Mariola Kaçani: Jam shumë e dashuruar

Intervista - - FAQE 1 -

Qyteti i Vlorës shquhet për numrin e madh të artistëve që ka nxjerrë nga djepi i vet, e një prej tyre është dhe këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Mariola Kaçani. Gjithmonë e angazhuar jo vetëm në prurjen e këngëve të reja për publikun e saj besnik, por dhe nëpër dasma e gëzime familjare, Marjola ka folur për gazetën “Intervista” për projektet e saj më të fundit, jetën private dhe planet për të ardhmen. përshëndetje! Si po i kalon ditët e nxehta të verës?

Mariola Kaçani:- Përshëndetje! Së pari, ju falenderoj për intervistën dhe ju uroj shumë suksese. Vera? Të them të drejtën kisha menduar se s’do bëja plazh fare, dhe kjo ide më mërziste shumë, pasi unë e adhuroj detin. Madje edhe në dimër, kur jam në vend bregdetar, patjetër do e bëj një xhiro buzë detit. Për fatin tim të mirë, po shijoj disa ditë plazh, pasi projektet që kisha, përfunduan në kohën e duhur dhe më lane pak hapësirë për pak pushim.

-Vera është periudha kulminante për dasma. Je e angazhuar këtë sezon, apo pushim?

-Është e vërtetë, pasi verën e lakmojnë të gjithë. Jam shumë e angazhuar fatmirësisht, sidomos në gusht, pasi është sezoni më i ngjeshur sa i përket këtij vitit, pasi nga viti në vit ndryshon. Jam e kënaqur!

-Brenda një muaji ke sjellë për publikun shqiptar dy projekte të reja muzikore. Si arrin ta menaxhosh kohën?

-Në fakt janë tre projekte, por i treti nuk është publikuar ende… mbetet surprizë! Pikërisht dhe më lart ku përmenda pushimet, mendoja se s’do bëja fare. Isha e ngarkuar duke u marrë me këto projekte, pasi jam kujdesur vetë për të gjitha, në muzikë, tekst, videoklip etj. Gjithsesi, jam e lumtur që i përfundova me sukses, dhe shpresoj që të jenë pëlqyer!

-“Dasma jonë” është projekti yt më i fundit, tepër cilësor. Dy fjalë për realizimin e këtij projekti?

-Këtë tekst e kam pasur në duar me kohë, dhe duke kërkuar për diçka të re, shoh që e kisha në shtëpi. Kështu, vendosa të punoja mbi të, dhe sëbashku me kompozitorin e mirënjohur Edmond Zhulali, realizuam kolazhin e dasmës. Gjej rastin të falenderoj dhe Sokol Marsin për realizimin e muzikës dhe tekstit në këngën “Aman, aman” dhe kompaninë “Pro Video” për realizimin cilësor dhe serioz të videoklipeve.

-Sa e nderuar ndihet Mariola kur njerëzit e dëshirojnë pjesë të gëzimeve të tyre?

-Ndihem vërtet e nderuar, pasi jo vetëm bëhesh pjesë e gëzimit të tyre, pork e dhe një përgjegjësi, që ky gëzim të dale perfekt. Të paktën unë kështu e marr gjithmonë.

-Në skenë rrallëherë je parë vetëm, pasi në krah ke pasur dhe vëllain, Jurgenin. Si është marrëdhënia mes jush?

-Me Jurgenin jemi të pandarë, pavarësisht se të dy kemi projekte më vete, pasi të dy kemi nevojë të kemi dhe këngë solo. Jurgeni së shpejti do publikojë projektin e tij të ri. Mundohemi që edhe pse jemi larg njëri-tjetrit në turne, p.sh. në SHBA, Kanada, Australi etj. të bëhemi bashkë! Ne jemi motër e vëlla, por veç kësaj jemi dy shokë e kolegë të mire që vlerësojmë dhe respektojmë mendimet, idetë dhe marrëdhënien motër-vëlla.

-Ka barazi në zgjedhjen e repertorit që këndoni, apo gjithmonë merret mendimi i motrës, si më me eksperiencë në fushën e muzikës?

-Ne punojmë bashkë, madje më shumë meritë ka Jurgeni, pasi ka intuitë tepër të mirë në përzgjedhjen e këngëve, dhe unë i besoj shumë. Ndaj, në këtë pjesë e ndihmojmë njëri-tjetrin.

-Mariola, do ndalemi pak në promovimin tënd si artiste, nëpërmjet videoklipeve dhe albumeve. Videoklipet e tua janë të panumërueshme. Mendon se suksesi yt bazohet dhe në cilësinë e lartë të këtyre videoklipeve që ti e ke prezantuar veten në publik si artiste, në një bashkim të vokalit dhe pamjes?

