Gea Braha: Jam pa rrezik

Intervista - - TELEVIZION -

Kristjana Rizo:- Gea përshëndetje, mezi e kam pritur këtë intervistë me ty për të të bërë pyetjet e mia pikante që i kam menduar mirë tërë këto netë që s’të kam kthyer përgjigje ( qesh)

Gea Braha:- Përshëndetje Kristjana, meqë i ke menduar gjatë edhe unë po pres me padurim të ti kthej. (qesh)

- Të gjithë të njohin si velina më unë dua të zbuloj ndonjë thashethem se një vajzë kaq e bukur sa ty e ka zemrën të zënë në këto ditë të nxehta vere?

-

Së pari të falënderoj shumë për fjalët e mira, sa i përket pyetjes, më tepër kam patur mendjen e zënë do të thoja unë (qesh) duke qenë se tani në disa prej angazhimeve më të rëndësishme të vitit.

- të bëri të lar - si?

Çfarë

-Fiksi, siç e kam thënë shpeshherë ka qenë një ndër përjetimet më të bukura në jetën time që do mbahet mend gjatë. Në fakt profesioni si velinë, të gjithë e dimë që zakonisht nuk zgjat më tepër se 1 vit. Unë kam qenë e lumtur kur më është komunikuar se do isha pjesë edhe për vitin e dytë të këtij formati, ndaj e kam shijuar dhe besoj ezauruar si eksperiencë.

- Gjatë kohës që u bëre pjesë e Top Chanel besoj se të kanë ardhur edhe oferta të shumta pune edhe në televizione të tjera? Pse nuk ke pranuar ndonjë ti?

- Unë isha e kënaqur me gjithçka kisha për momentin dhe fokusi ishte totalisht në punën që bëja, sigurisht është dhe kontrata në mes që nuk të lejon të përfshihesh në projekte të tjera. Kam qenë dhe pjesë e Digitalbit, në rolin e gazetares sportive por momentalisht ende po kërkoj diçka që më përshtatet akoma më tepër, sepse synoj te vetja dhe po i shqyrtoj ofertat që më bëhen.

- Ndonjë projekt që do kishe dëshirë ta ndaje me ne?

-Kam disa plane por tani për tani është akoma herët për të zbuluar diçka.

-Do e shohim më Gean nëpër televizione?

-Dëshira ime është që të qëndroj ende pjesë e ekranit por ende nuk mund të konkretizoj asgjë. Besoj që shpejt do ta keni një përgjigje për këtë pyetje.

- Mendon se ke patur ndonjë armë tjetër të fortë që të bëri të ishe pjesë e Top Chanel-it përveç bukurisë tënde?

-

Besoj që bukuria të ndihmon por nuk është arsyeja e vetme për të triumfuar. Kujtoj që në audicionet e para janë bërë edhe pyetje inteligjence e njohurish të ndryshme, përveç të tjerave. Jam ndjerë mirë, pasi kam kuptuar se televizioni kërkon dhe vajza të formuara, që nuk kanë prioritet vetëm pamjen.

-Po për femrat që përdorin shumë photoshop-in ç’mendim ke? Më mirë të jesh natyrale apo…?

- Nuk paragjykoj askënd është zgjedhja e tyre. Sigurisht që natyralja dhe e thjeshta vlerësohet më tepër.

- Si beqare që jam nuk e kam mendjen për punë por vdes nga kurioziteti ti pyes femrat se cila çmenduria më e madhe që ato kanë bërë për dashurinë?

është

- Nuk preferoj të komentoj mbi jetën private siç kam thënë por gjithsesi mund të them se ende nuk kam bërë asnjë çmenduri të tillë.

- Do preferoje më shumë pushime me të dashurin e zemrës apo çmenduritë larg zhurmës së qytetit me mikeshat e tua?

- Do preferoja ta përshtasja kohën në mënyrë të tillë që të kisha mundësi të pushoja nga pak me të gjithë njerëzit që dua.

- Të ka ndodhur ndonjëherë të jesh para ndonjë zgjedhjeje të vështirë dh eke qenë në dilemë të ndjekësh zemrën apo mendjen? Nëse po si ke vepruar?

-Besoj se të gjithë gjenden nganjëherë në këtë lloj situate. Mendoj se njerëzit duhet të dëgjojnë gjithmonë zemrën, duke u kujdesur për të patur me vete dhe mendjen, pasi sido qoftë mbetet më racionale. Personalisht nuk më ka ndodhur të zhgënjehem nga zgjedhjet e bëra dhe për këtë jam e lumtur.

-Cilën do quaje si arritjen tënde më të madhe deri tani?

-

Arritja më e madhe për mua është realizimi i objektivave që kam në jetë, disa i kam plotësuar. Sigurisht realizimi i ëndrrave të dhe dashurinë e përkrahjen e publikut më bën të lumtur por edhe përfundimin e shkollës me sukses nuk mund ta lë mënjanë.

-Si do doje ta mbyllje këtë intervistë?

-

Do doja t’iu falenderoja së pari ju për këtë intervistë kaq interesante, gjithashtu dua të përshëndes të gjithë lexuesit tuaj, duke ju uruar një verë të mbarë.

-Pushimet ideale për Gean janë…

-

Për mua pushimet ideale do ishin pushimet e kaluara në shoqërinë e duhur, pak rëndësi ka vendi.

-Plazhin e huaj apo shqiptar…?

- E dua plazhin e vendit tonë, natyrën dhe peisazhin, gjithçka me çfarë jemi të bekuar.

-Në çantën tënde të plazhit nuk mungon…?

-

Asgje (qesh). Kujdesem që gjithçka e nevojshme të jetë pjesë e saj. Sigurisht kremi i plazhit apo të tjera produkte të përkujdesjes së lëkurës janë kryesorët, të cilët nuk i harroj asnjëherë.

-Ushqimi në restorant apo gatim shtëpie…?

-

Të dyja do thoja unë. Më pëlqen ushqimi i restoranteve por nuk mund të veçoj dhe ushqimin e shtëpisë.

-Tre ngjyrat më të preferuara që i përdor gjithmonë në plazh …?

-Më pëlqen të përdor ngjyra gjatë kohës së plazhit, ndërsa bikinit i kam pothuajse në të gjitha ngjyrat por do të veçoja të bardhën dhe pjeprin si më të preferuarat.

-Bikini apo trupore …?

-Këtë vit dominojnë truporet por edhe bikinit i preferoj shumë.

-Braziliane apo normale?

- Të dyja i përdor kështu që nuk veçoj dot asnjërën.

- E di notin mirë apo ka rrezik mbytje me ty?

- Notin e kam mësuar që në moshë të vogël(qesh). Kështu që jam pa rrezik në këtë pjesë (qesh).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.