Zbulohet letërkëmbimi i fshehtë Basha - Selami

Intervista - - HUMOR -

Nuk kanë të ndalur publikimet dhe kabllogramet e Wikileaks në lidhje me shumë në botë. Kësaj here pre e ndërmjet kryetarit të PD zotit Basha dhe ish-kryetarit të saj,

çështje Basha: Ed, jam keq, situata nuk është aspak e mirë. Po Ilva çfarë thotë? Do më godasi

(Vazhdon nga java e kaluar)

tek Ora News? Selami: Zoti Basha, tani jam duke ngrënë drekë me Ilvën dhe e lexuam të dy emailin tënd. Ajo vetëm qesh dhe nuk e di cfarë ka kur unë i them që ç’do bëjmë. Basha: Qesh? Po qesh me ato që kam shkruar unë, apo…? Selami: Po, kështu më thotë dhe nga ana tjetër më thotë se ç’do bëhet me burrin tim?thuaj Bashës. Basha: Të lutem se nuk është koha per shaka. Unë te kam premtuar se ti do jesh numri dy i imi dhe për këtë më duhet që ti të futesh në garë për kreun e PD-se. Vetëm kështu gara bëhet pak më serioze, pasi ti je simbol dhjetori për ta dhe Jozefina bashkë me Imamin nuk kanë më çfarë të thonë pasi do mendojnë se ti i përfaqeson më së miri. Më kthe përgjigje sa më parë se më çau trapin ky Patozi.

Selami: MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Ok ok, takohemi te Carlsbergu bashkë me Ilvën pasi kjo tani ka një takim me Lu-në për këtë çështje. Rri i qetë. Unë do vi direkt tani tek selia dhe do shpall kandidaturën, por thuaj Ed Lesit të bëj gati poltronin dhe një shishe ujë se ti e di që unë jam me diabet. Basha: Je i madh. Do dalim bashkë ne popull që të japim përshtypjen se s’kemi ndasi dhe jemi për bashkimin e madh. Ti gjate gjithë kohës do më sulmosh dhe mos ler gjë pa thënë për mua. Unë të premtoj se do jesh zv Kryeministër. Fjalë burrash. Selami: Ok…ishalla e mban fjalën se shumë fjalë kanë dalë që ti të gënjen dhe për orën. Basha: E lexove Nard Ndoka se çfarë I thashë? Hahahahaha…I premtova zv kryeministër dhe e hëngri kaqoli. Sa të mbaroj kjo garë se dhe ai bashkë me Patozin dhe të tjerë e ka vendin… Selami: Çfarë? Si the?

Basha:

Oh, mosssss…ta nisa gabim pasi ishte për Nard Ndokën, kur më pyeti për ty, por ti duhet të besosh ato që të shkruajta ty dhe jo ato qe i shkruajta Ndokës. Ti e di që ne bëjmë gallatë me Ndokën ndaj mos u merzit. Selami: Kam për t’ja futur sa krahu…mbaje mënd ç’do t’i bëj Bashës…

Basha: S i? Çfarë the ashtu? Selami: Hahahahah…nuk ishte për ty jo, ta nisa ty gabim ne vend që t’ja çoja Ndokës.

Ndërsa emaili i fundit që mbërriti në postën e Bashës nga Selami ishte:

Zoti Basha, përtej shakave që kemi bërë deri tani, unë mendoj se situata është katastrofike në Partinë Demokratike dhe më shumë seriozitet po të them se këtë parti në gjëndjen si e solle ti, mund ta ringrejë dhe bashkojë vetëm ai që e krijoi… Basha: Po thua për mua? Selami: Jo jo, për Berishën. Basha: Ik zhduku… Në emailin që Selami i dërgonte Bashës kur ai u nis drejt Korcës për takimin me demokratët atje, vlen të theksohet ashpërsimi i gjuhës që Selami i drejton Bashës. Ja, se cfarë I shkruan ai teksa ishte duke ngjitur Qafën e Thanës. Selami: Zoti Basha, dëgjo se nuk e ke mirë punën dhe unë nuk kam çfarë të të bëj më. Kam marrë prorosi nga Ilva që të të sulmoj në Korcë duke të quajtur sorosian dhe të kërkoj hapur qe ti të bësh publike diplomën. Nuk të shkruaj dot më gjatë se ka kthesa dhe më ze makina, por dije se paqja mes nesh mbaroi dhe unë do i bindem urdhërave të gruas. Basha: Pse je kaq kokëgëdhë…po si mund të më akuzosh mua për sorosian kur gruaja jote është drejtore e fondacionit të tij? Nuk e mendon se do të të përvishem dhe unë në këtë drejtim? Të pres në Qafë Plloçë të hamë nga një paçe dhe flasim nga afër. Selami: Mos më prit se nuk vi…këtu ne Pogradec nuk ma varën fare dhe më thanë që ti kishe lënë porosi që të më injoronin. Basha: O injorant, unë nuk kam vajt akoma në Pogradec për takim se ndryshe do të të ftoja për një belushkë. Selami: Ok, takohemi tek paçja. Pavarësisht kësaj Basha nuk po gjente qetësi. Situata dukej se po i rrëshket nga dora dhe kishte humbur ekulibrin mendor. Sapo kishte parkuar tek vëndi ku do priste Selamin, i bie telefoni dhe nga ana tjetër u dëgjua një zë. Ndoka: Alo, Ndoka jam, do bëjmë ndonje dorë bilardo mo? Basha: Pse ku je ti Nard? Ndoka: Jam me ‘Lavazhjerin” në Shëngjin dhe ka gjëra interesante për të të treguar Basha: Si? Është me ty ai? Po unë po e pres në Qafë Plloçë siç folëm në tel… Ma kalo pak.

Alo Lavazhjer, pse më gënjeve duke më thënë se jam në Qafë Thanë? Unë po të pres në Qafë Plloçë…burrë je ti? Selami: Hahahahahahah…bëra shaka…të gënjeva dhe mos prit kot nëpër qafa se dhe ti qafën e patës do hash….hahahahah Basha: Alo…alo…pip…pip… Debili, tha me zë të lartë dhe përplasi telefonin pas pjatës se paçes që kishte porositur për Lavazhjerin…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.