Të mësosh rusisht në Tiranë...

Me Viktoria Silaeva, mësuese e gjuhës ruse në Tiranë

Intervista - - SOCIALE -

Artan Kristo: - Para disa -

- Po, është e vërtetë. Kurset e gjuhës ruse kanë 2 vjet, që zhvillohen me mbështetjen e fondacionit «Bota Ruse» dhe bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri. Nëse vitin e parë numri i kursantëve nuk ka qenë i madh, përafërsisht 50 persona, në vitin e dytë numri i tyre u rrit ndjeshëm. Sot në kurse studiojnë më shumë se 300 persona.

Ju pyesni, si rilindi kjo dashuri për gjuhën dhe letërsinë ruse. Unë nuk do të thosha “rilindi”, sepse kjo dashuri ka qënë gjithmonë, gjithmonë te shqiptarët, gjithmonë ka pasur interes për kulturën, letërsinë dhe gjuhën ruse. Me siguri kurset tona bënë, që ky interes të bëhej më i dukshëm.

- -

-Përse mësojnë gjuhën ruse? Ndoshta më mirë do të ishte, që kjo pyetje t’u drejtohej kursantëve. Por, unë mund të them, se të gjithë kanë qëllime të ndryshme, pasi edhe grupmoshat janë të ndryshme, nga 15 vjeç deri në 70 vjeç.

Disa të rinj kanë dëshirë të studiojnë në Rusi, disa dëshirojnë të udhëtojnë në vendin tonë të madh. Të tjerë duan të lexojnë nga letër qëllimet janë të lidhura me fushën e turizmit, biznesit, apo thjesht me hobitë e njerëzve.

Por, pavarësisht qëllimeve, duhet ditur, se duke mësuar gjuhën ruse në kurset tona, ata marrin edhe njohuri të reja, edhe kënaqësinë që arrijnë të mësojnë një gjuhë të bukur e aspak të lehtë si gjuha ruse. Në kurse ata marrin shumë emocione pozitive. Unë gjithmonë kam kënaqesi të veçantë kur takohem me ta në mësim. Gëzohem të shoh fytyrat e tyre që rrezatojnë mirësi dhe shprehin interes. Ne jemi bërë shumë miq me ta, së bashku festojmë edhe festat ruse dhe kursantët janë pjesëmarrës aktivë në to.

-

Përsa i përket marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shqipërisë më mirë mund të përgjigjen diplomatët, pasi unë nuk jam specialiste për çështjet e marrëdhënieve për këtë. Unë mund të tregoj për marrëdhëniet e mia me kursantët. Janë marrëdhënie të mrekullueshme, të ngrohta, miqësore. Ndoshta, do të ishtë mirë, që midis vendeve tona të ishin të tilla marrëdhënie...

- - - doni se është krijuar kjo ide dhe kush e ka krijuar? Kujt i -

-Për artikujt dashakeqës në shtyp më mirë të pyeten diplomatët e ambasadës. Unë nuk kam dëgjuar për drejtime antishqiptare në politikën e Rusisë.

Përse shkruhen këto artikuj? Mendoj se dikujt kjo i duhet dhe ka një interes, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy vendeve të mos ripërtërihen. Unë kam dëgjuar ngahera mbresa pozitive nga rusët, që vizitojnë Shqipërinëpër herë të parë.

Në Rusi kanë pak informacion për Shqipërinë. Prandaj shumë habiten, kur shikojnë këtë vend të bukur më një klimë të mrekullueshme, sidomos krahasuar me klimën në Moskë, më njerëz miqësorë,që përshëndesin përzemërsisht, më ushqim të shijshëm, me bollëk frutash dhe perimesh të freskëta e jo të shtrenjta.

-Unë nuk do ta quaja nostalgji, por një kujtim të mirë për miqësinë e ngushtë, për ndihmën e dhënë nga BRSS për Shqipërinë në një periudhë të vështirë për vendet tona pas luftës, dhe ndjenjë mirënjohjeje. Brezi i vjetër i shqiptarëve mban mend, që miqësia jonë, ndihma, ka pasur për qëllim, jo vetëm dhënien e disa e degës së industrisë, ringjalljen e bujqësisë në Shqipëri. Kështu njerëzit të mund të punonin dhe të kishin siguri për të nesërmen.

ta?

