Cilat janë gabimet që bëjnë burrat në shtrat?

Intervista - - TEST SEKSI -

1. Për të pasur një jetë seksuale të shëndetshme, duhet të bësh seks tre herë në javë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Shumica e grave thonë se janë shtirur për orgazmën: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Vënia e televizorit në dhomën e gjumit mund ta përgjysmojë jetën tuaj seksuale: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 8. Thithat janë zona më erogjene e të gjitha grave: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Nëse partnerja juaj përdor një vibrator, kjo do të thotë se diçka nuk shkon ndërmjet jush: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Përqafimet mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Sa shpesh dy partnerët e një çifti e arrijnë orgazmën në të njëjtën kohë: a. do herë b. Shumicën e kohës c. Në gjysmën e rasteve d. Rrallë 12. Për të pasur një jetë seksuale të kënaqshme është mirë të bëni një plan: a. E vërtetë b. Gënjeshtër Nuk ka një sasi “të duhur” në seks. Jeni të sigurtë se burrat e tjerë bëjnë më shumë seks se ju? Mirësevini në grup: Të njëjtën gjë mendojnë edhe ata për ju. Gabimi këtu është të krahasoni jetën tuaj seksuale me një ideal. Harrojini të tjerët, ajo që ka rëndësi është se çfarë doni ju dhe partnerja juaj.

Ah, debati i vjetër për fikjen apo ndezjen e dritave. Shumë burra i duan dritat e ndezura gjatë seksit, që të shohin se ç‘ po bëjnë dhe të flasin. Por kësaj gjëje nuk i do dhënë shumë rëndësi. Fikja e dritave i ndihmon disa gra të përqëndrohen tek kënaqësia e tyre dhe të relaksohen. Kështu që ia vlen t’i mbash ato të fikura. 3. Përgjigjja e saktë është a- ja Cila është arësyeja pse gratë shtiren? Ato nuk duan të lëndojnë ndjenjat e partnerit të tyre. Shumë burra, shpesh ata që kujdesen për gratë, i vënë ato shumë nën presion për të pasur një orgazmë dhe kjo u heq atyre eksitimin. Përpiquni të relaksohuni. Nëse partnerja juaj ndjehet mirë me ju, nuk do të ketë nevojë të shtiret dhe ju do të mësoni se çfarë e eksiton atë realisht. 4. Përgjigjja e saktë është d- ja. Shumica e burrave e dinë se lojërat paraprake janë kyç, por ato nuk janë të vetmet. Mendojini lojërat paraprake si diçka që vazhdon me orë, bile edhe me ditë, para se të bëni seks. Ato mund të përfshijnë shumë lloje veprimesh që e ndihmojnë partneren. Mendoni përtej masazheve seksi. Bërja e punëve tyë shtëpisë mund të ngrohë zemrën e saj. 5. Përgjigjja e saktë është b- ja Në rregull, disa grave nuk u pëlqen vërtet pornoja, por jo të gjitha gratë janë njëlloj. Kur vjen puna në një lidhje, ajo që ka rëndësi është se çfarë i pëlqen partneres suaj. Nëse doni të eksploroni videot porno së bashku, pyeteni. Shihni si do të reagojë dhe më pas veproni. 6. Përgjigjja e saktë është d- ja Është e thjeshtë, shumica e grave kanë nevojë për kontakt me klitorisin. Për shumicën e tyre, nuk funksionon vetëm penetrimi. Një pjesë e kësaj shkaktohet nga anatomia e trupit të tyre: Studimet kanë treguar sesa më afër vaginës të jetë klitorisi, aq më lehtë arrihet orgazma gjatë penetrimit. Nëse partnerja juaj nuk e arrin, ajo ka nevojë të përkëdhelet edhe me mënyra të tjera.

7. Përgjigjja e saktë është a- ja

Ju pëlqen të shihni televizor në shtrat? Atëherë mësohuni të bëni më pak seks. Një studim italian zbuloi se çiftet me televizor në dhomën e gjumit bënin gjysmën e seksit se sa çiftet që nuk e kishin. Lëreni dhomën e gjumit vetëm për gjumë dhe seks dhe bëjini aktivitetet e tjera jashtë saj. 8. Përgjigjja e saktë është b- ja do grua është e ndryshme. Ajo që eksiton një grua, mund të mos funksionojë për një tjetër. Disa nga zonat erogjene të grave janë thithat, qafa, veshët, pjesa e brendshme e kofshëve dhe klitorisi. Mënyra më e mirë për të gjetur zonat që e eksitojnë atë është të provoni gjëra të ndryshme gjatë lojërave paraprake dhe seksit dhe të shihni reagimin e saj. Është gjithashtu një ide e mirë ta pyesni atë drejtpërdrejt! 9. Përgjigjja e saktë është b- ja Nëse partnerja juaj përdor lodra seksuale dhe ka një seksualitet të zhvilluar, kjo mund të jetë diçka e mirë për jetën tuaj seksuale. Nëse jeni të dy të hapur ndaj kësaj, ju mund ta pyesni atë të përdorni këto lodra së bashku. Shumë lodra seksuale janë bërë për t’u përdorur në çift dhe mund të jetë zbavitëse t’i përdorni. 10. Përgjigjja e saktë është a- ja Kjo ndodh falë hormonit të përqafimeve, oksitocinës. Studimet kanë treguar se ajo çlirohet nëse përqafoni një grua për 20 sekonda, gjë që e bën atë të ndjehet mirë dhe të forcojë lidhjet me ju. Megjithatë, disa burra ende besojnë se seksi është diçka e ndryshme nga afërsia fizike, por kjo nuk është e vërtetë, ato shkojnë së bashku. Bëjeni zakon të përqafoheni, putheni dhe ndjeheni afër çdo ditë, kjo do të përmirësojë jetën tuaj seksuale. 11. Përgjigjja e saktë është d- ja Mos u shqetësoni ta arrini orgazmën në të njëjtën kohë, më mirë bëjeni me radhë. Përqëndrohuni tek ajo në fillim dhe anasjelltas. Që të dy do të dilni të kënaqur. 12. Përgjigjja e saktë është a- ja. Të paktën kjo është e vërtetë për shumicën e njerëzve. Seksi spontan mund të jetë i shkëlqyer, kjo nuk ka asnjë dyshim. Por, nëse nuk po bëni seks aq shpesh sa do të donit mos prisni thjesht “të ndodhë”. Planifikoni një seancë seksi javore me partneren. Ju mund të zbuloni se planifikimi i kohës për seks mund të ndihmojë të shtojë dëshirën tek të dy.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.