Bëra dashuri me detin

Intervista - - POEZI -

Ecja këmbë zbathur,mbi rërën e nxehtë, Aty buzë detit,ku puth rëra bregun. Me këmbët e mia prekja buzët e tij, Kish buzë të njoma me kripë,ishte i etur. Deti i nxehur,i dehur,epshor, Në krahë me mori si të dashurën që ndjen, Ndjeva përkëdheljen,puthte trupin tim, Vehten lashë të lirë,me magjinë e tij.!! Dielli ziliqar nga lart buzëqeshte, Mbi det ishte prehur,kënaqësi ndjente, Me sytë e mi mbyllur,mes dallgësh ëndërroja, Bëra dashuri me detin,ish kaq ëmbël,e ndjeja,e doja. Era dallgën ngrinte,përshkonte ndjesitë e mia Kisha humbur në dehje,në epsh isha mpirë, Bëra dashuri me detin,jam e dashura e tij.!!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.