Pyetje për instruktorin A kthehet dhjami në muskul?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

DY SHQIPONJAT Përshëndetje, kam parë në ëndërr dy shqiponja sikur po ndiqnin disa njerëz por pastaj më erdhën dhe mua. Kisha frikën e dy fëmijëve sepse i kisha me vete. Kur mu afruan fillova të shkundja disa lisa për ti trembur.

Përshëndetje e dashur! Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra të njerëzimit. Ajo shihet si simboli i gjendjes shpirtërore. Në rastin tuaj ajo vjen në ëndërr pasi ju jeni e shqetësuar për gjendjen e fëmijëve tuaj dhe dy shqiponjat paralajmëron që duhet të keni kujdes. Edhe shkundja e lisit tregon forcën tuaj të brendshme që keni për të mbrojtur me çdo kush fëmijët tuaj. Trego guxim dhe mos u durëzo. Të uroj gjithë të mirat dhe faleminderit që na shkruat. JAM E MARTUAR POR DASHUROJ NJË

TJETËR Unë jam e martuar dhe jam e dashuruar me dikë tjetër. Jetoj në të njëjtën lagje me të dhe kam 4 vite që shoh në ëndërr sikur iki në shtëpinë e atij që dua, futem aty dhe në raste të rralla ja shoh fytyrën dhe njerëzit aty. Ndihem mirë kur shkoj aty sepse në jetën e përditshme nuk kam kontakt as me familjarët e tij dhe as me vetë personin. Ju lutem si mund të ma shpjegoni këtë?

Kjo ëndërr ju shpjegon se është pak e vështirë të krijohen disa lloj marrëdhëniesh por ju si kuptoni. Në të njëjtën kohë jam dakort që edhe zemra nuk urdhërohet dot për ndjenjat e saj Disa ëndrra na i plotësojnë dëshirën. Ti ke frikë nga reagimi i njerëzve por brenda teje je mjaft realizuese. Ëndrra tregon që ti dëshiron ta fshish këtë person nga mendja ndaj dhe nuk e merr guximin që ti flasësh por mbase në të ardhmen ju mund të afroheni bashkë dhe nuk do keni pengesa për të qenë miq të mirë. FALLXHORJA Jam një vajzë 38 vjeçare dhe jetoj në Kanada. Kam parë në ëndërr babain tim sikur flisja në skype me të. E pyeta se çfarë kishte sepse m’u duk i mërzitur dhe ai m’u përgjigj se kishte qenë në një fallxhore. Fallxhorja i kishte thënë se ditën e shtunë do të iki djali me gjithë kalë. Unë u ngrita e trembur dhe pashë kalendarin. Çfarë do të thotë kjo?

Ju jeni larg dhe babai juaj është shumë njeri i dashur. Babai është në merak për ju dhe ky mesazh atë ju përcjell. Këtë e tregon edhe dita e shtunë që zakonisht është ditë pushimi dhe juve ju vjen një mesazh. Kali personifikon marrëdhënien tuaj dhe babai në skype dëshiron të të heqi mërzin sepse gjëra të mira do të vijnë dhe një dit do njohësh dikë. PESHQIT E VERDHË Përshëndetje, kam parë në ëndërr sikur isha në shtëpinë time në fshat e cila ishte plot me ujë të turbullt dhe aty notonin peshq të verdhë të cilët ishin me trup të plotë por edhe me trupa gjysëm. Pastaj këta peshq unë i hodha në rrugë e cila ishte shndërruar në lumë dhe unë notoja për ti kapur sërisht. Çfarë domethënie mund të ketë kjo?

E tërë kjo situatë që keni shpjeguar ka të bëjë me disa preokupime por që ju vetë jeni të shqetësuar. Kjo ka lidhje më shumë me shqetësimet ekonomike. Ndërsa në fund që ju notoni për të kapur peshqit do të thotë se ju po përpiqeni shumë për të siguruar të ardhurat. Çdo gjë duhet ta menaxhoni mirë. Duhet të ecësh dhe të luftosh brenda normave të jetës.

- Jam një vajzë që kam dëgjuar se dhjami kthehet në muskul. Dua të di nëse është e vërtetë kjo gjë sepse unë dua të shkoj në palestër dhe kjo gjë më pengon. Në fund të fundit, dua të jem femër dhe të mos kem muskuj të ekzagjeruar.

Skerdi Pasha inst r u k t o r, Royal Fitness Club , Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:Përshëndetje! Kthimi i dhjamit në muskul është një koncept i gabuar. Dhjami është në organizmin tonë pë - gjike si përshembull rezervë energjie dhe muskuli jonë është në organizëm për disa funksione të tjera të ndërtimit të organeve (muskujt e lëmuar) dhe kryerjen e lëvizjes (muskujt skeletik).

Natyra e ka krijuar femrën me pak më shumë dhjam se mashkulli. Pra, femra ka më shumë ind dhjamor dhe kjo jo pa arsye sepse ky ind dhjamor i jep feminilitet femrës. Unë jam dakort me ty që ti të bësh palestër, të to ruash feminilitetin tënd. Mos u ngatërro nga fotot dhe videot që qarkullojnë nëpër internet me mode - sit. Këto modele përdorin substanca ku ë raportet hormonale në organizëm, gjë që është shumë e dëmshme. Pra, nëse ju shkoni në palestër duhet të bëni ushtrime me ngarkesë të moderuar

duke ju nënshtruar instruksioneve të profesionistit aty. Duke u ushqyer shëndetshëm ju do bëni humbur hijeshinë tuaj si femër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.