U ndava me burrin pas 6 javësh martesë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Pas dreke kur ikën, mamaja më pyeti: -Si t’u duk? –Fluturak, - i thashë përnjëherë. –Po të mos e hapte gojën të merrte në qafë, ato dy herë që e hapi gojën vec budalliqe tha.

-Epo ti, edhe ai ishte në siklet sikurse ti, mos u bëj e marrë ta gjykosh ashtu. –Po si ta gjykoj, ku ta shoh se ato gomarlliqe nuk i thotë gjithë kohën? –iu përgjigja zjarr. Mos njeh ndonjë tjetër ti dhe luan teatër me ne?- tha mamaja menjëherë. –Jo, të betohem, s’njoh askënd. –Epo atëherë ne si familje i njohim, nuk kemi frikë se na ndodh siç i ndodhi shoqes tënde që përfundoi në Itali se dimë se ku. Nuk është se më rëndon, por nuk kam zgjidhje tjetër, do thonë që mbeti në derë dhe askush s’do kujtohet për ty, -tha mamaja dhe më ktheu shpinën që mos t’i shihja lotët.

Dhe kështu u mbyll muhabeti e vëllai im shkoi te burri hallës e i tha se edhe në ishim dakord. Për dy javë u fejova dhe V., para se të nisej për Greqi erdhi më takoi dhe ne dolëm në kafe. Sigurisht tani na lejohej të dilnim. Ndërsa folëm sigurisht më shumë V., se sa unë, shkujdesur dhe shumë hokatar. – Unë do rri rreth gjashtë muaj dhe do më marrë malli për ty. Po të paktën dua të të dëgjoj zërin. Kur të sistemohem atje do vijë vëllai im dhe do të të sjellë numrin tim e të lutem më merr ndonjë herë. –Futi dorën në xhep dhe nxori një zarf. –Janë dyzet mijë lekë. Shpenzoji në telefon me mua e po të tepruan blej ndonjë gjë për vete. –Joooo, të lutem se është turp të të marr para. –Pse është turp moj, s’do i kërkosh mamasë para të të kërkoj këtë. Dhe kështu u çuam time, më hodhi krahun në qafë e shkuam në shtëpi. Pas dy ditësh ai iku në Greqi dhe pas një muaji më erdhi edhe numri ku mund ta merrja. Sigurisht shkova e mora menjëherë në telefon në postë. Kur u përgjigj më tha:

- Vera shpirt më gjete? –Jo jam M., ç’është jo Vera shpirt që duhet të të gjejë, i thashë dhe qesha se s’kuptova asgjë. –Po ti pranverë e verë je për mua, se në verë do të të marr të të kem për vete, - tha dhe më dërgoi një puthje në telefon. telefon ndërkohë që ai ishte atje dhe qershori erdhi e bashkë me të edhe V., u kthye në shtëpi me qëllimin për t’u martuar.

Halla dhe as fëmijët e hallës nuk kishin ardhur asnjëherë vetëm pa G., në shtëpi pas fejesës time po ne nuk dyshuam në asgjë. Halla erdhi vetëm në dasëm dhe qante e mua më dukej sikur qante nga mallëngjimi. Në fund të korrikut kur u martuam, shkuam edhe në plazh dhjetë ditë dhe u kthyem duke menduar për shtëpinë që do të blenim. Të nesërmen pasi u kthyem në shtëpinë e prindërve të tij ku po rrinim akoma, më tha se do të shkonte në qytet të shikonte një herë vetë dy apo tri shtëpi që i kishte thënë i vëllai e pastaj do më merrte edhe mua t’i shikonim. –Mirë edhe unë po pastroj e laj këto rrobat deri sa të vish ti, - i thashë krejt e qetë kur e përcolla në mëngjes. Dita kaloi pa u ndier dhe erdhi mbrëmja e V., erdhi në shtëpi. Ishte bërë tapë dhe në jakën e bluzes kishte dy vula buzëkuqi. Nuk reagova në sytë të prindërve e vëllezërve të tij, po sapo u ulëm për të fjetur e pyeta me shumë qetësi sepse ishte i pirë dhe e kisha edhe frikë. Sapo nisa - dy apo tri shpulla të mira e mori jastikun e doli fjeti në kuzhinë. Të nesërmen sapo u zgjua, u la, u ndërrua e doli prap. U kthye sërish tapë, nuk kishte shenja buzëkuqi por mbante era parfum. E ëma i bërtiti qysh në korridor kur e pa. – Prapë me atë zuskën ti? Nuk zure –Epo atë e kam marrë për ju, t’ju shërbejë, unë dua këtë zuskën, jo atë katunaren që më zgjodhët juve. Vjehrri im u çua menjëherë e doli në korridor. U përpoq t’a qetësonte që të mos dëgjoja unë. Ishte e kotë. Tashmë gjithçka ishte e qartë për mua. Edhe emri Vera që më kishte thënë në telefon, edhe hallën që G., nuk e kishte lënë të vinte vetëm qysh prej fejesës time. Jeta ime kishte marrë fund.