- - lestare, dhe sigurisht vitet dhe puna e forte më kanë mësuar e vazhdojnë të më mësojnë më shumë. Jam përpjekur të bëj zgjedhje të mira sipas mundësive, pasi e mira s’ka fund! Por sigurisht, është e vërtetë që imazhi është pjesë e pandarë e karrierës.

-Gjithashtu numëron katër albume në treg. Kush janë bashkëpunëtorët e tu kryesorë në këto realizime të rëndësishme?

-Bashkëpunëtorët janë të shumtë, dhe ndoshta duhet një intervistë më vete për t’i përmendur dhe falenderuar, por bashkëpunëtorët e mi më besnikë janë familja ime, pasi më kanë mbështetur e përkrahur në çdo hap timin, qoftë i mire, qoftë i gabuar.

-Jam Vlonjate” konsiderohet Çfarë rëndësie ka për ty kjo këngë?

- Epo, nga Vlora!(Qesh) E si mund të mungonte në repertorin tim një këngë për Vlorën, vendlindjen time? Teksti i këngës është shkruar nga Meleq Kapllani, i cili i dha vulën dhe tekstin këtij produksioni muzikor, nga kompozitori Adrian Hila. Mund të them që “Jam Vlonjate” është vërtet një këngë që do mbetet ndër breza.

-Sezonin e shkuar ke bërë një “boom” në muzikën shqiptare me djemtë e “Revolt Klan” nëpërmjet këngës “Jemi dhe s’jemi”. Të shijoi suksesi i këngës?

Si jo? Ishte vërtet një produksion bombë! Çunat e Revolt Klan janë shumë të talentuar dhe të dashur për publikun, veçanërisht rininë! Kompozitori i këngës, Enis Mullaj, ka realizuar mjaft bukur produksionin muzikor. Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur mikeshën time, Rozana Radin, që realizoi atë tekst perfekt!

-Je një besnike e këngës labe! Po në muzikën e lehtë ke menduar të lëvrosh?

-Është e vërtetë që më tepër kam sjellë projekte në zhanrin popullor. Sigurisht që jam pro dhe ndaj prurjeve të reja, pasi mendoj që artisti duhet të guxojë, sigurisht brenda limitit!

-Si një profesioniste e muzikës popullore, cili është qëndrimi yt për përzierjen e elementeve popullore me ato moderne?

-Jam pro! Nëse është diçka e bukur, pse jo?

-Mariola, pak e dinë që ti je diplomuar në degën e Aktrimit në Akademinë e Arteve. Si erdhi ky vendim?

-Ka qenë zgjedhja ime, pasi aktrimi më ka mësuar dhe plotësuar shumë. Më merr malli shpeshherë dhe kujtoj kohën kur isha në Akademi, madje shpesh takohem me shokët e shoqet të grupit të atëhershëm dhe kujtojmë ato kohë.

-Simpatizante e kujt zhanri të

-S’kam ndonjë zhanër të pre e ndjek, qoftë komedi, aksion etj.

-Me sado mundësi, si vendos ta kalojë Mariola kohën e lirë?

Kohën e lirë më pëlqen shumë ta kaloj duke u argëtuar me familjen, me shoqërinë apo duke pushuar diku, pse jo? Sigurisht sipas mundësive që më jepen, pasi jam shumë e ngarkuar me punën.

- Gjithashtu je tepër e angazhuar me koncertet për komunitetet shqiptare nëpër Botë. Vërehet entuziasti dhe malli për muzikën shqiptare nga publiku?

-Fatmirësisht, jam goxha e angazhuar me turnetë jashtë Shqipërisë. Publiku jashtë është vërtet më i dhënë pas nesh dhe muzikës sonë, pasi nuk na sheh në përditshmëri. Por edhe vetë vendi që jetojnë jashtë i bën ata më atdhetarë dhe të krenohen me kulturën dhe traditën e Shqipërisë. -A është Mariola e dashuruar? - (Qesh) Jam shumë e dashuruar… me jetën dhe gjithçka ajo përfaqëson!

-Kush e mban më bukur ison labe, ti apo Jurgeni?

-Për mua, Jurgeni! Për fansat, të dy (qesh)!

-Ëmbëlsira për në fund: Në dasmën tënde, kush do këndojë?

-Sa shpesh ma kanë bërë dhe ma bëjnë këtë pyetje! (Qesh) Gjithsesi, përgjigja është sigurisht Jurgeni! Ju faleminderit për intervistën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.