Kur të pickon...

Intervista - - SOCIALE -

Mushkonja, grerëza, bletë, kandila deti...Kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën na sjell më pranë tyre. Pickimet e tyre mund të na prishin një banjo në det, ose një shëtitje në pyll, të ndërpresin një bisedë në mbrëmje, në ballkon, ose një ë kinema, me një fjalë të shkatërrojnë momentet e pakta të relaksit për të cilat të gjithë kemi nevojë në verë. Le të mësojmë se kur një pickim është thjesht i bezzdisshëm dhe kur mund të bëhet i rrezikshëm për jetën tonë, por edhe si të mbrohemi prej tij. Mushkonja e gjithë Në fabulat e Ezopit, mushkonja arrin të mundë një luan, pavarësisht se në fund e pëson nga një merimangë. Sipas një fjale të urtë greke, “miza ha hekur dhe mushkonja, çelik”. Kush e mendonte se një insekt mikroskopik do të bëhej tmerri i netëve tona të verës? Pickimet shkaktohet vetëm nga mushkonjat femra, të cilat kanë nevojë për gjak që të krijojnë mbështjelljen proteinike të vezëve të tyre, në kundërshtim me mushkonjat meshkuj, që - zohen të thithin nektar lulesh, ose burime të tjera të pasura me sheqerna (si frutat e kalbura). Lëvizjet që bëjmë me duart tona që t’i largojmë prej nesh bëjnë efektin e kundërt, sepse u lejojnë mushkonjave të na dallojnë më shumë. Pickimet e mushkonjave shkaktojnë kruarje lokale dhe skuqje të lëkurës, simptoma që largohen vetë, pa përdorur ndonjë terapi të veçantë. Megjithatë, ato mund të transmetojnë edhe sëmundje, si virusi i Nilit perëndimor, malarjen, dengun dhe ethet e verdha, si edhe viruzin e Zikës, që mund të shkaktojë anomali të rënda gjenetike tek bebet.

Pickimi i bletës mund të shkaktojë probleme sidomos tek ata që janë alergjikë ndaj tij. Grerëzat janë më agresive se bletët dhe të afta të pickojnë disa herë, ndryshe nga bletët që lënë thumbin e tyre në lëkurë dhe nuk mund ta përdorin prapë. Pickimet e këtyre insekteve shkaktojnë një irritim të lëkurës me enjtje, skuqje dhe dhimbje. Në - jdes thumbin me një piskatore dhe më pas vendosim mbi plagë një copë akulli të mbështjellë me pecetë. Kjo do të na lehtësojë dhe njëkohësisht do të bëjë tkurrjen e enëve të gjakut, duke penguar helmin e insektit të shpërndahet në gjithë trupin. Për të lehtësuar dhimbjen nga pickimi i bletës mund të përdorim amoniak, ndërsa për atë të grerëzës nuk përdoret amoniaku, por uthulla ose limoni. Papritur, në momentin kur bëjmë not, na sulmon një kandil deti. Kandila deti quajmë një lloj të caktuar meduzash, pickimi i të cilave shkakton dhimbje për shkak të lëngut që lëshojnë kur ato vijnë në kontakt me organizma të tjerë. Kandili që haset më shpesh në detrat tona është Pelagia noctiluca, numri i të cilëve shtohet me periudha në detin Mesdhe. Zakonisht nuk i shohim, sepse ngjajnë me tullumbace të tejdukshme, por me siguri e ndjejmë pickimin e tyre, pasi lëkura skuqet, irritohet, ke kruajtje, enjtje dhe dhimbje, simptoma që mund të zgjasin mjaft orë. Megjithatë, nuk ka arësye për t’u shqetësuar, sepse pickimet nga kandili i detit, në shumicën e rasteve, nuk janë të rrezikshme. Dalim menjëherë nga deti dhe hedhim mbi plagë ujë të freskët me bollëk. Për një lehtësim të menjëhershëm përdorim amoniak, bëjmë kompresa me ujë dhe uthull, ose vëmë sipër pak akull të mbështjellë me pecetë. ë Të gjithë e kemi dëgjuar këtë frazë, por pak e dimë se ajo ka një bazë të vërtetë. Mizat në fermat me gjedhë dhe me kuaj pickojnë. Ato janë mjaft aktive gjatë ditës dhe kur del dielli dhe shfaqja e tyre është stinore, nga pranvera në verë. Rrallë këto miza janë përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të rënda (për shembull, tulareminë, sëmundjen e Lyme, etj). Përsa i përket mizave shtëpiake, zakonisht ato nuk pickojnë, por transmetojnë mikrobe dhe infektojnë ushqimet, konsumimi i të cilave shkakton probleme gastrointestinale. Në rrjetë ës Nëse do të bëni pushime në vende të tjera, atëherë keni arësye të shqetësoheni nga merimangat, sepse ekzistojnë më shumë se 40 lloje të rrezikshme merimangash në botë, sidomos në Australi, Amerikë dhe Afrikë. Shumica e merimangave që thurin rrjetat e tyre në vendin tonë nuk janë të rrezikshme, megjithëse ekzistojnë dy lloje prej të cilave duhet të ruhemi: “vejusha e zezë” dhe ajo “e vëngërt”. Megjithatë, nuk duhet të na kapë paniku, sepse rastet e pickimit të tyre në vendin tonë janë shumë të pakta. Përveç kësaj, merimangat nuk pickojnë nëse nuk i sulmojmë. Nëse ju pickojnë këto dy lloje merimangash, duhet të shkoni sa më shpejt në ambulancën më të afërt, për llojet e tjera nuk ka nevojë, megjithëse ka njerëz që shfaqin një reaksion alergjik lokal nga pickimi i tyre.

