Pyetje për instruktorin A duhen ndryshuar ushtrimet pas disa kohësh?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

NË DYQAN Në ëndërr pashë sikur isha në një dyqan dhe po shikoja rroba të ndryshme. Po kërkoja një palë pantallona klasike. I gjeta pantallonat, i provova me kënaqësinë më të madhe dhe më rrinin shumë mirë. Vendosa t’i merrja, por kur shkova tek arka për të paguar, pashë që nuk kisha lek me vete. Pashë se mos kisha afër tim shoq që të më jepte para, por ai nuk ishte dhe me një trishtim shumë të madh, i thashë shitësit se nuk do t’i merrja. Çfarë parashikon kjo ëndërr? Bruna

E dashur Bruna, pavarësisht nëse jeni apo jo e lumtur në çift, kjo ëndërr tregon dhe vë në dukje nevojen tuaj për të qenë e përkrahur dhe e mbrojtur nga bashkëshorti. Ndiheni e lënë pas dore dhe prisni që të jetë ai që të ndryshojë, por në fakt, problemi qëndron te ju. Jeni ju që duhet të ndryshoni, duke u kujdesur më shumë për veten dhe të jeni më e pavarur. Në këtë mënyrë, do të tërhiqni akoma më shumë vëmendjen e bashkëshortit tuaj. Ne femrat shpesh i kërkojmë gabimet te burrat tanë, ndërkohë që fajtore jemi më shumë ne. Varemi kaq shumë nga ata, sa harrojmë se primare për të pasur gjithnjë vëmendjen e një bashkëshorti është të tregohesh e pavarur dhe të mos e lësh veten pas dore.

KEQKUPTIM Jam Dea. Kohët e fundit e shoh shpesh në ëndërr të dashurin tim sikur më qetëson, është shumë mirëkuptues dhe i dashur, kur ndryshe është në realitet. Mbrëmë pashë sikur më telefonoi, pati një keqkuptim mes nesh dhe nuk më telefonoi më. U ndjeva shumë keq. Dua të di, ç’do të thotë?

E dashur Dea, po të kishte qenë ëndrra ime kjo, do të thoja që diçka nuk shkon në marrëdhënien në çift. Nuk ka shumë komunikim në lidhjen tuaj dhe gjithnjë keqkuptoheni. Mos vallë i dashuri juaj është i huaj dhe ju nuk kuptoheni ashtu siç duhet? Ëndrra më lë të kuptoj se keqkuptimet tuaja janë pa baza dhe ndodhin fare kot, sepse nuk merreni vesh të diskutoni në ç’pikë ndodhet marrëdhënia juaj, në mënyrë që të rregulloni gjërat që nuk shkojnë. Gjithë të mirat!

DIVORCI - lin e tij, pra, për burrin tim. Po i thoja që marrëdhënia jonë ka marrë fund dhe jemi në prag të divorcit. Tani, asgjë nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin për ndarje, sepse ai më ka tradhtuar, është dembel dhe nuk shtyhet më kështu. Në ato momente, erdhi ish-i fejuari që kam pasur para shumë vitesh. I thashë: “Përse je këtu?”. Ai m’u përgjigj: “Kam ardhur për ty” dhe më përqafoi fort. U ndjeva shumë mirë parashikon? Mirjeta

E dashur Mirjeta, ëndrra tregon që mes jush dhe bashkëshortit tuaj ka marrë fund çdo gjë dhe nëse vetëm e keni çuar në mendje divorcin, ka ardhur momenti ta vini në jetë atë. Është e vërtetë që divorci është gjithmonë një hap shumë i vështirë, por më vonë do të kuptoni se ka qenë gjëja më e mirë që keni bërë për veten tuaj. Ai person nuk është më për ju. Ju keni nevojë të ndiheni e dashuruar dhe e përkrahur e këto gjëra nuk i gjeni te bashkëshorti që keni. E di që keni frikë nga vetmia dhe fjalët, por me besoni, edhe ëndrra tregon që duhet ta hidhni patjetër këtë hap, nëse e doni të mirën tuaj. Duhet të dini që fati është me ju në këtë vendim. Gjithë të mirat!

LAKURIQ Kam parë në ëndërr prindërit lakuriq. Ç’do të thotë kjo ëndërr, pasi jam shumë në ankth? Gabrieli.

I nderuar Gabriel, ëndrra juaj nuk ka ndonjë domethënie të madhe. Thjesht, tregon ndonjë fazë shqetësimi të vogël mes tyre, asgjë më tepër. Gjithë të mirat!

Istruktor, kam një pyetje për stërvitjen: Sa seri dhe përsëritje duhen bërë për një grup ushtrimesh dhe muskujsh të caktuar? A duhet të ndryshohen ushtrimet herë pas here apo bëhen të njëjtat gjithë kohën? I bëj këto pyetje sepse unë shkoj në një palestër lagjeje dhe s’ka inst r u k t o r, stërvitem vetë.

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:Përshëndetje! Të futemi direkt në temë. Ushtrimet duhen ndryshuar patjetër sepse organizmi krijon përshtatje dhe stimuli i dhënë nga ushtrimi nuk është i mjaftueshëm për ndryshim. Ushtrimet ose programi duhet të ndërrohen çdo 6 javë ose çdo 8 javë. Në lidhje me pyetjen e serive dhe të përsëritjeve sa duhen bërë? Unë do të thoja nga qëllimi që ti ke. Nëse kërkon zhvillim të fuqisë (poëer) përsëritjet janë 2-46. Nëse kërkon zhvillim të forcës, përsëritjet janë 4-68. Nëse kërkon zhvillim të masës muskulare përsëritjet janë 6-8-10. Nëse kër- përsëritjet janë 10-12-15 Fuqi (2-4-6) Forcë (4-68) Masa (6-8-10) Hiper ë bëra një shpjegim që ti të jesh e vetëdijshme. Unë do t’ju sugjeroja juve të përdorni 3 seri nga 15 përsëritje. Ndërsa në lidhje me numrin e ushtrimeve do jenë në varësi të muskujve. Muskujt e mëdhenj përballojnë një numër më të madh ushtrimesh se muskujt e vegjël. Kush janë muskujt e mëdhenj dhe muskujt e vegjël? Muskujt e mëdhenj janë: Këmbët 6-8 ushtrime. Shpina 5-7 ushtrime. Gjoksi 4-6 ushtrime. Muskujt e vegjël janë: Supet 3-4 ushtrime. Biceps 3 ushtrime. Triceps 4 ushtrime.

Gjithsesi, unë ju dhashë një shpjegim të përgjithshëm. Ju duhet patjetër një person i kuali ju kontrollon teknikën. Do t’ju sugjeroja të shkonit disa muaj tek një palestër me instruktor. Pas disa muajsh palestër do jesh në gjendje që ushtrimet ti bësh në mënyrë të pavarur. Faleminderit dhe uroj që sugjerimin tim ta merrni në konsideratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.