Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Vazektomia Një ditë, Miri shkon tek doktori dhe i thotë se po mendon të bëjë një vazektomi (ndërhyrje për mbylljen e kanaleve të spermës), sepse nuk donte më fëmijë.

- Vendim i rëndësishëm! - i thotë doktori - E keni diskutuar këtë me familjen?

- Po, e kemi diskutuar,përgjigjet Miri.

- Dhe cili është mendimi i tyre?- vazhdon doktori

- tim me 15 vota pro dhe 2 kundër! Plaka e virgjër Një herë e një kohë, në një fshat të vogël jetonte një plakë 85 vjeçare, që ishte ende e virgjër, megjithë moshën e saj. Ishte shumë krenare për faktin që nuk e kishte humbur virgjërinë e saj dhe meqë e kuptonte se nuk i mbetej ende shumë për të jetuar, shkon tek një varrmihës dhe i thotë se dëshiron që mbi pllakën e varrit të saj të shkruhej: “Lindi i virgjër, jetoi e virgjër dhe vdiq e virgjër”. Pagon edhe llogarinë dhe ikën. Pas njëfarë kohe plaka vdes dhe varrmihësi shkon tek vorraxhiu dhe i thotë se Çfarë dëshiron të shkruhet tek pllaka e varrit. Më pas ai ikën dhe i lë punëtorët të punojnë. Meqë ata po përtonin dhe iu duk fraza shumë e gjatë, shkruan sipër pllakës: “Kthehet pa u hapur”. Këtë muaj...asnjë! Një burrë futet në një bar dhe dhe një shokun e vet që është ulur në një kënd fare vetëm. I afrohet dhe i thotë: - Ç’ke kështu more Adi? - Ç’të kem? Marsin që shkoi më vdiq nëna dhe më la 100 000 lekë.

- Ngushëllime shok...

- Më vonë, në prill më vdiq edhe babai dhe më la 2 000 000 lekë.

- E tmerrshme! Të humbasësh të dy prindërit brenda dy muajve! Si të mos ndjehesh keq...

- Muajin që shkoi më vdiq edhe halla dhe më la 10 000 000 lekë.

- Të humbasësh tre pjesëtarë të familjes për një kohë kaq të shkurtër! është një katastrofë!

- Dhe këtë muaj...asnjë! more

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.