Enisa Nikaj: Jam dhe amerikane dhe shqiptare

Intervista - - MUZIKË -

E talentuar, e bukur dhe me një zë shumë të veçantë, Enisa Nikaj është duke ngjitur shkallët e suksesit me hapa të sigurt. Bukuroshja shqiptare, me origjinë nga Mali i Zi, e lindur në Brooklyn, ka nisur të këndojë që në fëmijëri. Emri i saj u bë i njohur për të gjithë nëpërmjet disa cover-ave të këngëve të njohura që Enisa i publikonte në Instagram dhe kanalin e vet në YouTube. Menjëherë tërhoqi vëmendje dhe u cilësua si një këngëtare me stil, me një zë potent që të imponohet dhe që të kujton të famshmen Amy Whinehouse. Enisa u vlerësua nga disa producentë shumë të njohur në Nju Jork, me të cilët ka nisur të punojë seriozisht, pas suksesit në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj janë të shumtë. Fama e këngëtares së të ardhmes ka ardhur nga Nju Jorku edhe në Tiranë. 20 vjeçarja shqiptare ka gjetur shumë admirues të muzikës së saj, në tokën e origjinës. Shumë artistë shqiptarë, kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale, video të Enisës, duke i dhënë kurajo yllit të ri shqiptar drejt rrugës e vështirë të muzikës dhe suksesit. Ajo ka edhe një këngë tërësisht të sajën që e ka publikuar tashmë me titull “Burn the bridge”, një këngë e cila është shkruar nga vetë Enisa.

Fabjola Kuburi:- Përshën Pavarësinë e SHBA meqë ishte para disa ditësh! E ndjen veten më shumë amerikane apo shqiptare?

Enisa Nikaj:- Jam krenare të jem Amerikane e Shqiptare bashkë. Kudo që ndodhem në SHBA, ndihem krenare t’u them njerëzve për prejardhjen time dhe t’i informoj rreth kulturës sime.

- Keni lindur në Brooklyn. Si ra dakord familja jote me zgjedhjen për t’u shpërngulur në SHBA?

- Im atë vendosi të vijë në SHBA dhe të nisë një jetë këtu në moshën 25-vjeçare. Më pas, ime më erdhi në SHBA për t’u martuar me tim atë. Të dy donin që ne të kishim mundësi më të mëdha dhe të merrnim një edukim më të madh.

- Jeni një provë e gjallë që vajzat shqiptare janë të bukura. Përveç pamjes, është e kënduara në genin tënd?

- Në familjen time askush nuk këndon apo luan ndonjë instrument. Unë jam e vetmja që synon muzikën. Dy vëllezërit e mi merren me basketboll. (Qesh)

- Je rritur me të kënduarin, apo është thjesht diçka që lindi duke u rritur në adoleshencën tënde të vonë?

- Më pëlqente shumë të ndiqja këngëtaret tek performonin në TV. Që kur kam qenë 3 vjeçe më ka pëlqyer të jem këngëtare. Mami im ka kaseta të miat duke kënduar. Kam qenë gjithmonë në korin e shkollës, shfaqje dhe programe muzikore që nga gjimnaz. Gjithmonë kisha rolet kryesore. Roli im i parë qe Doroti nga «Magjistari i Oz» kur isha 7 vjeç. Pasi ta kthej pasionin tim për një karrierë muzikore.

- Janë vërejtur ngjashmëri mes teje dhe Amy Winehouse. Është ajo pjesë e preferencave të tua muzikore?

- Ju falënderoj! Çdo herë kur dikush ma thotë këtë, e marr si një kompliment të madh. Mendoj që ajo ishte zëri më i mirë i gjeneratës. Është padyshim një nga in si ajo shkruante tekste të gjalla e aq të thella, bashkë me thellësinë në zërin e saj, më inspirojnë sot e kësaj dite. Ajo ishte fantastike.

- Videot e tua online janë për qejf, apo synon kontratë me

- Fillova të postoj covera në YouTube vjet që të vërehem nga njerëz në industrinë e muzikës, sepse nuk kisha asnjë lidhje. Më pas, videot e mia u përhapën dhe të më kontaktonin. Ky ishte synimi im me videot, që të gjeja njerëz të më ndihmonin të publikoja këngët që krijoja vetë. Tani thjesht po nxjerr muzikë me shpresën që të dëgjohet anembanë botës. Të lidh kontratë me ndonjë kompani nuk është synimi im kryesor. Nëse lidhem me shtëpinë e duhur dis kjo do ishte fantastike gjithashtu, por për tani synimi im është thjesht të nxjerr më shumë muzikë dhe të shoh çfarë do ndodhë më pas.

- Kush është këngëtari/ja që Enisa adhuron dhe ka idhull?

- Kam disa idhuj muzikorë, si Justin Timberlake, Jay-Z, Frank Sinatra, Amy Ëinehouse, Coldplay, Alicia Keys, Adele, Sia dhe Hozier

- Jeni mbështetur fort nga këngëtarë të njohur shqiptarë. E ndjek estradën muzikore shqiptare?

- Po, ishte vërtet gjë e këndshme të shohësh gjithë këtë mbështetje - tare. Nuk e prisja gjithë këtë, ndaj ishte një surprizë e bukur. Dëgjoj shumë muzikë shqip, ndaj njoh megjithëse jo personalisht, dhe nuk kam ndonjë lidhje me to.

- Le ta lëmë muzikën dhe të - ditshme. Ka Enisa një rutinë ditore?

-E gjithë jeta ime është muzikë, dhe ajo konsumon pjesën më të madhe të ditës sime. Gjithashtu frekuentoj kolegjin, kështu që kur nuk jam në kolegj, gjendem në studio duke krijuar muzikë, duke bërë prova ose duke luajtur në piano.

- Ke vëllezër apo motra?

- Kam dy vëllezër, 18 dhe 23 vjeç. Vëllai im i madh luan basketboll. Ai është shumë i gjatë, 1.83. Vëlli im i vogël sapo është diplomuar nga gjimnazi dhe do t’i hyjë basketbollit gjithashtu.

- Si është marrëdhënia me mamanë dhe babanë tuaj?

- Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me prindërit e mi. Ata janë mbështetësit e mi numër një dhe kanë mbështetur talentin dhe karrierën time që kur isha fëmijë. Ata kanë qenë gjithmonë prezentë në çdo shfaqje shkolle ose koncert, gjithmonë në rresht të parë! Janë më të mirët.

- Sa mbështetëse është shoqëria juaj ndaj synimeve që ke ti?

- Miqtë e mi janë fantastikë dhe shumë mbështetës.

- E shikon muzikën më shumë si mënyrë jetese apo thjesht pasion?

- E shoh muzikën si karrierë. Shpresoj të jem e përfshirë në muzikë për gjithë pjesën e mbetur të jetës sime. Muzika është pasioni që do doja ta ktheja në karrierë.

- Nëse do lije muzikën, çfarë do synonte Enisa në jetë?

- Nëse s’do merresha me muzikë, do punoja ose në industrinë e modës ose në agjenci reklamash. Kam bërë plot praktika në të dy fushat për tre vite kur nisa kolegjin. Preferoj shumë revistat e modës. Do dëshiroja të punoja për Vogue.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.