Si të përfitoni sa më shumë nga deti?

Intervista - - SHËNDET -

IMë në fund erdhi moment i çmuar i pushimeve . Deti do të ndryshojë humorin tonë, do të na çlodhë, do të na stërvisë trupin, por kërkon edhe kujdes. Për këtë arësye, duhet të jemi gati.

Vera shqiptare është e lidhur pazgjidhshmërisht me detin. Pa të nuk kuptohen pushimet tona. Megjithatë, nganjëherë është më mirë mirë të qëndrojmë në shezlong. Fakti që jemi të shëndetshëm, thonë ekspertët, nuk do të thotë se fuqitë tona janë të pashtershme, as që kjo përbën një ë nuk do të na ndodhë asgjë e keqe në momentin kur shijojmë detin. Mundet që noti të sjellë mirëqe - monë kërkohet kujdes. Gabimi që bëjnë shumë vetë që të futen në det menjëherë pasi kanë ngrënë ose mbivlerësimi i fuqive të tyre përbëjnë shkaqet më të shpeshta të mbytjeve. Problemet kardiologjike përbëjnë një përqindje të vogël. Të dhënat statistikore gjithashtu tregojnë se aksidentet më të shpeshta ndodhin Brenda 10 metrave nga bregu, sepse aty ndjejmë se jemi me këmbë në tokë, pra edhe më të sigurtë. Dilni nga deri nëse… …Ndjeni marrje mendsh Nëse ndjeheni jo mirë kur notoni, si marrje mendsh dhe dëshirë për të vjellë, dilni menjëherë në breg, sepse ka gjasa që zalia të shkaktojë humbje ndjenjash dhe nëse kjo ndodh në ujë, është shumë e rrezikshme. Zalinë mund ta shkaktojnë shumë faktorë: Ose jeni futur në ujë kur nuk ndjeheshit mirë, ose keni shumë kohë në ujë dhe jeni lodhur, ose keni fryrje stomaku, ose nuk keni pirë aq sa duhet lëngje, ose jeni futur në det me barkun plot. Nëse zalia shoqërohet me djersitje, gjë që nuk ndodh shpesh kur jemi në det, atëherë është një tjetër shenjë se mund të humbisni ndjenjat. Që në shenjat e para të kësaj, kërkoni ndihmë menjëherë nga notuesit që keni pranë. Cilado qoftë arësyeja, sapo të dilni nga deti shtrihuni në një vend me hije derisa të ndjeheni më mirë.

