Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Fati është i shkruar apo e bën vetë njeriu? Unë mendoj se është i shkruar. Osman

- Fati si term nuk ekziston është vetëm momenti kur përgatitja takon mundësinë. Esmeri Esmer

- Fati është i shkruar. Të gjithë e kërkojmë por nuk del atëherë kur ne e duam. Fjala fat përmban 2 kuptime, fatin në dashuri dhe në jetën tonë të për- ditshme. Për sa i përket të përditshmes kjo varet nga ne kurse në dashuri varet nga Zoti se çfarë personi të ka vënë në krah. Olgert

- Mendoj që është i shkruar por që njeriu ka aftësinë për ta ndryshuar me vullnet, guxim dhe forcë për të arritur atje ku do. Martina

- Unë besoj që sado të përpiqet ta bëjë vetë njeriu fati të fut në shinat e tij dhe të përplas nga të dojë e ne si udhëtarë të atij treni s’na mbetet gjë tjetër përveçse të shijojmë peisazhet e bukura apo të shtrëngohemi fort kur treni hyn në tunele dhe s’dijmë çfarë na pret. Simo

- 50 me 50. Fati duhet të të ndjekë por edhe duhet të dish ta kapësh. Denisa

- Ore si fitoi PS- ja kështu? Unë u habita fare… Drilona

- E meritoi dhe ai që e fitoi se kot nuk ja dhanë votën. Edlira

- Shumë mirë bëri që fitoi se e meritonte dhe kishte punuar për këtë gjë. Silvi

- Në fakt nuk e meritonte se ja bëri me hile Bashës por shpresoj që të bëj ndonjë punë meqë mori pushtetin. Rogert

-E mori Rama edhe këtë vit pushtetin, e mira që mund të bëjmë është të mbyllim gojën dhe mos flasim më. Vetë e zgjodhëm se kot nuk fitoi. Erjon

- Ps- ja fitoi e hanë lekët tona e ne qajmë hallin se si fitoi. Juxhi

- Sa rëndësi ka për ju imazhi i një personi? Për mua shumë, e kam shumë të vështirë të shoqërohem me njerëzit që nuk janë të plotësuar nga ana kulturore. Joli

- Normal që ka shumë rëndësi edhe për vetë imazhin që kemi. Nino

- Unë e kam shumë të vështirë të qëndroj me një person nëse nuk më tërheq si imazh. Hajdi

- Imazhi është kryesori për mua. Hendi

- Imazhi është gjysma e bukurisë së njeriut. Klementina

- Imazhi ka rëndësinë e vet sigurisht por edhe sjellja është e pandashme. Argys

- A ekziston dashuria me shikim të parë? Për mua po. Merita

- Po sigurisht, nëse e koncepton dashurinë si seks, nëse e keni fjalën për dashurinë shpirtërore jo, kurrë. Alba

- Ka plot raste që ka ndodhur por unë e quaj më shumë simpati ose pëlqim, jo dashuri. Dashuria vjen gradualisht. Nëse ka respekt, mirëkuptim dhe sinqeritet mes femrës dhe mashkullit çdo gjë funksionon. Sam Sam

- Asnjëherë, dashuria ekziston kur e njef mirë po mirë trurin e partnerit, në shikim të parë thjesht të pëlqen bukuria. Leonardo

- Jo, thjesht pëlqimi ose “pasioni” ngatërrohet e merret si dashuri. Egzon

- Pas 1 shikimi të parë, që ndiqet nga 1 shikim i dytë dhe kur insistohet për 1 shikim të tretë. Geron

- Ç’mendim keni për njerëzit që gjënë më të lehtë e kanë të fyejnë dikë se sa ta kuptojnë? Unë i kam inat këta njerëz. Maksi

- Njerëzit e kanë shumë kollaj të flasin e të gjykojnë. Juli

- Kanë thënë një shprehje të vjetrit shtëpi pa hale nuk ka, ndaj dhe nuk duhet të gjykojmë e të flasim për të tjerët mendoj unë. Frosini

- Askush nuk është përfekt që të merret me punët e tjetrit. Klajdi

- Ata që janë në punë dhe kanë diçka me se të merren nuk harxhojnë kohën të fyejnë dikë se janë tepër të lodhur. Joli

- Fyejnë ata që vuajnë nga injoranca se ata që kanë dy pare mend nuk ofendojnë dikë. Elona

- Çdo gjë ka dy anë edhe pozitive edhe negative por ne shohim gjithmonë ato negative. Duhen kuptuar ndonjëherë edhe njerëzit ashtu siç duam të na kuptojnë ne. Sara

- Çfarë mendimi keni për shprehjen: Njerëzit e sotëm me fjalë të nderojnë, me vepra të zhgënjejnë! Unë e besoj shumë këtë shprehje. Aldi

