Lika: Çfarë po ndodh te Tirana?

Intervista - - SPORT -

Ilion LIKA Lindur : 17.05.1980 Karriera: m1998- 2007 Dinamo, 2007-2010 Terk Grozni, 2010 ( pese muaj) Kastrioti, 2010 -2013 Tirana, 2013-2015 Flamurtari, 2015 e në vazhdim Tirana

2000-2010: 30 ndeshje me skuadrën përfaqësuese

Një nga futbollstët më cilësorë të skuadrës së Tiranës është padyshim dhe portieri i njohur Ilion Lika, i cili gjatë karrirës së tij sportive ka mbrojtur portën e disa skuadrave të kampionatit të superligës. Por C.V e tij pasurohet dhe më tej ku në shtatorin e vitit 2010, bëhet pjesë e kampionatit rus, ku aktivizohet me Terek Groznin. Përfshirja e tij në rreth 30 ndeshjeve në rradhët e skuadrës përfaqësuese I japin atij statusin e një sportisti me eksperiencë dhe karrierë të pasur sportive. Në intervistën dhënë gazetës sonë, 37 vjeçari, analizon situatën te skuadra e tij Tirana, si dhe shprehet optimist për rikthimin e sajë të shpejtë në kamponatin e më të mirëve

Nderim Goci: - Ku ndodhesh aktualisht, në këto ditë të nxehta ..?

Ilion Lika : Prej ditësh jam me pushime me familjen dhe ndodhem në Rrioll të Velipojës. Këto pushime vijnë pas periudhe të ngjeshur përgatitje, jo vetëm të kampionatit, por edhe për ndeshjet e Europa League.

Nga shtypi jemi informuar , se ju keni rinovuar kontratën të paktën dhe për këtë sezon me skuadrën bardheblu. Çfarë ju shtyu të jeni sërisht pjesë e kësaj skuadre?

Fillimisht është tradita që ka skuadra e Tiranës në futbollin shqiptar. Por ajo që më shtyu më shumë që të nënshkruaj është se ajo ka shumë nevojë për eksperiencën tonë. Të gjithë kemi përgjegjësi që skuadra jonë zbriti në një kategori më poshtë. Anjë nga futbollistët nuk duhet të ikte, por ata duhet te qëndronin dhe të jepnin kontributin e tyre në rikthimin e skuadrës në vendin ku ajo i takon, në kampionatin e më të mirëve.

- Ku mendoni se gaboi skuadra juaj ?

- Siç thashë dhe më lart, në zbritjen e skuadrës sonë në një kampionat më poshtë , përgjegjësia bie mbi ne, por përveç kësaj në mënyrë të dukshme kanë ndikuar aleancat dhe gjykimet e njëanëshme dhe tendencioze. Përveçse kaq ne kemi patur dhe tifozërinë tonë kundër . Në vend që ata t’i kishim në krah, ndodhi e kundërta. Nëse do të kishim tifozërinë në krah kjo do të ishte një plus i madh për ne.

- Mendoni se kategori a e parë është e çështje kohe ?

- Absolutisht se po. Madje qysh në muajin Janar do të krijojmë shkëputjen nga skuadrat e tjera të grupit dhe disa javë para përfundimit të kampionatit do ta sigurojnë matematikisht kreun e grupit që do të na rikthejë në kampionatin e më të mirëve .

- Mendonit ndonjë herë që skuadra e Tiranës me një histori kaq të madhe e të respektueshem në futbollin shqiptar do të lunate në një kampionat më poshtë ?

- Asnjëherë . As nuk e mendoja një gjë të tillë. Ishte një suprizë që asnjëri prej nesh nuk e priste. Ishte një gjë e trishtueshme. Dhe - gument nuk e besoj se Tirana në sezonin e ri futbollistik do të luajë në një kategori më poshtë. Tashmë ka ardhur koha të jemi në këmbë në tokë dhe ndeshjet jo vetëm që duhet vlerësuar por duhet t’i marrim një e nga një.

- Eleminimi nga kupat e Europës, ku skuadra juaj mori pjesë në kupën Europa Leguae, ishte për ju një kafshatë që nuk kapërdihej apo ishte një formalitet që duhej mbaruar ?

- Ajo që duhet pranuar është se shorti ishte shumë i vështirë. Një pjesë e futbollistëve tanë kishin një eksperiencë të pakët në garat europiane. Nuk mjaftonte që 3-4 futbollistë të eksperiencës t’i bënin ballë një skuadër me përvojë siç ishte Makabi , por gjithsesi skuadra jonë bëri një paraqitje të mirë , me shpresë që në të ardhrmen do të bëjmë një paraqitje akoma më bindëse .

- Tashmë në vendin e Josës është Ze Maria ?

- Trajneri i ri i skuadrës është një profesionist dhe punon me shumë dëshirë me skuadrën. Ajo që duhet pranuar është se ai ka injektuar dëshirën për t‘u stërvitur dhe për të zbatuar detyrat e dhëna.

- Duke qenë se ju jeni një futbollist me eksperiencë , çfarë të rejash ka sjellë trajneri i ri ?

- Trajneri po mundohet të injektojë mentalitetin e futbollit evropian, lojën e shpejtë . Aplikon lojë sulmuese dhe mendoj se do e lojës së skuadrës sonë. Nëse skuadra do të do të fuqizohet me futbollistë cilësorë do të shihni një - tuesi. E them me bindje se qysh nga ardhja e tij, loja e skuadrës sonë ka tjetër frymarrje.

- Pavarësisht emrit që ka skuadra juaj , a e ndjen të nevojshme fuqizimin e saj me element cilësorë ?

-Sigurisht që ka nevojë. Madje përforcimet i kemi të ne nevojshme në të gjitha repartet. Një gjë e tillë do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të sajë por dhe rritjes së konkurencës brenda skuadrës.

-Tashmë prej kohësh po për - rë drejtimin e skuadrës përfaquese të Shqipërisë, ju jeni i mendimit se skuadrës sonë kombëtare i duhet një trajner i huaj ?

këtë gjë. Por nëse do të më kërkohej mendimi, unë jam për një trajner vendas . Jam pak nacionalist në këtë drejtim. Sepse vendasi është më afër realtetit dhe mentalitetit tonë .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.