- Mendoj, se për këtë më mirë të pyeten diplomatët rusë në Tiranë, përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë degëve të Shoqatës “Miqësi Shqipëri – Rusi”, si edhe veteranët, me të cilët, me aq sa di, ambasada ka marrëdhënie shumë të mira.

- Përshtypjet, që kam për Shqipërinë janë nga më të mirat. Mua më pëlqen të punoj e jetoj këtu. Sigurisht, unë nuk përballem me problemet e jetës së përditshme të shqiptarëve dhe jeta për ne këtu është shumë komode.

-E thashë edhe më lart që në Rusi kanë pak informacion për Shqipërinë. Nëse do të pyesni qytetarët e thjeshtë në rrugë, sidomos të rinjtë, çfarë dinë ata për Shqipërinë, do të merrni këtë përgjigje: “Ku ndodhet ky vend?” ose “Pse, ekziston një vend i tillë?”. Prandaj kur u njoftova se do pu- noja në Shqipëri, puna e parë që bëra ishte të merrja informacion nga interneti. Natyrisht, interesante ishte ta shihje Shqipërinë në të vërtetë.

-E kam pak të vështirë të përgjigjem, nëse jetoj si shqiptare ose si ruse. Çfarë ndryshimi ka midis jetës së përditshme së një gruaje shqiptare dhe asaj ruse? Detyrimet ndaj familjes janë të njëjta: gatuajmë, lajmë, mbajmë shtëpinë pastër, edukojmë fëmijët, sipas mundësisë punojmë dhe sigurojmë të ardhura.

-

- Sa për zakonet shqiptare do thoja se më pëlqen shumë sjellja e të rinjve ndaj prindërve, ndaj më të mëdhenjve. I trajtojnë me shumë respekt. Të rinjtë dëgjojnë këshillën e prindërve, e konsiderojnë mendimin e tyre për çështje të ndryshme. Gjithashtu, më pëlqen shumë, që shqiptarët kanë familje të mëdha, të përbëra nga disa breza. Ata ndërtojnë shtëpi të bollshme me 3-4 kate, në mënyrë që të jetojnë së bashku. Është një traditë shumë e mirë. Është tregues i një kombi me karakter të shëndetshëm moral. Të gjitha vështirësitë e jetës ju i kapërceni falë mbështetjes familjare.

- ç’do të thoshit?

-Kam provuar disa herë ushqime tradicionale. Më kanë pëlqyer shumë. Ditën eVerës e kemi festuar në kurse dhe kursantët më kanëqerasur me ushqime tradicionale shqiptare, si egra, kulaç, etj. Këtu dua të shtoj, se më pëlqejnë shumë produktet shqiptare: mishi, perimet, frutat, peshku dhe produktet e detit. Janë të freskëta dhe mund të konsumohen në çdo stinë.

- Unë nuk do të doja, që shërbimi im në Shqipëri të mbaronte. Por, një ditë do të më duhet të largohem dhe do të më marrë malli për studentët e mi, të cilët do t’i kujtoj gjithmonë. Gjithmonë do të më mungojnë. Ata, që do të shkojnë në Rusi për studime, do të mund t’i takoj në Moskë. Shpresoj, deri atëherë ata do të kenë mësuar gjuhën ruse dhe do të mund të komunikojmë bashkë. Gjithmonë do të kujtoj me nostalgji vendin tuaj të mrekullueshëm e të bukur, njerëzit e mirë, të gatshëm për të ndihmuar ngahera. Njerëzit punëtorë, që punojnë për të mirën e familjes e vendit të tyre

-

- Të gjithë kalojnë momente të këqija në jetë. Në rastin tim këto momente nuk janë të lidhura me Shqipërinë. Në këtë vit humba babain tim. Është një moment i vështirë, shumë i trishtë. Një dhimbje e imja. Unëu jam mirënjohëse studentëve të mi për mbështetjen, që treguan në këtë kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.