Duan të më heqin nga puna për bindje politike

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje avokat Albani. Unë që po ju shkruaj jam punonjëse e Postës Shqiptare. Jam futur në punë pas vitit 2013 dhe nuk kam asnjë bindje politike, por me ndryshimet e drejtorave kam marrë masë disiplinore “Vërejtje me shkrim” për disa ditë që kam qenë sëmur me raport. Me sa kuptoj drejtuesit e rinj kërkojnë të më largojnë nga puna, Ju lutem më këshilloni si të veproj pasi unë jam familjare dhe nuk dua të më heqin nga puna, nuk kam asnjë bindje politike. Faleminderit!

Përshëndetje zonjë, ju falenderoj shumë që ju drejtuat rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Më vjen shumë keq që jeni e shqetësuar për masën disiplinore që keni marrë por ju nuk duhet të shqetësoheni.

Me çfarë parashtroni në letrën tuaj, ju nuk keni bërë ndonjë shkelje që të merrni vërejtje me shkrim pasi Kodi i Punës e përcakton se mungesa për arsye shëndetësore është e justifikuar, kështu që automatikisht masa bie në kundërshtim me ligjin dhe për pasoj është e absolutisht e pavlevshme.

Ju këtë masë disiplinore duhet ta godisni në gjykatë për të kërkuar pavlevshmërinë e saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor ku keni vendbanimin. Të gjithë punonjësit e postës trajtohen me kodin e punës dhe në këto raste duhet të zbatohen afatet dhe procedurat që parashikohen në kodin e punës për zgjidhjen e marrëdhënies së punës dhe për marrjen e masës disiplinore. Megjithatë mos u shqetësoni pasi Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar për këto raste dhe mund t’ju vij në ndihmë! Jeni e mirëpritur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.