Kushi dhe Arnavi

Intervista - - SOCIALE -

Kushi dhe Arnavi ia hedhin fajin njëri-tjetrit për takimin e paparashikuar. Më vonë, Arnavi dhe Akashi përballen me Nandën pse ka shkuar në mesnatë në shtëpinë e Kushit. Anxhalia sheh fytyrën e Shamit në mesnatë, ndërsa ai sheh ë e Kushit që ka regjistruar në celular. Ndërkohë aty vjen Arnavi që është i shqetësuar për incidentin që i ka ndodhur të motrës. Buaxhi pyet Kushin se ku e ka grisur fustanin.

Kushi e merr shumë seriozisht konkursin e kërcimit dhe betohet se familja e saj do të mundë atë Raizada. Ajo vë re një mushkonjë në fytyrën e Arnavit dhe e godet me shpullë në fytyrë për ta vrarë. Ai nxehet dhe anullon konkursin e kërcimit. Kushi përpiqet të shpjegohet, edhe Nanda i del asaj në krah, por pa dobi. E gjithë familja trishtohet që Arnavi anulloi konkursin. Kushi i thotë atij se është gati ta qëllojë edhe ai me shpullë, vetëm të mos e bëjë këtë. Ai i thotë Kushit se e ka anulluar sepse nuk e duron dot zhurmën e madhe dhe ia mbyll derën para fytyrës. Kështu Kushi dhe e gjithë ë të - ja. Arnavi më pas mendon se Anxhalia nuk ha drekë sepse është e trishtuar për anullimin e konkur- sit. Ai shkon në dhomën e saj dhe e kupton se ajo po hante drekë atje. Më në fund Arnavi e deklaron konkursin e hapur.

të marrë një statujë 40 vjeçare të perëndisë Natraxh. Kushi dhe Arnavi betohen se do të mundin tjetrin. Ndërkohë që po bëjnë provat për garën, Madhumati sheh Shamin që po vështronte fshehurazi Kushin dhe përballet me të. Arnavi zemërohet kur sheh Nandën që i telefonon Kushit për të biseduar me të. Nanda ia mbyll telefonin Kushit dhe kur ajo merr prapë, i përgjigjet Arnavi.

Manorama ankohet se Pajali jo vetëm i ka vjedhur Akashin, por edhe pozicionin e saj si nuse e familjes Raizada. Akashi e siguron atë se do të jetë gjithmonë djali i saj. Pajali është e shqetësuar se Manorama do ta trajtojë atë keq pas martese. Kushi luan rolin e Manoramës dhe Madhumatit për të gëzuar Pajalin. Familja Raizada shkon në shtëpinë e Pajalit. Arnavi zbavitet kur sheh Kushin e veshur si Manorama. Madhumati thartohet në fytyrë kur sheh Shamin me familjen Raizada. Arnavi dhe Kushi debatojnë se kush do të - tojë konkursin e kërcimit. Manorama fyen Madhuamatin pse i ka dhuruar Anxhalias një tabaka për puxhan prej argjendi, por Akashi e lavdëron Madhumatin për këtë. Pajali shqetësohet se Manorama nuk e pëlqen, por Kushi e siguron atë. Shami fsheh një akrep helmues në një kuti ëmbëlsirash për të vrarë Anxhalian. Ndërkohë ajo bën shaka me Arnavin që thotë se duhet të ë patjetër konkursin.

Vjen dita e konkursit. Familja e Kushit vjen në shtëpinë Raizada. Edhe Arnavi, edhe Nanda kërkojnë me sy Kushin. Ajo ka sjellë me vete një kuti të rëndëme veshjet e kërcimit dhe Nanda e ndihmon. Manorama injoron Pajalin, por Akashi dhe Anxhalia e qetësojnë Madhumatin duke i thënë se do ë garën. Festën e hap Anxhalia me Shamin, të cilët shpallin konkursin e kërcimit dhe prezantojnë edhe gjykatësit. Ndërkohë që Nani me Nandën kërcejnë, Shami kërkon kutinë me akrepin dhe e gjen atë në kuzhinë.

Për të mundur Madhumatin në konkurs, Manorama i hedh alkool në lëngun që ajo pi, kështu Madhumatit i merren mendtë dhe harron hapat e kërcimit në skenë. Kushi dëshpërohet kur Manorama merr shumë pikë dhe e vë familjen Raizada në krye të - navi është i kënaqur kur sheh se familja Gupta ka mbetur prapa.

Shamit i humbet përsëri kutia me akrepin, por pasi e gjen, akrepi del nga kutia dhe zhduket. Kushi bëhet gati të kërcejë. Nanda Kishore lavdëron vetëbesimin e Kushit, ndërsa Arnavi e ngac- mon pse është nervoze. Manorama fyen Pajalin në sy të të ftuarve. Kushi kërcen shumë bukur dhe lavdërohet nga të tërë. Ajo kërcen një ë të cilën tallet me Arnavin. Për çuditë e të tërëve ai zbavitet dhe qesh me këtë.

Të gjithë urojnë Kushin për performancën e saj. Arnavi provokon Kushin. Pa dashur, Kushi merr edhe akrepin në veshjet e saj që i mban në dorë. Shami e sheh këtë dhe ia heq ato nga dora. Më pas ai kërcënon Kushin që refuzon dashurinë ë qajë dhe Arnavi kujton se ajo po qan për të ë e tij. Madhumati përballet me Manoramën që i hodhi alkool në lëngun e saj, më pas edhe Nanda Kishore i thotë asaj se nuk është e drejtë ajo që ka bërë. Shami gjen akrepin dhe e vë në dollapin e Anxhalias. Kushin e ftojnë të kërcejë në skenë, por partneri i saj e lë atë vetëm. Familja Raizada dhe Gupta habiten kur shohin Arnavin të dalë vullnetar për të kërcyer me Kushin. Kërcimi i tyre është shumë sensual dhe i lë të gjithë pa fjalë. Kushit i rreh zemra fort. Manorama dhe Shamit nuk i pëlqen afërsia e Arnavit dhe Kushit. Shami i bërtet Nand Kishores që lavdëron performancën e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.