Shpëtim Idrizi: Unë ja dhashë atletet Ramës

Intervista - - HUMOR -

Liderin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet e gjeta në dalje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ishte i hidhëruar dhe i gëzuar. Keto gjendje emocionale i tregonte në fytyrën e tij.

Kaso Kosa: Përshëndetje zoti Idri- zi!

Shpëtim Idrizi: je momo?

-Mirë zoti Idrizi. Ja me vapën, keq...

-U pa kjo punë që do bënte vapë që

- Ç›lidhje ën, zoti Idrizi?

-Ai i zhurrit gjerat fare, ndaj. E njoh mirë unë atë.

-Nuk e vë në dyshim që e njihni. E Ç’kena Kaso, mire keni pasur aleat.

-Më ka shfrytëzuar sa më s’ka. Çfarë nuk i kam dhënë unë atij... - Çfarë i keni dhënë, përshembull? - Le mos të hapem më mirë, se ti i shkruan. Ama, edhe ja kam punuar. E di ti që atletet që kishte veshur Rama në Triste në atë mbledhjen atje, ja kam falur unë.

-I keni falur ju atletet?! Po ky qenka lajm i dhënë ekskluzivisht për mua. Si ndodhi që ja falët?

-Lere atë muhabet, po shëno një gjë të rëndësishme. Asnjë nga ata 100 vetë që demaskoi Rama për korrupsionistë, nuk ishte çam.

-E nga e morrët vesh juve që asnjë nuk ishte çam?

-Sepse asnjë prej tyre nuk ishte nga zona që na voton më shumë. Domethënë nga Dibra. -Ju ç›mendim keni për atë listë? -Le se shpëtova. Shyqyr që nuk më futi emrin në listë.

-E përse t’ja u fuste emrin në listë juve?

-Unë kam qënë Drejtor i Doganave, mor Kaso.

-Keni qënë, por përpara 15 e kusur vitesh ama.

-Pse ai ma riu që ka ndruar jetë para 10 vitesh. Shyqyr që shpëtova po lere të thashë.

-Kot nuk e keni emrin Shpëtim juve. Si është ajo puna e atleteve, ma thoni ju lutem!

-Ta them, por mos ja thuaj njeriu. Le që thuaje! Tani s’më plas fare. Unë i humbur që i humbur jam. Ato atlete siç të thashë, ja dhashë unë. -I bletë ju për Ramën? -Po pse budalla jam jnë të blej? I kisha në sunduk. Ti e di që neve çamët kemi sundukë? -Po e di. Është traditë e zonës. -Kështu pra. I kisha në sunduk. I kisha marrë të tregu çam.

-Po ato ishin atlete origjinale, më duket.

-E mo Kaso që mbete aguridhe. Po ku ka atlete origjinale te ai treg. Ato atlete doja t’ja jepja Lulit... -Lulit?! Kujt Lul? -Lul Bashës pra. Me thënë të drejtën fare, doja t’ja jepja Tosit. -Tos Nanos? -Një Tos kemi. Tos legjendes. Doja t’ja falja atij. Ai e kuptoi që s’ishin origjinale. -Si e kuptoi?! -Ishte pijshëm kur ja tregova. Atij kur është pijshëm, nuk ja hedh njeri. Ja hedh vetëm kur është esëll. “Ç’i ke këto atlete, më tha, kur ja tregova. Apo i ke marrë te tregu çam?”. Jepja Ramës tha. Kështu mendova t’ja jepja Lulit. -Përse nuk ja dhatë Lulit? -Ja ofrova, por nuk pranoi. Unë rri -Fle me këpucë Luli? këpucë të kuqe. E kështu ja dhashë Ramës.

-Po Rama nuk i dalloi që ishin atlete joorigjinale.

-Ku pyet Rama. Ai bën për vete çdo bjë që i ofrojnë. Nuk i ghotë kurre jo qylit. Ama la kokrrën e namit në atë samit. E shikonin të gjithë me atlete. E pe Merkelin si e vështronte nga atletet? -Po e pashë. -Ajo e ka dalluar që atletet nuk ishin origjinale. Ajo i njeh mallrat e vendit të saj. Ndaj edhe qeshte.

-Po thoni që Merkel po qeshte se atletet nuk ishin origjinale, dmth?

-Mendoj se edhe për to po qeshte. Nuk di ta them me siguri se përse. Se Rama është bërë për të qeshur, në shumë gjera. Vajti veshi atlete dhe “na nxori me këpucë të kuqe” nga ai samit. Kokërr leku nuk morrëm, prapë. Sa të kemi atë në krye, kështu do jemi përherë ne.

- Ç›do bëni tani që nuk do jeni më në qeveri?

-Do merrem me tregëti si çdo çam. Biznesin e bëjmë më mirë se politikën neve.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.