U ndava me burrin pas 6 javësh martesë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Të nderuar lexues dhe ju letërshkrues! I lexoj vazhdimisht historitë tuaja në gazetën “Intervista” dhe ndihem keq për hallet e për shansin e keq që secilit prej jush i ka rënë të përplaset me monstrat që na rrethojnë. Edhe mua më ra të përplasesha me një monstër kur isha në lule të moshës.

Kam lindur dhe jam rritur në një qytet në veri të Shqipërisë. Babai im vdiq kur ishte shumë i ri, në moshën dyzet e dy vjeçare nga një aksident tragjik edhe për tetë persona të tjerë të cilët ishin në atë makinë. Kur vdiq babai mamaja ime ishte tridhjetë e pesë vjeçe dhe me tre fëmijë për të rritur. Vëllai i madh ishte katërmbëdhjetë vjeç, unë isha njëmbëdhjetë vjeç dhe motra e vogël ishte shtatë vjeçe. Mamaja ime ishte në punë shteteti por një rrogë nuk dilte asgjë për të rritur tre fëmijë dhe siç e kemi zakon neve brenda vitit të vdekjes i duhej bërë varri babit. Dy vëllezërit dhe motra e babit nuk ishin keq ekonomikisht, por nuk bënë as përçapjen më të vogël t’i thonin mamasë të paktën t’i jepnin para borxh për ta mbyllur edhe një vjetorin e babait. Prindërit e mamasë morën gjysmën e lekëve borxh te një kushëriri i tyre dhe na i dhanë me afatin e për t’i paguar pas dy vitesh. Për mamanë time kjo ishte sikur t’ia kishin falur ato para.

E mbaj mend në atë kohë mamaja cdo mëngjes porosiste vëllain të na linte neve secilën në shkollën e vet ndërsa na bënte gati e dilnim të tre njëkohësisht nga shtëpia. Sigurisht në ktheheshim më parë dhe drekën zakonisht e shtroja unë sepse unë isha më e madhja. Vëllai është tip nursëzi, ka patur vetëm një shok në sh nuk grindej edhe kur supa ishte ose e ftohtë ose e valuar ndërsa unë vija pjatat në tavolinë. Më shihte që tundesha si shelgu ndërsa mbaja pjatat e i vinte gjynah të më bërtiste apo hidhte romuze. Ndërsa mamaja sapo kthehej nga puna dhe pothuajse gjysmen e natës e kalonte dukë thurur triko me lekë, për gratë e lagjes.

Kështu mes gjithë atyre halleve që kishte mamaja për të na rritur dajat na bënin çdo vit dhuratë librat e mjetet e shkollës. Mua zakonisht më blinin edhe çantë sepse isha me të gjitha dhjeta. Kishte gjashtë vite që babai kishte vdekur, vëllai i madh ishte rritur e bërë njëzet. Kishte shkuar dy herë në Greqi me dajën. E mer- rte daja me vete kur ikte sepse ata ikin grup shokësh dhe ishte më i sigurt, sigurisht ata iknin malit në këmbë. Të dyja herët kishte ndenjur nga gjashtë muaj dhe kishte sjellë goxha para në shtëpi. Në atë kohë ndërmarrja ku punonte mamaja u mbyll dhe mamaja mbeti pa punë.

Unë isha bërë tetëmbëdhjetë vjeç dhe për të shkuar në fakultet as nuk bëhej fjalë. Verën që kisha mbaruar shkollën e mesme punova me një grup francezësh që erdhën në qytetin tonë. Unë, djalit e komshiut tonë Elidoni dhe Bruna që ishim në të njëtën klasë kishim qenë shumë mirë në frëngjisht dhe dy muajt e verës shoqëruam francezët. Lumturohesha çdo të shtunë kur më paguanin për punën e javës dhe ndihesha si e rritur sepse po oja diçka në shtëpi. Por vera mbaroi dhe iu ktheva rutinës së punëve të shtëpisë. Halla ime e madhe vinte shpesh të na shihte. Nëse do rrinte një natë ajo gjysmën e natës e kalonte duke qarë për babain. Nëse rrinte dy netë njërën natë e kalonte duke qarë. Një ditë ndërsa bëhej gati për të ikur se do vinte i shoqi për ta marrë i tha mamasë mes lotëve:

-Nuk qaj vetëm pse ka vdekur im vëlla, por qaj edhe pse nuk të ndihmoj dot me asgjë ty për fëmijët. Ti e di si është G., kurrnac. Do kisha pas qef të kisha paguar shkollën e vajzës meqë ka mësuar, po iku për sivjet kjo punë.

-S’ka gjë, - i tha mamaja. –Ne e njohim G., si është, s’të vë faj. Po hajde të bëjmë drekën se vjen G., e ai është furtuna s’ka kohë të na presë e turpërohem unë pastaj.

E kështu të dyja bënë drekën gati, kur në derë ia behu G. Ishte më i qeshur se zakonisht. Kishte sjellë një cokollatë të madhe motrës së vogël.

Unë u bëra kafet, ndërsa ata bënin muhabet. Në muhabet e sipër burri i hallës i tha mamasë:

-Po sikur të ndërhyja për një djalë të mirë për M., se tashmë u rrit, pastaj vajza lind në shpi të huaj e shkon në shpi të vet thonë pleqtë.

-Po vajza është rritur, -tha mamaja, - edhe në shkollë nuk kam mundësi ta çoj kështu duhet t’i kthehem martesës.

-Po ja, po mendoja për djalin e motrës time. Ata janë mirë ekonomikisht, ai është më i madhi dhe ka shkuar nja tre herë në Greqi për të bërë lekët e të blejë një shtëpi në qytet. Është djalë punëtor, djalë për shpi. Nuk është shumë i bukur si M., por burri nuk shihet për bukuri.

-Ta mendojmë një herë, pastaj a do i pëlqejë M., nipit tënd, - dhe e la me kaq se nuk dinte c’të thoshte. Më vonë hëngrëm drekë dhe kur halla me burrin e saj u ngritën për të ikur G., tha:

-Atëherë kësaj jave po vi unë me atë nipin tim e të takohen një herë këta ta shohin njëri-tjetrin. Mos të martohen më kokë në thes si ne dikur. Ai javën tjetër do ikë edhe një herë në Greqi për ndonjë dorë tjetër lekësh për shtëpinë.

Halla dhe G., ikën atë ditë dhe erdhën pas tri ditësh bashkë me nipin. Sigurisht erdhën në shtëpi. Derën e hapa unë pa e ditur kush është dhe më mbuloi turpi e djersë të ftohta.

Është një pozicion i tmerrshëm ku të duket vetja sikur je një plackë e të vlerësojnë. Nejse V., nipit të burrit të hallës i shkëlqyen sytë kur G., tha direkt:

-Ja e shikon, do bëhet ky muhabet, edhe derën e hapi vetë M.

Ata hynë brenda, mamaja e vëllai ishin në kuzhinë me ta e bënin muhabet. Unë u detyrova t’i qerasja e të bëja kafet. Atë ditë ndenjën pëer drekë dhe dajë e nip u morën vesh që unë u kisha pëlqyer. Dhe tani ata do prisnin përgjigjen tonë. Pas dreke kur ikën, mamaja më pyeti:

-Si t’u duk?

(Vazhdon javen tjeter)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.