Poezia juaj...

Intervista - - POEZI -

Ato shkojnë në Botën e Çudirave... Shikoje! Ajo po loton, Jo, sepse ajo nuk duron t’i qeshin me lotin! Si gjithmonë ajo ka pranë një letër... Sërish mos u çudit! Ajo edhe kur loton, loton mbi letra... Ajo tani ka kapur diellin, Ka veshur ylberin e do të shkojë t’i heqë retë qiellit, Por së bashku me një letër, Mos qesh të thashë! Tani ajo vajzë është mrekulluar, Se sa shpirt mban një letër! Se sa peshë ka një letër! Se sa e bardhë është kjo copëz letre! Por ajo e di! Është aq e bardhë sa e mban shpirtin e saj... Kujdes kur ta gjesh vajzën e letrave! E kam vërtet, kujdes! Ajo s’ta ka nevojën....të thashë, Ah pooo!! Ti tani po pyet se ku i di unë këto! Eh pra, të prezantoj, Unë jam vajza e letrave... FATMA JASIMI Po eci në rrugë të akullta, po kërkoj lulen më të bukur. Ajo paska lulëzuar në mes të dimrit! Po eci, lulen më të bukur nuk e kërkoj kot. Po e nuhas një aromë. Era po tund çdo gjë rreth meje, madje po më orienton, e di, tek lulja më e bukur, atje po më dërgon. Sa jam rrëqethur, lulen më të bukur sot po e kërkoj. Arrita, e gjeta lulen më të bukur, të një kopshti madhështor. E gjeta, tek një gur i gdhendur, tek varri më i bukur, i Nënës sime, një lule e bardhë qëndronte aty.

IMER RAÇI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.