Nuk ka dëshirë për asgjë!

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- -

Përshëndetje e dashur! Të falënderoj që na shkruan. Shqetësimi që ti tregon për vajzën sipas kësaj që na ke shkruar me ardhjen e menstruacioneve. Nëse është kështu, do të na duhet domosdoshëmrisht të dimë se kur i kanë ardhur periodat, a ka shumë kohë që vajza shfaq këtë mbyllje në vetvete dhe ndryshim në sjellje? Përgjigja e kësaj pyetje do të shërbejë për të kuptuar nëse këto dallime sjellore lidhen ekskluzivisht me periodat apo ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë. Nëse është shkak ardhja e menstruacioneve, është fjala për ndryshimet hormonale të cilat në raste të caktuara shfaqin dhe ndryshime në sjellje.

Trupi njerëzor është një laborator shumë kompleks hormonesh, reaksionesh, procesesh dhe organesh, funksionimi i të cilëve jo gjithmonë është i përsosur. Në raste të tilla, është mjeku i cili bën analizat, kontrollet, vendos diagnozën dhe përcakton trajtimin. E gjithë kjo do të thotë se në radhë të parë vajza mund të bëjë një kontroll mjekësor tek specialistja përkatëse, para tek gjinekologia me qëllim konstatimin e funksionimit të aparatit riprodhues femëror dhe ciklit menstrual, duke qenë se ti i lidh këto ndryshime me ardhjen e menstruacioneve. Pasi të jenë të mendohet për arsye të tjera që kanë shkaktuar këtë ndryshim sjellor dhe mbyllje në vetvete tek vajza; duke kuptuar shkakun përcaktohet dhe mënyra e trajtimit për të përmirësuar cilësinë e saj të jetës, që të jetë më sociale dhe aktive. Para, shkohet tek mjeku dhe në bazë të ekspertizës së tij, do të zbulohet nëse ka crregullime me karakter hormonal. Në të kundërt, mund të këshilloheni me një psikolog.

Një element tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me temperamentin e vajzës tënde. Jo gjithmonë është negative apo për t’u shqetësuar në rast se dikush është me të tjerët. Ka njerëz të cilët parapëlqejnë të ndajnë ndjenjat dhe emocionet e tyre pothuaj me këdo, e ka të tjerë pastaj që janë më të rezervuar. Kjo nuk do të thotë detyrimisht që ky aspekt përbën problem, por është thjesht karakteri dhe mënyra e të qënit i tillë.

Sa i përket të folurit apo të qeshurit me vete, përsëri duhet parë sa dhe si ndodh kjo gjë. Nëse është e shpeshtë, natyrisht që duhen marrë masa pa u vonuar. Nëse është më e rrallë dhe më rastësore, nuk përbën të njëjtën rëndësi. Edhe këtë element, nëse ka nevojë për trajtim apo jo, do ta përcaktonte mjeku përkatës.

Ajo që ti mund të bësh është të përpiqësh të komunikosh me vajzën tënde, duke sqaruar dhe folur për gjërat që mund ta shqetësojnë. Ajo që duhet t’i përcjellësh, është një klimë ngrohtësie, mirëkuptimi dhe besimi, në mënyrë të tillë që ajo të ndjejë besim tek ti. Vajzën mund ta ndihmosh të fokusohet tek pikat e veta të forta dhe tek ajo që di të bëjë më mirë. kjo do t’i shërbente rritjes së vetëbesimit të saj nëse ka nevojë për ndihmë në këtë pikë.

Natyrisht, ju mund të hamendësoni për ndonjë shkak tjetër të mundshëm që mund të ndikojë në këtë sjellje të vajzës, shkak që ka të bëjë me mjedisin dhe kontekstin ku ajo jeton. Përtej studimeve, mund të zgjedhë të bëjë në kohën e lirë aktivitete që i pëlqejnë, kështu që do të ndihet më e kënaqur dhe e plotësuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.