Pickimet e gërshërëzës, dyzetkëmbëshit dhe këpushës shkaktojnë simptoma të njëjta me ato të grerëzës dhe bletës dhe kanë nevojë për të njëjtin trajtim. Ç ë duhet të Nëse jemi alergjikë ndaj pickimeve duhet të jemi shumë të kujdesshëm me insektet dhe sidomos me bletët dhe grerëzat, por edhe me kandilat e detit, sepse mund të pësojmë një shok alergjik. Zonat më të rrezikshme të “sulmit” të kandilave, të bletëve dhe grerëzave, por edhe insekteve të tjerë që kanë helme janë afër fytit, në buzë dhe gjuhë, sepse mund të shkaktojnë enjtje serioze dhe të pengojnë frymëmarrjen. Të rrezikshme janë edhe pickimet e shumë ë - jnë efektin e pickimit. Nëse vëmë re simptoma si skuqje të madhe në lëkurë, enjtje në fytyrë dhe në gjymtyrë, marrje mendsh, të vjella, rrahje të forta zemre, marrje fryme, etje, duhet të shkojmë menjëherë tek doktori. Këshillat që ëtojnë 1. Shmangim rrobat shumëngjyrëshe dhe aromat e forta, sepse tërheqin bletët dhe grerëzat. Gjithështu, kur shkojmë në pyje, veshim këpucë të mbyllura.

2. Vëmë locion kundër pickimeve në vendet që nuk janë të mbuluara nga rrobat.

3. Nuk bëjmë lëvizje të befta në rastin e sulmit të ndonjë isekti.

4. Kur i japim makinës është mirë t’i mbajmë dritaret e mbyllura. Në rast se futet ndonjë insekt në makinë, u kërkojmë pa- sagjerëve ta largojnë. Nëse jemi vetëm, ndalojmë në parkingun më të afërt. Nëse jemi me motor, duhet të mbajmë kokore dhe ta mbajmë xhamin e saj të mbyllur. Pickimi i një insekti kur jemi në timon mund të shkaktojë aksidente.

5. Në shtëpi kontrollojmë çezmat dhe burimet e tjera të ujit mos kanë rrjedhje. Pellegjet e ujit janë vatra shumimi insektesh.

6. Mbyllim dritaret dhe hyrjet e shtëpisë me rrjeta dhe vendosim kunupjera në krevatet e fëmijëve.

7. Përdorim doreza kur bëjmë punë në bahçe. Ç ë duhet të Një krem me kortizon, hape antihistaminike dhe një locion me amoniak mjaftojnë të trajtojmë pickimet e zakonshme. Nëse jemi alergjikë ndaj pickimeve të insekteve, ose dyshojmë se jemi, duhet të mbajmë me vete një injeksion me kortizon, që bëhet në muskul, ose venë. Ekziston edhe injeksioni me adrenalinë, që bëhet nën lëkurë, por ai përdoret rrallë, në rastin kur nuk funksionon injeksioni me kortizon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.