Gjurmë

Intervista - - SOCIALE -

Ikin vijnë, çdokush për vete E çdokush më vete hesht. Ndjekim hapat e një jete Dhe kujtimet vëmë në rresht. Ngashërima shpirtërash fshehur Dhe sa lotë, që si pa kush. Pa mëshirë djeg malli i nxehur Thua shpirti është nën prush ! Kudo gjurmë ! Gjurmë të lëna Në një shpirt që s’është i ngurtë Fjalë të thëna e të pathëna Historia e çdokujt ! Gjurmë njerëzish, shpirtit mbeten Sepse shpirti s’është asfalt. Ngjan si bota e padukshme E shumë herë ngjason me baltë ! Gjurmë të reja mbi të vjetrat Eh..., sa hapa nën lëkurë ! Ka udhë-shpirti, njëherë shkelur Më askush nuk shkeli kurrë !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.