Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Çfarë është kjo puna e këtyre shisheve të riciklueshme që të bën keq? Mendoni se është e vërtetë se na ka zënë frika të pijmë ujë. Joli

-Jeta ndonjëherë më duket si amballazh për të mbështjell dashurinë, ju si mendoni? Luli

- Kohët e fundit është diskutuar shumë nëpër media rrahja e gazetarit, ju ç’mendim keni është e drejtë kjo?

- Si i kaloni pasditet tuaja këto ditë që edhe vapa nuk durohet, në shtëpi duke parë tenenovela, duke dalë me shoqërinë apo diçka tjetër? -Ku do preferonit ti kalonit pushimet verore dhe pse? Ai ka mposhtur armikun e tij më të madh! Sa i besoni kësaj shprehjeje?

-Nëse personi që ju doni më shumë ju kërkon të ndaheni si do reagonit? Unë s’do e vrisja mendjen fare përderisa do të iki nga unë. Kristi

- Do e pyesja për çfarë arsye dhe do e lija të ikte atje ku dëshiron. Kristi

-Ndarja vjen nga disa shkaqe dhe do kërkoja arsyet. Reni

- Nëse do dua shumë një person supozohet edhe që më do kështu që s’ka pse të vijë ndarja kot. Elvira

-Asnjë nuk mbahet me zor dhe pa dëshirë sot, nëse dikush e ka ndarë mendjen për t’u larguar lëre të iki më mirë se sa harxhon kohën kot. Dejvis

- S’do bëja asgjë, thjesht do ecja përpara dhe s’do më interesonte më asgjë. Rashela

-Mua më duket sikur shqiptarët vuajn vetëm për makina të shtrenjta dhe për bukë është e vërtetë? Linda

- Eh, në fakt të tërë shqiptarët e kanë në mendje mendjemadhësinë edhe pse me barkun bosh në një farë mënyre! Elena

- P**dhët e mëdhaja grisin brekët e reja, më falni për shprehjen por kështu e thotë populli. Jemi qënie që vetveten e shkatërrojmë. Mariglen

- E vërtetë! Më tregon një shok që daja i tij i hedh dy mijë lekë naftë X6 vetëm për të bërë një xhiro e pastaj ikën në shtëpi! Martin

- Vuajnë edhe nga inferioriteti. Ani

- Vuajnë për tru dhe për seks. Erkeni

- Jo, e ke shumë gabim sepse vuajnë edhe për Iphone. Eno

-Ç’mendim keni për ata njerëz që pijnë, pijnë nga qe

-Mendoj se të pish është vesi më i shëmtuar dhe mos të rëntë në derë një pijanec. Geri

-Ka njerëz që e pira i është bërë ves dhe nuk mund të jetojnë dot pa pirë. Mikael

-Pija kthehet në një sëmundje të pashërueshme duhet të kontrollojmë veten përpara se të bëhemi vartës të pije,s e cila na kthen në njerëz ordinerë. Ersi

-I urrej njerëzit që pijnë dhe nuk mendoj se pijnë nga halli se nuk është aspak hall të degradohesh. Stelina

-Ça halli mund të jetë më i madh se të legenosesh nëpër rrugë dhe të ta bëjnë të gjithë me gisht. Marsi

-Është shumë e thjeshtë për ne të gjykojmë dikë pa e ditur se çfarë ka. Elio

-Ka njerëz që nuk e durojnë dot realitetin e hidhur dhe ngushëllohen në pije dhe po mendoj se është e vërtetë që ka njerëz sa të duash që pijnë nga halli por këtu nuk do veçoja ato që pijnë për qejf e që bëhen si palaço. Miranda

-Miqësia, ajo e vërteta nuk shuhet kurrë. Ndryshon, transformohet, mund të shkëputet për pak kohë por nëse është e vërtetë ajo vazhdon, mendoni dhe ju kështu? Dea

- Miqësia ekzistonte dikur kur interesi ishte zero ndërsa tani s’ka më miqësi të sinqertë. Ardi

- E vërtetë! Miqësia e bazuar në sinqeritet e jashtë interesit nuk shuhet kurrë. Martin

- Miqësia e vërtetë nuk ka zënka. Anna

-Ata që e dijnë kuptimin dhe e vlerësojnë miqësinë nuk zihen kurrë apo të shkëputen. Sara

-Shumë pak ka miq sot por unë mendoj që nëse ekziston një miqësi e vërtetë ajo nuk shkëputet për asnjë arsye në botë. Mirsald

- Miqësia e vërtetë është si një copëz diamandi 0.5 karatsh por që ka një vlerë kaq shumë të madhe. Tasha

-A duhet ta braktisim një person për një gabim të vetëm apo duhet ti japim edhe një mundësi? Klajdi

-Varet nga gabimi që mund të ketë bërë, nëse gabimi është i vogël duhet ta falim por nëse është i madh mendoj që nuk duhet.

