Silvi Dollapi: Në Maldive me…

Intervista - - MUZIKË -

Ajo ka qenë gjithmonë prurëse e këngëve të reja popullore dhe turbofolk. Ka vite që këndon. Sidomos live dhe kënga që i ka rezistuar kohës ka qenë dueti me bullgarin Çiko, “Aman Aman”. Silvi Dollapi, ka sjellë shumë e shumë këngë të tjera dhe këtë po bën edhe tani, shumë shpejt do prezantojë klipin e ri të sajin “Festojna na”. Pas këtij projekti, ajo do niset për Maldive e më pas në Santorini, ku edhe do bëjë pushimet e kësaj vere. Se me kë do shkojë atje, lexoni më poshtë…!

Fabjola Kuburi:- Një klip i ri është në ardhje me aq sa di unë apo jo Silvi…?

Silvi Dollapi:- Po, ju dini gjithmonë gjithçka.(QEsh) Është e vërtetë që për pak ditë do sjell edhe klipin tim të ri, të titulluar “Festojna na”, është një këngë që është realizuar në studion e Xoxo, domethenë me gjithçka është marrë ai. Klipin do ta keni shumë shpejt në ekran. Uroj që të më mbështesin, ashtu siç më kanë mbështetur deri sot.

- Cili është njeriu që të frymëzon çdo moment dhe që falëndërimet për sukseset e tua i shkojnë vetëm atij/asaj??

- Familja ime, vajza ime Chiara, më jep qetësinë dhe mbështetjen që më duhet për të qenë sa më produktive, por njeriu që më frymëzon dhe më ndihmon më shumë në përzgjedhjet e materialeve të duhura për mua, është vajza ime.

- Ti je një këngëtare me një karrierë muzikore live relativisht të gjatë, dhe kjo bën që edhe axhenda jote të jetë e zënë. Çfarë kriteri shërben për përzgjedhjen e aktiviteteve ku je e ftuar për të kënduar?

- Zakonisht, kriter bazë është të performoj live në aktivitete, nuk përshtatem aspak me të kënduarit playback, pastaj sigurisht përzgjedh vendet ku punoj dhe instrumentistët që më shoqërojnë. Kur kthej kokën mbrapa shoh që karriera ime ka ardhur në rritje dhe sot punoj me muzikantë që kanë bërë histori në muzikën shqiptare dhe jam e kënaqur që kam qenë e kujdesshme në hapat e mi.

- Ku ka qenë më tepër e përqëndruar puna jote këto kohë?

- Sigurisht që puna ime ka qenë e përqëndruar në të kënduarit live dhe në këngët dhe klipet e reja.

- Si janë fundjavat e tua? Si do të ishte fundjava jote e preferuar?

- Fundjava ime, ka vite që do të thotë punë në fakt por puna jonë është e bukur sepse jemi gjithmonë në party, ndërsa fundjava ideale dhe ndryshe nga e zakonshmja për mua do ishte relax pranë rërës së bardhë në Maldive,që do iki shumë shpejt.

- Do ikësh në Maldive? Më kë?

- Me vajzën time. Më pas edhe në Santorini. Ky është itinerari i pushimeve të mija për këtë verë.

- Pëlqen më shumë të bësh apo të të bëjnë komplimenta?

- Të të bëjnë kompimenta është bukur por është më bukur të jesh me këmbë në tokë, Më pëlqen edhe të bëj komplimenta.

- Të është dashur të dalësh ndonjëherë pa grim në skenë? Në ç’rast do ta bëje?

- Pa grim asnjëherë, por me një grim fare të lehtë, po. Më pëlqen që në çdo rast të jem e përgatitur mirë si në veshje ashtu edhe - tatshmëri me performancën.

- Sa kohë të ka marrë vendimi më i vështirë në jetën tënde?

- Mendoj që njeriu thellëthellë e di gjithmonë, çfarë duhet të bëjë dhe nuk i duhet shumë të mendohet

- Cila është gjëja më me vlerë që ke bërë se fundmi për veten ose për dikë tjetër, për të cilën ndihesh krenare?

- Gjërat që bën për të tjerët nuk përmenden. Nëse i bën me zemër, duhet të qëndrojnë po aty në zemër.

- Cila është ajo që që do të hezitoje ta tregoje publikisht?

- Hezitoj të përgjigjem... (Buzëqesh)

- Sa e lehtë apo e vështirë është të menaxhohet performanca vokale dhe publiku përballë?

- Nuk është aspak e vështirë, nëse gjithçka të vjen natyrale dhe me thjeshtësi mua më pëlqen të përfshij dhe t’i vlerësoj të gjithë njësoj, si ata në rreshtin e parë ashtu edhe ata në fund fare dhe kur ata të përgjigjen kënaqësia është e madhe

- Po të kishe një kopje tënden të dytë, për çfarë do ta “shfrytëzoje”?

- Oh, sa herë kam dashur të kisha një të tillë të më zëvendësonte në punë (qesh) Sidomos kur nga impenjimet e mija, jam e detyruar të mungoj edhe në eventet më të rëndësishme të njerëzve të mi më të afërt, por prapë, kur e mendoj, nuk besoj që do më hynte në punë. Unë, sigurisht dua ti përjetoj vetë gjërat, në asnjë mënyrë nuk do i dhuroja askujt momente të jetës qofshin ato të rëndësishme apo të thjeshta. As kopjes sime! Vetem për diçka do e shfrytëzoja. (Qesh) Të më gatuante meqë nuk e bëj dot çdo ditë.

- Ti apo Chiara keni më shumë veshje ?

- Kam frikë se Chiara po ma kalon në këtë drejtim. (Buzëqesh)

- Me çfarë fryme e ke rritur vajzën?

- Me gjithçka që është e denjë dhe e drejtë për një njeri.

- Jeta është treguar bujare me ty apo ti ke marrë me këmbëngulje gjithçka ke dashur prej saj?

- Ndoshta fati ka patur ndikimin e tij, por edhe unë nuk jam munduar më pak. Fati më i madh për mua është që kam bërë punën që kam dashur, që më ka pëlqyer të bëj. Pra, e kam gjetur veten në çfarë kam bërë, por jam e lumtur që edhe fati ka bërë punën e vet.

- Projekte që presin të realizohen?

- Për sa i përket projekteve të mija personale, ua thashë shumë shpejt do sjell klipin e ri, dhe pas tij kam nevojë urgjente për pak kohë me vajzën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.