Burri më kërkoi të kishte dy gra….

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

tregojë historinë e jetës time, dua të përshëndes të gjithë ata persona që kanë qenë pjesë e gazetës tuaj me historitë e tyre. Gjithmonë kam qenë një lexuese e rregullt e gazetës tuaj, por asnjëherë nuk e kisha menduar se dhe unë një ditë do bëhesha pjesë e historive nga jeta. Jeta ime ka qenë gjithmonë e vështirë, por për të mos u momenti ku unë dhe bashkëshorti im, emigruam në Belgjikë, për një ekonomi më të mirë . Menduam se këtej do ishte fushë me lule, por të paktën për familjen time nuk ka qenë aspak e lehtë. Kaluam një jetë të trazuar, për shkak se ishte shumë e vështirë që të bënim - jisën me një kartë, e cila na jepte të drejtën të jetonim vetëm brenda shtetit Belg. Kaluan disa vite dhe ne nuk kishim të drejtë të hynim në Shqipëri. Në familjen time dhe të bashkëshortit kishin ndodhur gjëra të mira dhe të këqija, po ne as që u bëmë pjesë e halleve, apo gëzimeve që ata kishin. Kjo gjë ndikoi dhe në psikologjinë tonë. Bashkëshortit tim i vdiq i ati dhe ai nuk mundi të shkonte. Ky ishte një brengë, që ai nuk do mundte ta kapërcente dot. Ngushëllim i tonë kishin ardhur dhe dy vajza, që për mua ato ishin arsyeja pse unë jetoja.

Në pallatin ku ne jetonim, kishim si komshinj, një famil shikonim, përsosmërinë që duhet të kishte një familje. Ata ishin gjithmonë në unitet me njëri-tjetrin dhe dinin shumë mirë se si t’i kalonin problemet e tyre, gjithnjë duke u mbështetur në besimin që isha unë ajo që u lidha me këtë familje dhe pak nga pak edhe bash e shoqërisë që ne kishim krijuar. Edhe ata kishin halle dhe probleme, por dukej sikur besimi në fenë myslimane, ju jepte zgjidhje për çdo gjë. Ata e kuptuan që ne ishim futur në një rrugë që nuk i dinim drejtuan drejt besimit te Allahu. Ata na shpjeguan çdo detaj të kësaj feje. Ne dashur pa dashur, u futëm në botën e tyre dhe sikur - je në shpirtin tonë. Pas një viti që ishim njohur me këtë familje, unë dhe bashkëshorti im vendosëm që të konvertonim fenë, nga të krishterë, të ktheheshim në myslimanë. Para se të bënim këtë gjë, nuk folëm me asnjë nga njerëzit tanë, sepse ne e dinim që atyre nuk do ju pëlqente kjo gjë. Kështu, pra, në një xhami që ndodhej në qytetin ku ne jetonim, vendosëm që për ne nuk egziston asnjë zot tjetër përveç Allahut. Që prej asaj dite në familjen tonë . Bashkëshorti im ju largua plotësisht alkoolit gjithmonë e falënderonim familjen, e cila na orientoi drejt fesë myslimane. Vendosëm t’ju tregojmë gjithë njerëzve tanë që ne tashmë nuk ishim më të krishterë, por myslimanë. Ashtu siç e prisnim, u përballëm me zemërimin e prindërve të mi dhe nënës së burrit tim. Përveç kësaj edhe shumë prej Ishte shumë e dhimbshme kjo që na ndodhi, unë e kisha menduar, se kjo do ishte vetëm një zëmërim i momentit dhe çdo gjë do kthehej si më parë. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Besimi te Allahu na bëri që dhembja për njerëzit tanë që na braktisën të ishte më e lehtë. Për të plotësuar atë boshllëkun që ndjenim për njerëzit tanë, unë dhe im shoq, vendosëm të kishim shumë fëmijë dhe brenda dhjetë viteve, ne u bëmë me katër djem dhe dy vajza. Donim që ata të bëheshin krahë për njëri-tjetrin duke menduar se nuk do e kishin përkrahjen e njerëzve tanë. Për një jetë e vështirë. Ai punonte shofer autobusi me nxënës shkollash, kurse unë isha përkushtuar totalisht fëmijëve. Secili prej jush do të më pyeste, a ndjehesha unë e plotësuar me këtë lloj jete që kisha zgjedhur? Dhe unë ju them se ishte familja që unë kisha ëndërruar. Në familjen tonë kishte një unitet dhe një lloj qetësie, që nuk e kisha jetuar asnjëherë më pare . Ndryshimi i fesë kishte bërë që dhe jeta jonë të ndryshonte për mirë. Mendova se jeta jonë do ishte gjithmonë e tillë, po si çdo e mirë e ka dhe një të keqe nga mbrapa. Një ditë të bukur bashkëshorti im, vjen në shtëpi dhe me thotë: -Dua të bisedoj me ty! -Çfarë ka ndodhur ?- I them e habitur.

- Ti e di se feja jonë i lejnë burrat të martohen edhe me gra të tjera në të njëjtën kohë, kuptohet kur burri është në gjendje që të krijojë një jetë normale dhe me të ardhura të nevojshme, dhe pa krijuar diferencime, -shtoi ai.

Mua mu duk sikur m’u fut një thikë në kraharor, m’u bllokua frymëmarrja dhe nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte, u ngrita në këmbë piva pak ujë, e mblodha veten dhe i them:

-Si guxon ti të ma bësh mua një gjë të tillë?

Ai m’u afrua më fërkoi nga krahët dhe më tha :

-Asgjë s’ka për ta ndryshuar midis nesh. Edhe unë nuk e prisja që të ndodhte kjo, por ja që ndodhi. Jam dashuruar me një vajzë marokene. Ajo është e ndarë nga burri dhe ka një vajzë, çdo ditë përcjell fëmijën e saj deri te autobusi, të njëjtën gjë bën dhe pasdite, del dhe e merr, dhe ne përshëndetemi gjithmonë. Nuk desha, por ja që ndodhi, unë nuk dua të mbajë gjëra të fshehta, Allahu na dënon ta bëjë pjesë të jetës time atë grua.

Ky ishte kulmi i dhembjes për mua, kisha braktisur prindërit e mi për të ndërtuar një familje model, por gjithçka m’u përmbys para këmbëve të mija. I them se nuk e pranoj këtë gjë, por ai tashmë e kishte vendosur, madje nuk e mori parasysh fare dhimbjen time. Tashmë secili nga ne ka marrë drejtime të ndryshme, ai jeton me gruan tjetër, por gjithmonë bëhet pjesë e halleve që kanë fëmijët edhe unë. Tashmë e vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët dhe besimi që kam te Allahu, i cili do ma ndriçojë jetën time dhe do i drejtojë fëmijët e mi në rrugën e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.