-Të gjithë bëjmë gabime dhe nuk mund të braktisim dikë qoftë për një gabim. Klevi

-Nëse gabimi ka qene më tendencë nuk do i jepja asnjë mundësi por nëse e ka bërë padashje sigurisht që do e falje dhe do jepja mundësinë. Marien

-Ka njerëz të këqij dhe dashalig që i bëjnë gjërat vetëm për ti bërë keq njerëzve dhe këta kurrë nuk do e meritonin një mundësi të dytë. Rudina

-Jam tip që fal shumë por nëse shoh që m’a ke me hile më mirë do ishte të largoheshe vetë dhe mos ta çoje nëpër mend mundësinë. Ëngjëllushe

-Njerëz pa të meta dhe gabime s’ka por çdo gjë duhet të ketë një limit të caktuar se nëse kalon limit nuk ka as kthim më mbrapa. Linda

-Çfarë duhet të përdorim që edhe të nxihemi edhe të mos digjemi. Unë çfarë s’kam përdorur por jam djegur. Eda

- Duhet me patjetër të përdorësh kremra. Eldi

-Njerëzit e bardhë shumë nuk duhet të ekspozohen ndaj diellit. Danjel

-Qëndrimi në diell për një afat të gjatë kohe bën dëm për lëkurën. Ginseld

-Unë jam shumë e bardhë dhe duke qëndruar në diell përveç se jam djegur edhe më janë krijuar nishane që e urrej këtë fakt. Elda

-Shqiptarët duan ta bëjnë plazhin në një ditë dhe të nxihen menjëherë por çdo gjë bëhet gradualisht nuk mund të rrish tërë ditën në diell sepse i bën dëm vetes dhe lëkurës, plus dielli edhe të trullos dhe nuk është aspak i shëndetshëm. Mirela

-Pse nuk ka sinqeritet në shoqëri? Ka nevojë njeriu për një mik apo shok por po i the një fjalë, nesër muhabeti ka marrë dhenë. Pse janë bërë kështu njerëzit?

-Ka shoqëri të vërtetë. Atë duhet ta zgjedhësh ti. Disa kuptojnë se sa më shumë miq të ketë aq më mirë është. Gabohen, se pastaj sdi robi të dalloj kush është miku e kush armiku. Irisi

- Kështu janë njerëzit. Bëhu i zoti në jetë që mos t’ja kesh edhe ti interesin të tjerëve.

- Sepse ka humbur fjala sinqeritet, shoqëri e të gjitha dhe ka ardhur koha e interesit. Sot nuk ka nevojë njeri më për fjalë e për muhabet ku të qash një hall e të qeshësh për diçka. Sot ka ardhur koha e materializmit. Arjan

-Për disa “shokë” më shumë vlen këmisha se loti i tjetrit. Luan

- Është shumë e vërtetë, njeriu kur është i ngarkuar normal që do shkarkohet ke një mik apo shok por nga një fjalë qe i thua ti ai bën 5. Rindi

-Sot shiko drejtimin tënd se nuk të nxjerr nga balta shoqëria jo, janë për interes sot të gjithë.

- Sot moj motër nuk gjen dot një shok apo shoqe që ta kesh tamam si shok! Nuk e di sikur është një virus ky që i është ngjitur njerëzve Mondi

-Të falësh dikë, nuk do të thotë se ke falur sjelljen e tij. Nuk do të thotë se ke harruar mënyrën që të ka lënduar e as në mendje mos ta çoj se mund të lëndoj përsëri. Të falësh, do të thotë të bësh paqe me gjithçka ka ndodhur. Mendoni dhe ju kështu?

- Falja është virtyt që vetëm ata me shpirt të madh e kanë. Ireta

- Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore. Pamela

- Më fal, më fal u bë si buka me djathë. Një herë, dy herë tolerohet por jo më shumë se i del boja. Muçi

- Unë them që kërkoj falje kur e kam gabim, fal kur është për të falur dhe hakmerrem kur është e nevojshme. Alexi

- Kush fal mendoj që është shumë më i fortë se një njeri që nuk fal. Enxhi

-Edhe falja e ka një limit por varet nga situata. Denis

-Unë preferoj mos të fal dhe nuk dua as të më falin. Armando

-Jemi një shoqëri plot me gabime, ashtu siç ne gabojmë dhe duan të falin ashtu edhe duhet të falim mendoj. Olvi

-Nëse një gabim është i pa qëllimshëm e fal por kur e shoh që ma kanë me djallëzi jo. Frenkli

-Koka e pritur nuk falet i thonë një shprehje, më e mirë është të falësh sepse shpëton dhe veten dhe e ke ndërgjegjen të qetë. Amantja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.