Ina Malhani: Nënë Tereza e re

Intervista - - SOCIALE -

Ajo është një grua e thjeshtë që e do jetën me të mirat dhe të këqijat e saj. Ina Malhani, ka kaluar pothuasje gjithë jetën e saj duke bërë bamirësi, tek të sëmurët mendorë, të shtëpitë e fëmijës, tek të varfërit, ka dhuruar gjak 25 herë, që në vitin 1993 dhe sot e kësaj dite ajo vazhdon veprimtarinë e saj. saj, ajo nuk di të ndalet. E duan të gjithë, madje të gjithë e thërrasin “nëna” duke i vënë kështu mbi supe emrin më të rëndësishëm në jetë. Njihuni me gruan që u vlerësua “Ambasadore e paqes në Shqipëri”, gruan që u bekua nga vetë nënë Tereza, gruan që gjithë jetën e kaloi në dobi të humanizmit. Kjo është Ina Malhani!

Fabjola Kuburi:-Përshën- detje Ina, bëmat e tua nuk janë të panjohura, por për një prezantim më të gjerë…kush është Ina Malhani?

Ina Malhani:- Ina është një grua e thjeshtë dhe me një shpirt të madh. Ka lindur në Durrës me 22.7.1959. Është rritur në shtëpinë e fëmijës “Persa Grabova” Shkodër deri në moshën 14 vjeçe. Nga mosha 8 -14 vjeçe ka qenë gjimnaste me ekipin e Vllaznisë në Shkodër ku ka marrë shumë çmime. Nga mosha 14-18 vjeçe ka vazhduar Shkollën e Mesme të Ndër

- Ke një jetë të tërë që merresh me bamirësi, çfarë gjen në këtë rrugën tënde?

- Vërtetë jam marrë me bamirësi dhe me shërbime vullnetare për 26 vite. Madje që kur kam qenë e vogël kam patur ndjenjën për të bërë sa më shumë të mira. Por kjo u vulos në vitin 1995 kur pata fatin të takoj Shën Terezën e Kalkutës ku u bekova nga dora e saj dhe bekimin që mora më hapi rrugën e ndjenjës së dashurisë, bamirësisë ku shpërblimi është lumturia.

- mirësi që realizon?

- Bamirësitë që realizoj nuk kanë sponsor por vijnë vetëm nga familja ime.

-Je edhe dhuruese e gjakut prej shumë vitesh, po këtë pse e bën?

-Jam dhuruese gjaku që nga viti 1993. Kam dhuruar gjak falas 25 herë për fëmijët talasemikë. Dhuroj gjak për të shpëtuar jetë dhe këtë vepër do ta bëj deri sa të marr frymë.

- Çfarë ndjen kur ata që ndihmon të falënderojnë?

- Ndjenjat nuk përshkruhen me fjalë. Do të duhet një roman të përshkruash lumturinë.

- Shumë njerëz do e kishin bezdi të merreshin me njerëz me af - kohë ti e bën pothuajse çdo ditë…!

- Për mua janë njerëz si mua, si ju. Edhe pse unë i shoh, i shërbej dhe i trajtoj si njerëz normal. Madje ata të falin më shumë dashuri.

- Ke qenë e ftuar në Shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, mendon se ky është një vlerësim i madh për ty, ndoshta më i madhi?

- Vërtetë kam qenë ne Shenjtërimin e Nënë Terezës me ftesë nga Papa Françesko që është një fat i madh për mua. Por vlerësimi më i madh është ëndrra ime të shkoj në Indi për të shërbyer atje tek të varfërit e më të varfërve. Vendi ku Shën Tereza ka ngritur shtëpitë për të varfërit.

- Po çmimet që ke marrë, shoh shumë çmime këtu…?

- Të gjitha çmimet i ke në Instagram, madje edhe mund të më ndjekin në instagram me emrin @inamalhani. Të gjitha çmimet që janë marrë janë në shërbim të humanizmit. Ajo ka shërbyer në çdo qytet të Shqipërisë, ka ndihmuar fëmijët dhe shoqatën rome, fëmijët jetimë të shoqatës “Jetimë në fokusin tonë” persona të paralizuar në fshatrat Petrelë, Bërzhitë duke i dhuruar karroca për invalidët, veshmbathje dhe ushqime. Shumë familje që janë në gjakmarrje në fsha- trat e Shkodrës, në fshatin sos, fëmijët jetim të shtëpisë së fëmijës në Shkodër dhe Tiranë, fëmijët e paralizuar në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Shkodër, fëmijët parashkollor në Shkodër, fëmijët romë në Berat, familjet rome në fushën e Ali Demit, azilet në Shkodër e në Tiranë dhe shumë njerëz të braktisur në shumë shtëpi të Tiranës, nëpër spitale, në rrugë e kudo, e shumë raste të tjera pa fund.

-Më trego ndonjë gjë të ve- çantë që ti do e mbash mend gjithë jetën?

- Gjëja që do e mbaj mend gjithë jetën është bekimi i duarve të Shën Terezës ku më ka dhënë dhuntinë për ti shërbyer të sëmurëve, të varfërve dhe jetimëve.

- Ty të quajnë të gjithë “nëna”, pse ky emër, gjejnë një nënë tek ty, disave prej të cilëve edhe ndoshta u mungon?

- Të parës që i ka munguar nëna kam qenë unë. Duke shërbyer tek shtëpitë e fëmijëve jetime, shtëpitë e të moshuarve, në spitale, në shtëpi të ndryshme. Shprehja përkëdhelëse është shprehja ime “të keqen nëna”.

- Nëna, çfarë do na thuash në fund…!

- Në fund do të doja t’ju jepja një mesazh të gjithë njerëzve që kanë mundësi të bëjnë mirë. Që të japin sado pak nga vetja e tyre dhe sikur çdo njeri të heq një kafe në ditë dhe po ti mbledhësh peë 30 ditë do të ndihmonin shumë familje të varfëra. Mjafton edhe një buzëqeshje “të keqen nëna” dhe Zoti ju bekoftë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.