Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-Nëse personi që ju doni më shumë ju kërkon të ndaheni si do reagonit? Unë sdo e vrisja mendjen fare përderisa do të iki nga unë. Kristi

-Mua më duket sikur shqiptarët vuajn vetëm për makina të shtrenjta dhe për bukë është e vërtetë? Linda

-Çfarë është kjo puna e këtyre shisheve të riciklueshme që të bën keq? Mendoni se është e vërtetë se na ka zën frika të pijmë ujë. Joli

-Jeta ndonjëherë më duket si amballazh për të mbështjellë dashurinë ju si mendoni? Luli

-Ç’mendim keni për ata njerëz që pijnë, pijnë apo i detyron halli? Arlind

-Miqësia, ajo e vërteta nuk shuhet kurrë. Ndryshon, transformohet, mund të shkëputet për pak kohë por nëse është e vërtetë ajo vazhdon, mendoni dhe ju kështu? Dea

-A duhet ta braktisim një person për një gabim të vetëm apo duhet ti japim edhe një mundësi? Klajdi

-Çfarë duhet të përdorim që edhe të nxihemi edhe të mos digjemi. Unë çfarë s’kam përdorur por jam djegur. Eda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.