…ju dhemb ndonjë pjesë e trupit

Një dhimbje e papritur në gjoks duhet t’ju shqetësojë dhe t’ju shtyjë të dilni menjëherë nga uji, sepse mund të jetë shenjë infarkti, ose ndonjë problem zemre. Fakti që nuk vuani nga zemra nuk duhet t’ju bëjë ta neglizhoni këtë fakt, sepse të gjithë jemi mirë ë të sëmuremi. Për këtë arësye dilni nga deti pa hyrë në panik dhe përpiquni të kërkoni ndihmë mjekësore. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe kur ndjeni takikardi, aritmi dhe ndonjë rrahje të pazakonshme zemre. Kur ndodh diçka e tillë në det, në shumicën e rasteve shkaktohet nga lodhja dhe stërmundimi, nëse keni notuar me fuqi dhe për një kohë të gjatë. Sido që të jetë, në çdo rast, duhet të siguroheni. Nëse ndjeni dhimbje në bark, shkaktar mund të jetë ftohja e barkut nga kontakti për një kohë të gjatë me ujin e ftohtë, por mund të jetë edhe ndonjë gur në veshka apo tëmth, ose ndonjë spazmë koliti. Jo rrallë, infarkti i miokardit shfaqet me dhimbje në stomak dhe në këtë rast duhet ta ndërprisni sa më shpejt notin. …pësoni ngërç NgërçI është një aksident i zakonshëm , i cili vihet re kryesisht gjatë notit, në ndonjë pjesë të trupit (më shpesh në këmbë) dhe ai zgjat vetëm disa sekonda. Megjithatë, ka raste kur ngërçI jo vetëm që zgjat shumë më tepër, por shtrihet në të gjithë trupin. Për këtë arësye, mos rrezikoni. Së pari mos u fusni në panik. Nëse ngërçI ju ka kapur këmbën, më lëvizje të buta duarsh, me not me bark apo kurriz, dilni në breg. Nëse ngrëçI ju ka kapur duart, dilni duke bërë not ngadalë me këmbë. …ju merret fryma Mungesa e frymës është problem i mushkërive. Shpesh njerëzit ndjejnë sikur u mungon ajri dhe ndjejnë nevojën të marrin frymë thellë që të ndjehen më mirë. Marrja e frymës mund të jetë një shenjë klasike e neurozës së shkaktuar nga ankthi, kriza e panikut, frika dhe stresi i fortë, por mund të ketë lidhje edhe me funksionimin e zemrës. Në shumicën e rasteve kjo gjë në det shkaktohet nga lodhja, ose noti në ujë të ftohtë, ose gëlltitja e ujit të detit. Sido që të jetë, pasi të dilni nga deti, është mirë të këshilloheni me ndonjë mjek. …keni të dridhura Të dridhurat që shoqërohen edhe me rrënqethje të lëkurës janë akoma një shenjë që duhet t’ju bëjnë të dilni nga deti. Mund të shkaktohet nga qëndrimi për shumë kohë në det, ose kur uji i detit është shumë i ftohtë. Në të dyja rastet, të dridhurat tregojnë se trupi juaj ë humbasë më shumë ngrohtësi se ç‘duhet dhe, nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur dhe qëndroni ende në det, do ta torturoni më shumë trupin tuaj, gjë që mund të shkaktojë zali dhe të vjella. Edhe buzët e nxira janë një shenjë se duhet të dilni menjëherë nga deti. Në ë stuhi dhe deti ë tundet, nuk duhet t’ju kapë paniku, as të ë luftoni kundër dallgëve. Nuk duhet të notoni kundër dallgëve, por të ndiqni drejtimin e tyre. Lëreni pra dallgët t’ju çojnë aty ku duan pa bërë lëvizje të fuqishme, sepse ato drejtohen për nga bregu. Respektoni kushtet e mëposhtme për t’u larë në det Çfarë të hani dhe kur? Normalisht nuk duhet të futeni në det nëse nuk kanë kaluar 2.5-3 orë nga vakti i fundit, ose nëse keni konsumuar alkool, ose kur jeni pa qejf dhe të lodhur. Stomaku plot e bën notin të rrezikshëm, sepse zemra detyrohet të punojë si për tretjen e ushqimit, ashtu edhe që trupi të ndjekë ritmet e notit, si pasojë rrezikoni t’ju bjerë të gjë që është e rrezikshme në det, sepse mund të mbyteni. Sigurisht, nuk është as mirë të notoni me stomakun krejt bosh, sepse mund të rraskapiteni. Kujdesuni pra të keni ngrënë diçka të lehtë para se të futeni në det (një copë bukë të thekur, një frutë, pak çokollatë, etj). Edhe konsumimi i pijeve alkoolike para se të futeni në det nuk është i këshillueshëm, sepse pakëson në mënyrë të Si të hyni në det? Evitoni hyrjen e menjershme në det kur uji është i ftohtë, sepse mund të shkjaktojë shok në trupin tuaj pas një qëndrimi të gjatë në diell, sepse ndryshimi menjëhershëm i temperaturës ju bën të ndjeheni keq. Futjen në ujë duhet ta bëni ngadalë, që të mësohet trupi me temperaturat e ulëta. Sa orë të qëndroni në det? Kjo është çështje e fuqive të secilit. Sigurisht, nuk duhet ta teproni, sepse qëndrimi gjatë në ujë mund të shkaktojë mpirje gjymtyrësh, të dridhura dhe nxirje buze. Nëse ndjeni ndonjë prej këtyre, siç e thamë edhe më lart, duhet të dilni menjëherë nga deti. Mund të bëjmë not natën? Është mirë të evitoni larjen natën, qoftë edhe me dritën e hënës së plotë. Kjo mund të paraqesë rreziqe, sepse fushëpamja është e ku ë humbisni lehtë orientimin. Deti bën mirë për: Lëkurën. Uji i detit, pikëri- sht sepse përmban kripë, bën mirë për shumë sëmundje lëkure, si për aknen, bën dezinfektimin e plagëve (sidomos të lëngshme), falë veprimit të tij antimikrobik dhe rindërtues dhe pë ë shkaktohen mbi lëkurë në disa forma të psoriazës, ose ekzemës. Në fund, për shkak se pakëson yndyrën në lëkurë, përmirëson edhe dermatitin e gjendrave të yndyrës.

Humorin. Ekspozimi në diell, por edhe banjot në det shtojnë en rregullon sekretimin e hormoneve dhe me kalimin e kohës edhe humorin.

Artritin. Ju që vuani nga artriti e dini se banjot në det janë shumë të mira për stërvitjen e trupit, sepse nuk sforcohen kyçet, por edhe në rastet e tjera të ës. Njëkohësisht, noti pakëson dhimbjet e shkaktuara nga artriti, sepse pakësohet ngurtësimi i kyçeve, që është shkaktari i tyre. Sigurisht, është e rëndësishme të mos notoni në ujë shumë të ftohtë, sepse i ftohti mund të sjellë efekte të kundërta, pra të shtojë dhimbjet.

ëmbëve. Ecni në det që të - ni një vend me rërë poshtë dhe ku thellësia shtohet gradualisht. Hyni në ujë deri në lartësinë e kyçeve të këmbë ë ecni duke bërë zigzage, derisa uji të arrijë lartësinë e kofshëve, pastaj kthehuni përsëri nga u nisët. Në çdo hap, shkelni më parë me thembër, pastaj me shputë. Lëvizini edhe duart bashkë me këmbët dhe përsëriteni këtë ushtrim sa herë që futeni në det.

Sinuzitin. Kur uji me kripë kalon nëpër hundë, ajo pastrohet dhe hunda merr frymë më lirisht. Kështu përmirësohen raste si sinuziti apo riniti kronik dhe lehtësohet frymëmarrja nga hunda, që është edhe më ë këtë mënyrë ajri lagështohet, ngrohet ë hyjë në sistemin e frymëmarrjes.

Dhimbjet e muskujve. Nëse ju dhemb qafa, bëni not me bark, apo shpinë, sepse me këto pozicione qafa qëndron drejt. Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e mesit, noti është duhet të stërviteni në fazën akute të problemit, në të cilën kërkohet çlodhje. Kur dhimbja të ketë kaluar, është mirë të zgjidhni notin si m forcimin e muskujve të mesit, pa dëmtuar rruazat dhe disqet e shtyllës kurrizore. Nëse keni dhimbje kronike të muskujve të shpinës, bëni ushtrojnë shpatullat. Nëse ju dhembin shpesh këmbët, bëni not krol që të forconi kofshët dhe ijet dhe me stil të lirë, ose mbrapsh për gjunjët. Kujdes, uji i detit nuk duhet të jetë shumë i ftohtë, sepse mund të bëjë efektin e kundërt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.