Shami përpiqet të vrasë Anxhalian

Intervista - - TELENOVELA -

Kushi dhe Nanda i kërkojnë Arnavit të organizojë një festë tradicionale për fejesën e Akashit dhje Pajalit, por ai refuzon. Kushi zemërohet me Arnavin për këtë. Akashi i jep Kushit një letër për Pajalin. Më vonë, ai shkon në shtëpinë e tyre për t’i marrë në festë, por Kushi hiqet sikur ka përdredhur kyçin e këmbës.. Në festë të gjithë po mërziten me organizimin që ka bërë Arnavi, gjë që Kushit ia thotë Pajali, por asaj i vjen në mendje një plan, që ia thotë Nandës në telefon. Nanda u thotë të gjithëve se në festë ka lënë një takim me një vajzë dhe Arnavi befasohet kur sheh se kjo është Kushi. Ai më pas zemërohet me Kushin për këtë fakt. Kjo e fundit e ngacmon se festa është e mërzitshme, por gjërat gjallërohen kur Kushi sjell pije dhe ëmbëlsira tradicionale dhe më ë kërcejë bashkë me Nandën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Arnavi ofron ta çojë Kushin në shtëpi por ajo refuzon dhe shkon me Nandën. Të dyja familjet përgatiten për dasmën e Akashit dhe Pajalit. Tek provat e dasmës, Anxhalia prezanton Kushin dhe Pajalin me koreografen që kishte pajtuar për ceremoninë. Koreografja vendos Kushin të kërcejë me Arnavin, por Arnavi refuzon të kërcejë me të. Koreografja pastaj vendos që Kushi të kërcejë me Nandën. Nanda dhe Kushi e kanë të veshtirë për të mësuar hapat e tyre. Shami i bashkohet provave të kërcimit gjithashtu dhe mundohet ta kthejë Kushin kundër Anxhalias. Madhumadi nxjerr fustanin e saj të dasmës per Kushin. Më vonë, Kushi vendos të irritojë Arnavin duke përdorur Nandën si armën e saj.

Koreografja Madhubala përsëri u kërkon Kushit dhe Arnavit të kërcejnë së bashku, por ata refuzojnë. Ajo u kërkon edhe të moshuarve të të dyja familjeve të kërcejnë. Më pas krijohet një situatë qesharake mes Buaxhisë që thotë “nanda ke sore” dhe emrit të Nanda Kishores dhe Buaxhisë i pëlqen shumë ai. Ndërkohë, Shami po bën plane të ë besimin e Kushit. Nanda Kishore u thotë të gjithëve se beson se në natën e Vitit të ri mund të njohësh të dashurën e zemrës.

Madhumati i kërkon Kushit të veshë fustanin e saj të vjetër të martesës në ditën e dasmës së Pajalit, por ajo ngurron se i duket shumë i madh për të. Ajo dhe Garima më pas diskutojnë për dhuratat që duhet t’i bëjnë familjes së dhëndrit. Kur vjen puna tek dhurata e Arnavit, Kushi hidhet dhe thotë se nuk është nevoja, por e kundërshton Pajali. Anxhalia refuzon të kërcejë se nuk ndjehet shumë mirë dhe informon Shamin për këtë. Më vonë, Arnavi gjen Nanda Kishoren të ë në telefon me Kushin. Anxhalias gati i bie një valixhe mbi kokë që ndodhet mbi dollapin e saj, por Shami e shpëton.

Nanda Kishore thur një plan që Akashi dhe Pajali të takohen në mesnatë, në natën e Vitit të Ri. Akashi i kërkon Arnavit ta shoqërojë, por më kot. Kushi betohet se nuk do të shohë fytyrën e Arnavit në mesnatë, për shkak të asaj që beson Nanda Kishore.

Akashi shkon në shtëpinë e Pajalit dhe përpiqet ta nxjerrë atë nga shtëpia. Ai hedh një gur në shtëpi, i cili godet Buaxhinë. Meqë nuk e nxjerr dot jashtë shtëpisë Pajalin, ai futet brenda shtëpisë për ta parë atë në mesnatë. Që të fshihet nga Madhumati, ai fshihet poshtë tavolinës. Kur ajo i shkel dorën, Akashi i gjorë mundohet të mos nxjerrë zë.

Ndërkohë, Shami sajon një plan të vrasë Anxhalian duke prerë telin e dritave dhe duke e futur atë në pishinë. Më pas ai ka ndërmend ta shtyjë Anxhalian në ujë. Është babai i Akashit që shpëton Anxhalin para se Shami ta shtyjë atë në pishinë. Sha- korentit në ujë. Ndërkohë Akashi është ulur në karriken e lyer me ngjitës dhe ka ngecur aty. Pajali përpiqet ta shpëtojë atë. Edhe Arnavi shkon në shtëpinë e Pajalit për të ndihmuar Akashin. ë dalë nga shtëpia Raizada për të parë Kushin në mesnatë. Edhe Akashi e bind Pajalin të dalin jashtë për të festuar Vitin e Ri. Arnavi shkon në shtëpinë e Madhumatit për të kërkuar celularin që ka lënë atje. Kur ora bie 12 e natës, Kushi ndez dritat dhe sheh përpara saj Arnavin! Edhe Pajali dhe sheh para vetes Akashin.

Kushi i bërtet Arnavit që i prishi natën e Vitit të Ri, por ai i thotë se po ndihmonte Akashin dhe Pajalin. Arnavi i kërkon asaj të heshtë, se do të zgjojë gjithë familjen. Nanda Kishore troket në derën e Kushit me lule në dorë që ta përshëndesë atë, por derën ia hap Madhumati. Ai imagjinon veten të martohet me Madhumatin dhe tmerrohet nga kjo ide. Me qëllim që të fshihet nga ajo, Arnavi sheh Nandën që i dhuron lulet Kushit dhe më pas shtrihet në krevatin e saj dhe bën sikur është Pajali. Madhumati detyron edhe Kushin të shtrihet aty me të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.