Enxhi Çuku: Dita më shkon si “Kangur”

Intervista - - TELEVIZION -

Është asistentja e produksionit në serialin e ri “Kangur” dhe nga regjisori Luan Kryeziu. Është aktore, modele, moderatore por e gjen veten në të gjitha fushat ku është dashur prezen simpatike e “Kangur” na tregon jo vetëm për këtë serial por edhe për veten e saj, gjëra që as ne as ju, nuk i kemi ditur për të.

Fabjola Kuburi:- Enxhi, si ke qenë me vapën, lodhjen, xhirimet, këto kohët e fundit?

Vapa ka kohën e vet e s’kemi çfarë i bëjmë, kurse xhirimet kanë angazhime plot por deri tani po i përballoj mirë dhe pavarësisht lodhjes nuk do qahesha. Më pëlqen shumë ta kem ditën të mbushur me aktivitete ashtu siç e kam dhe këto kohë.

- Më duket se kujdesesh për zemrën tënde, ama bën të rrahë fort ajo e publikut me rolet e tua apo jo?

- Ky është qëllimi im kryesor, të përmbaj veten dhe të bëj shikuesit të emocionohen nga ajo që unë përcjell. Pastaj, se sa arrihet ky emocion duhen pyetur vetë ata dhe kjo është detyra juaj. (Buzëqesh)

- Si u gjende dhe si po ndihesh në “Kangur”?

-Dëgjova nga grupi im shoqëror që ishin hapur audi zhvillohet gjatë sezonit të verës. U interesova dhe shkova menjëherë, disa ditë pasi bëra provën, më kontaktuan që isha e zgjedhur. U lumturova jashtë mase por edhe tani sigurisht që ndihem shumë mirë dhe e vlerësuar që mund të jem pjesë e “Kangurit”.

- Cili është roli yt në këtë serial dhe a nuk është ky një impenjim shumë i madh për ty?

-Bëhet fjalë për një produksion televiziv, i cili bashkëpunon me një kompani taksie për të xhiruar kamera të fshehtë në taksi. Unë luaj asistenten e produksionit. Është goxha impenjim por i dola përsipër që do ta luaj këtë rol dhe do ti shkoj deri në fund qëllimit tim.

- Të kemi parë si aktore, si modele si moderatore. Tani, te ç’pjese të ditë-natës e quan “Kangur”?

-Çdo 24 orë tani më shkon si “Kangur”.

- Sa e vështirë është të jesh një “Kangur”? Ti sa ndihesh e tillë?

-Aq e vështirë, aq sa edhe e bukur pasi nuk më pëlqen të mbetem në një vënd. Më pëlqen të provoj veten në aktivitete të reja dhe fusha ku ndihem mirë.

- Një moment i sikletshëm dhe një tjetër shuuuuuuumë i bukur gjatë xhirimeve...!

-Xhirimet janë të mbushura me momente gazmore pasi edhe seriali e përfshin pak komendinë, kurse në momente të sikletshme për sa i përket xhirimeve deri më tani nuk jam gjendur akoma.

- don se bën për ty?

- Më pëlqen që gjithmonë të në aktrim dhe mos të ndjek një unë e bëj edhe me shumë pasion kam dramën. Dashuroj dramën deri në detaj.

- Cili ka qenë personazhi që bën pjesë tek “Kangur” që ju ka lënë pa fjalë me karakterin e tij?

- Çdo personazh ka unikalitetin e tij dhe mbetet i bukur në atë që përcjell, do preferoja mos përmendja emra.

- Do të të pyesja edhe për më të “keqin” e tij, por e di që do të thuash se nuk ka ...!

-Nuk jam tip paragjykues dhe do thoja: Nuk i quaj njerëzit që nuk më pëlqejnë të këqij. Thjesht karakteret janë të ndryshme.

- Ti ke studiuar për Marrëdhënie me Publikun, sa të ndihmon kjo degë të arrish të jesh në majë të fushave ku ke zgjedhur të punosh?

- Mund të them që nuk është shkolla që të jep gjithmonë arritje por është ndjenja brenda teje, dëshira dhe puna ajo që të realizon.

- Si i ke marrëdhëniet me aktorët e tjerë të “Kangur”? Mos më thuaj që nuk grindeni kurrë!

-Nuk grindemi sepse rolet në punë janë të ndara. Kemi nje re bërë një punë të mirë, duhet të ketë bashkëpunim, përveç faktit që unë jam natyrë paqësore.

- Ti, dukesh shumë e lidhur dhe e qetë, përmes ekranit. Kështu je edhe në realitet?

- Me ekranin jam shumë e lidhur, madje që fëmijë më pëlqente të dilja në televizor, për sa i përket natyrës time, unë jam e qetë dhe gjithmonë paraqitem duke qenë Enxhi si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

- Si e shikon të ardhmen tënde? Gjithmonë të lidhur me të?

-Me televizionin? Jo. Dua më shumë kinemanë dhe në të ardhmen do doja të isha pjesë e saj.

- Zemra jote, për kë rreh më shumë? -

Zemra ime rreh për ata që ma kthejnë dashurinë mbrapsht.

- E zënë apo e pazënë zemra jote?

- Zemra ime mbushur plot.

- Zakonisht, fama është e lidhur edhe me paraqitjen, prandaj shumë vajza bëjnë ndërhyrje plastike në fytyrë e trup. Nëse do ta ndjeje nevojën për një ndërhyrje të tillë, do ta bëje?

-Shumë njerëz bëjnë gjëra edhe të padëshiruara për të qenë sa më afër publikut por asnjëherë nuk kam menduar të ekzagjerohem e aq më tepër për të bërë ndërhyrje plastike. Ndihem mirë me veten kështu siç jam.

- Çfarë do t’i uroje vetes dhe “Kangurit” në fund të kësaj interviste?

-Qoftë një projekt i mbarë për të gjithë dhe të pasohet nga suksese të tjera. Një falënderim shkon për regjozorin Luan Kryeziu. është e

- Të më falësh që e përcaktova ngushtësisht... Ndoshta do të përshëndesësh edhe dikë tjetër në fund...!

- Do doja të përshendesja të gjithë lexuesit e kësaj gazete dhe të falenderoj gjithashtu ty për këtë intervistë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.