Pas një muaji martesë, kur erdhi G., burri i hallës më gjeti me njërin sy të nxirë nga një grusht i V. Sapo e pashë në oborrin e shtëpisë G., i thashë të mos ulej. Do më çonte mua në shtëpi te mamaja ime njëherë e pastaj të bënte ç’të donte. Megjithëse G., vjehrri dhe vjehrra u përpoqën të më qetësonin e dija që ishte e kotë. Unë u shtatorit. Kisha ndenjur e martuar për gjashtë javë, gjashtë javë ferr. Për mamanë time ishte akoma më ferr. Vajza e ndarë nga burri, mendojeni pak në një qytet të vogël. Iu riktheva rutinës time të punëve të shtëpisë tek mamaja. V., erdhi një falje e më kërkonte të kthehesha e kisha ndarë mendjen, do vrisja veten nëse mamaja do këmbëngulte që të kthehesha. Mamaja më zgjodhi mua.

Erdhi vera dhe në qytetin tonë erdhën prapë francezët disa që kishin qenë herën e parë e disa të tjerë që nuk kishin qenë. Djali i komshiut Elidoni, shoqja ime Bruna, që të dy këta studentë dhe kishin ardhur me pushime, dhe unë me ta, e u bëmë shoqëruesit e francezëve. Na ndihmoi ajo punë, mua dhe komshiun tim me paratë, shoqen time që vazhdonte fakuletin e gjuhëve të huaja për frëngjisht e ndihmoi më shumë me gjuhën. Ajo pas dy vitesh shkoi në Francë me një bursë nga Kryqi i Kuq. E meritonte ishte studente e shkëlqyer. Kur erdhi me pushime nga Franca u takuam, më pyeti për ndonjë të re, dhe unë për të dalë nga situata i thashë:

-Po të rejat duhet të mi thuash ti, ti po sheh me botë me sy, jo unë që vetëm laj rroba e kruaj tenxheret që të shkelqejnë kur i vë në sobë, -dhe të dyja qeshëm.

Kur erdhi vitin e dytë me pushimet verore më tha që kishte menduar diçka për mua. Bruna më tha që në shkollë kishte një djalë shumë të mirë shok të vetin, d.m.th., të dashur. Ai kishte një vëlla të madh që sipas Brunës ishte djalë i mirë. –E kam takuar disa herë, është djalë i mirë, punon gjithë ditën, paguan edhe gjysmën e bursës së M., të dashurit tim vetëm që të mësojë. Janë jetimë edhe ata. Dhe do një vajzë për shpi. Më ka thënë që të mendohem mos i gjej ndonjë shqiptare të mirë. Me thënë të drejtën kam menduar për ty pa më thënë ati, po tani që më ka kërkuar t’i gjej ndonjë shqiptare vetëm tek ty më shkon mendja. Do vije këtë verë me grupin që vijnë gjithmonë. Do takoheni atje. –Uaaaa sa shpejt po mi bën gjërat, kam frikë Bruna, ti e di që jam djegur një herë. –Po kjo s’do të thotë që do rrish beqare –Se di, po kam frikë. –Mirë, ai do vijë dhe ata rrinë këtu për pesë javë. Në këto pesë javë ti do jesh gjithë kohën me të. Do ta njohësh sado pak, jo ashtu si u martove herën e parë, -tha Bruna. Pas tri ditësh mbërriti grupi i francezëve. Me ta ishin edhe M., i dashuri i Brunës dhe vëllai i tij A. –Bruna na prezantoi me të gjithë grupin mua dhe Elidonin. A., më pëlqeu sapo i hodha sytë, kishte fytyrë të qetë e të ëmbël. Nuk ishte i bukur, por rrezatonte qetësi. Atë qetësi të tijën ato pesë javë ma injektoi edhe mua. Para se të ikte erdhi në shtëpinë time bashkë me të vëllanë dhe kërkoi dorën time. Pas shtatë muajsh u bënë dokumentet dhe unë ika në Paris. Më rrëmbeu jeta e vrullshme e Parisit, sepse Harova gjithcka, harrova dhimbjen, mospasjen. Ndihmova mamanë e të dy vëllezërit. Sot jam e lumtur me A., dhe kemi tre fëmijë të mrekullueshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.