjen e fejesës së saj me Arnavin, por i kërkon ta mbajë sekret, derisa të mbarojë ceremonia e fejesës se Pajalit dhe Akashit. Ceremonia kalon shumë bukur. Më pas Arnavi informon të gjithë familjen për ndarjen me Lavanian dhe ata s’janë të kënaqur. Kushi qorton Arnavin që u nda me Lava- nian. Ajo më pas përpiqet të pengojë Lavanian që të ikë nga shtëpia. Edhe Nani i kërkon Arnavit t’i japë një arësye të fortë për vendimin e tij dhe refuzon ta lërë lavanian të largohet, por kjo e fundit u thotë të gjithëve se ishte një vendim i përbashkët, përshëndetet me ta dhe ikën nga shtëpia.

Kushi vendos të mos flasë kurrë për Shamin. Në shtëpinë Raizada, Arnavi ka mbështetjen e Anxhalit për vendimin që mori për ndarjen nga Lavania. Më vonë Kushi imiton Akashin në banjo. Ajo kujton se pas derës është Pajali dhe tërheq Arnavin në banjo. Kushi ndihmon Anxhalin me përgatitjet e dasmës. Ajo vë re se Anxhali urdhëron Shamin të ndërrojë këmishën e tij të bardhë. Ky i fundit i thotë Kushit se Anxhali e trajton keq. Ndërkohë, Manorama është e eksituar sepse pret një të ftuar të veçantë nga Sidnei, Nanda Kishoren. Ky i fundit keqkuptohet me Kushin, të cilën e merr për mësuesen e kërcimit, kurse ajo kujton se ai merret me sarit. Pastaj ata të dy prezantohen dhe kuptohen mirë me njëri- tjetrin. Akashi i thotë Arnavit se ata të dy janë bërë për njëri- tjetrin. Shami i kërkon Anxhalit të menaxhojë shpenzimet e tij të përditshme dhe Kushi e sheh Anxhalin t’i japë atij pak para. Arnavi do të organizojë një festë për Akashin dhe Pajalin. Kushi dhe Nanda Kishore duan që në festë të kërcehen valle tradicionale, por Arnavi kundërshton. Ata të dy thurin një plan për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.