Bie rendimenti në punë gjatë menstruacioneve?

Intervista - - SEKS -

Gratë e dinin këtë prej kohësh, por ky studim i ri mund t’u mbyllë gojën atyre që thonë se gratë janë më ë punë kur janë me menstruacione. Studiuesit kanë sjelle provën shkencore që në realitet kjo nuk është e vërtetë. Ju mund ta keni dëgjuar shprehjen: “Një grua nuk mund të jetë në krye të shtetit, të një ndërmarrjeje ose të bëjë një zanat të rrezikshëm, sepse, gjatë menstruacioneve, ajo mund të marrë vendime të gabuara, të mos dijë ç‘të bëjë, të humbasë toruan…”. Një ekip studiuesish i universitetit Aristotel të Selanikut bëri një sondazh me 88 gra që banonin në Zyrih dhe Hanovër. Rezultatet u publikuan në sitin e specializuar “Frontier in Behavioral Neuroscience”. U bënë testime në katër momente të ndryshme të ciklit të tyre menstrual, përgjatë dy cikleve. Testimet kishin për qëllim përcaktimin e kujtesës pamore të menjëhershme, aftësitë intelektuale të analizës dhe aftësitë njohëse, si edhe nivelin e hormoneve. Konstatimi është i qartë, nuk ka asnjë ë hormoneve dhe kompetencave intelektuale të grave. Të gjithë ata që thonë të kundërtën janë maçistë, seksistë dhe misogjinë. Fakti se është me menstruacione nuk e bën një grua më pak të aftë të bëjë atë që ajo bën normalisht çdo ditë. Ajo mund të marrë pjesë në mbledhje, të bëjë intervista dhe takime pune dhe të shkojë të ndërrojë pecetën higjienike gjatë pauzës së drekës. Sigurisht, nuk është periudha më e lehtë e muajit dhe këtë e dinë mirë disa gra që kanë dhimbje gjatë menstruacioneve, por kjo nuk do të thotë se menstruacionet pakësojnë aftësitë intelektuale për të ër të marrë vendime të arësyeshme dhe për të punuar normalisht.

Filtrat e dashurisë do të existojnë vërtet pas disa vjetësh

Duket si përrallë ta bësh dikë të bjerë çmendurisht në dashuri me ty. Magji, yshtje apo shkencë ? Studiuesit thonë se këto lëngje magjike mund të bëhen realitet brenda 10 vjetëve të ardhshëm. Dikur gratë dhe burrat dënoheshin me vdekje sepse përgatisnin dhe jepnin të ashtuquaj është magjia, por shkenca ajo që merret me një projekt të tillë.

Sipas Anders Sandberg, doktor në neuroshkencë i universitetit të Oksfordit, së shpejti do të shpiken lëngje magjike që do të ngjallin tek dikush ndjenjën e dashurisë. Rënia në dashuri shkakton një seri efektesh unike në tru. Në trup çlirohen hormone si oksitocina dhe vazopresina nga aktivizimi i dopaminës në tru. Pasojat ë organizëm janë të njëjta me atë të marrjes së ndonjë ilaçi eksitues, apo droge. Truri ynë na dërgon sinjale për të treguar se personi që kemi përballë (ose në telefon, ose në mendimet tona), është ai i duhuri. Në të njëjtën mënyrë, kur ky person është larg, ndjejmë nganjëherë një mungesë të dhimbshme. Kjo është pasojë e çlirimit të një hormoni tjetër : Kortikoliberinës. Personi tjetër dhe, veçanërisht aroma e tij, na mungon. Sipas doktor Sandbergut është e mundur të krijosh një ër dashurie duke bashkuar këto hormone në mënyrë

Megjithëse shkenca nuk është ende gati për të krijuar një kombinim të tillë hormonesh në laborator, ajo nuk është larg kësaj. Njohuritë për trurin dhe funksionimin e tij përmirësohen me shpejtësi prej shumë vitesh tashmë. Pra shkencëtarët së shpejti mund të arrijnë në një rezultat të kënaqshëm që mund të lejojë krijimin në një shishe të ndjenjave dashurore. Megjithatë, doktor Sandbergu na paralajmëron për përdorimin e një produkti të tillë, kur ai të krijohet, sepse ai mund të bjerë në duart e gabuara dhe të përdoret si drogë përdhunimi. Më pas, efektet e tij nuk do të jenë të përhershëm. Megjithatë, ky lëng dashurie mund të shpërbejë për të forcuar lidhjen mes një çifti që është ftohur pak, ose të rigjallërojë ën e dashurisë pas shumë vitesh rutine.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.