- Është shumë e vërtetë kjo shprehje. Aldo

- Me fjalë të nderojnë të gjithë sot. Fatjon

- Nuk jam tip që bazohem tek fjalët, shoh veprat tek njerëzit. Alvi

- I vë vizën njerëzve të tillë. Gersa

- Kjo është një sëmundje që e kanë të gjithë pothuajse. Mendojnë se pot ë lavdëruan me fjalë kanë arritur gjithçka. Në jetë duhen vepra se me fjalë jemi të gjithë të zotët. Jurgen

- Nuk janë të gjithë njerëzit njëlloj dhe nëse i kemi sytë në vend s’kemi pse arrijmë në konkluzione të tilla. E kemi vetë në dorë që ti zgjedhim njerëzit. Stela

- Ndonjëherë është edhe faji jonë kur arrijmë ta njohim dikë i japim akoma mundësi për të qëndruar pranë nesh dhe presim shumë e pastaj arrijm në shprehjen më lart. Olgert

- Të gjithë nga zhgënjejnë po ashtu dhe ne zhgën- jejmë të tjerët, problem është që mos përsëritet shpesh e të bëhet zakon. Marjus

- Meritokraci apo politico- shalëroro kraci? Unë them meritokracia ka vdekur. Bela

- Në ditët e sotme kjo e dyta qëndron më shumë. Alba

- Meritokracia ka kohë që e ka humbur sensin, njerëzit shohin këtë të dytën. Alvaro

- S’ka nevojë të diskutohet fare kjo temë se dihet me kohë që meritokracia ka humbur. Bledi

- Varet si pas njerëzve. Si është vendi bëhet edhe kuvendi. Shkëlqim

- Nuk janë të gjithë njëlloj, ka njerëz që akoma vlerësojnë meritokracinë. Eliza

Sipas jush kë do të preferonit më mirë, një të vërtetë të hidhur apo një gënjeshtër të bukur?

- Mua më pëlqen e vërteta sado e hidhur të jetë ajo. Martina

- Po ku ka bir nëne që ta thotë të vërtetën sot! Janë të rrallë ata njerëz, domethënë specie në zhdukje. Për gënjeshtra i ke të gjithë por ka një gjë: Ai që gënjen varet sa e maskon gënjeshtrën. AL Pacino

- Kur jeta pyeti vdekjen se pse mua më duan e ty të urrejnë? Vdekja ju përgjigj: ti je një gënjeshtër e bukur, ndërsa unë një e vërtet e hidhur! Alfred

- Preferoj të vërtetën edhe pse dhëmb. Me gënjeshtra vetëm shkatërron më shumë situatën. Iris

- Të vërtetën në përgjithësi por ama ke nevoj ndonjëherë edhe për gënjeshtra të bukura. Enkelejda

- Do pranoja realitetin si është një e vërtetë e hidhur, se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta. Luan

- Sigurisht që të vërtetën por ta zbutin pak me sheqer, jo ashtu direkt të hidhur. Luna

- Do preferoja realitetin dhe të vërtetën edhe në qoftëse është e hidhur. Ida

- Një e vërtetë e hidhur sepse pas diçkaje të hidhur vjen ëmbëlsira. Agushi

-E planifikoni ditën tuaj apo ja lini gjithçka rastësisë? Sa besoni në rastësi apo planifikimi ju çon gjithmonë aty ku doni?

- S’ke çfarë planifikon. Zgjohesh, pi kafen e mëngjesit, ikën në punë, kthehesh, gatuan, ha bukë, lanë enët, bën punët e shtëpisë, del me njeriun e zemrës. Vjen darka gatuan ose ha darkë jashtë, kthehesh lahesh, dëgjon muzikë ose merresh me facebook- un dhe gjumë. Iris

- Edhe planifikoj por në shumicën e rasteve ato dalin bosh. Ka gjithashtu dhe gjëra të rastësishme por në përgjithësi ja lë ditën time dorës së Zotit. Marina

- Sigurisht e planifikoj, nesër jam pushim dhe do dal të bëj pazar me ushqimet, sigurisht përpara do pi një kafe, pastaj do dal të bëj shoping. Ky është planifikimi im për nesër. Martina

- Asnjëherë nuk bëj plane, çdo gjë rastësi dhe rastësia për mu deri tani ka qenë perfekt. Engjelli Vrases

- Po të bësh plane asnjëherë s’dalin, më mirë rastësia. Gianna

- Sigurisht që bëhet një plan por nëse nuk realizohet gjithmonë kam një plan ose alternativë të dytë. Ori

- E programoj vetë, sidomos për punën. Normal që ka edhe gjëra që nuk na shkojnë ashtu si kishim palanifukuar. Olgert

- Unë nuk planifikoj asnjëherë sepse gjithmonë planet më dështojnë. Prandaj e lë ditën të rrjedhi si të jetë e shkruar. Adi

- Gjithmonë rastësi sepse ajo është pjesa më e bukur. Jolanda

- Me plan asgjë s’më ecën, më mirë rastësia. Gledis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.