Elçin Sangu: S’do të bija kurrë në dashuri për para

Intervista - - FAQE 1 -

Elçin Sangu është aktore dhe modele turke. Ajo është një nga aktoret e reklamave më të suksesshme të vendit të saj. Elçin ka lindur në Izmir, në vitin 1985. Ajo ka studiuar për opera në universitetin Mersin para se të ndiqte karrierën e aktrimit. Elçin ë aktronte në teatër dhe më pas në serialet televizive. Ajo u bë e njohur me rolin e Defnes në serialin “Dashuri me qera”. Për këtë rol ajo ka marrë më shumë se 30 çmime, përfshi këtu tre ç ka interpretuar edhe në serialet Öyle Bir Geçer Zaman ki (2011), në të cilin edhe këndonte dhe i binte pianos, - ëkuqe me origjinë çerkeze u shpall aktorja e dytë më popullore turke e vitit ëtë vit u tha se ajo do të merrte pjesë në një projekt të ri televiziv së ç Tatlitug.

- Kohët e fundit je bërë një nga aktoret më të përfolura turke, por ti vetë rrallë shprehesh...

- Nuk më pëlqen të baza. Do të ëm atëherë kur të kem diçka për të thënë.

- Ti je si një ekuacion me shumë të panjohura. Njerëzit nuk njohin Elçinin e vërtetë. Kush qëndron pas imazhit të vajzës tip?

- Mund të dukem tip nga jashtë, disa bile mendojnë se jam e ftohtë dhe snobe, por, pasi më njohin, ata ndryshojnë mendje. - Si je ti atëherë? - Zakonisht jam optimiste dhe nganjëherë reagoj në mënyrë interesante. Për shembull, kur i kam nervat copë, nganjëherë mund të qesh për gjëra të cilat të tjerët do t’i kishin bërë të qanin. - Ke ndonjë një punë i them vetes “Bëje mirë, ose mos e bëj fare”. Kështu i futem punës me mish e me shpirt.

- Nuk është e vështirë kjo jetë?

- Po, e vështirë është. Unë nuk jam e lumtur kur më dalin gjërat jashtë kontrollit, kështu që përpiqem të mos devijoj nga rregullat që i kam vënë vetes.

- Mos je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

- Nuk jam penduar për asnjë vendim që kam marrë në jetën time. Mundohem gjithashtu të mos rrezikoj shumë që të mos pendohem më pas.

- Kam dëgjuar që ke një intuitë shumë të fortë...

- Është e vërtetë, ka kohë që më ndodh kjo. Kur ndjej që diçka do të ndodhë, ajo ndodh vërtet. Kjo ndodh edhe me gjërat që shoh në ëndërr...

- Ju keni luajtur në seriale edhe më parë. Çfarë ndryshoi këtë radhë, me serialin “Dashuri me qera”? Plasi syri i keq? - Fat, punë...përpjekje. - Ke ëndërruar gjithmonë të bëheshe e famshme?

- Familja ime gjithmonë bënte shaka me mua, duke më thënë se “ti një ditë do të bëhesh e famshme”, por unë kurrë nuk e kam marrë seriozisht këtë. Kurrë nuk e kam menduar se do të më njihnin njerëzit në rrugë. Përkundrazi, është diçka që nuk preferoj ta kem, por është pasojë e suksesit. Unë po përpiqem të shoh anët pozitive të tij. Dua të bëhen aktore e mirë dhe njeri i mirë.

- Çfarë ka ndryshuar fama në jetën tënde?

- Asgjë. Thonë se kur luan në ë para dhe jeta jote ndryshon, por s’është e vërtetë.

- Domethënë çdo gjë është si më parë? Nuk ke bërë investime?

- Jo, çdo gjë është si më parë, unë kam një makinë normale, ime më ka një shtëpi modeste. Më pëlqen të jetoj pranë detit dhe do të vazhdoj të jetoj kështu.

- Emri yt tani rrjeshtohet përkrah atyre të Beren Satit, Tuba Byjykystynit, Berguzar Korelit.

- Nuk besoj se ekziston një grup i tillë. Për mua është e rëndësishme të jesh e suksesshme, jo të kesh një emër të madh.

- Sipas disave ti je “seksi”, për disa “e pafajshme”. Ku qëndron e vërteta?

- Mua nuk më duket vetja seksi.

- Këtë e thonë sondazhet. Të ka shkaktuar probleme bukuria në jetë?

- Kurrë...bile kur isha e vogël isha pak e shëmtuar (qesh).

është si ajo e rosakut të shëmtuar atëherë?

ë dhe kaloi kohë para se të zhvillohesha. Për këtë arësye djemtë nuk interesoheshin për mua deri në fund të shkollëes së mesme. Por në fund të ë thonin “Çfarë po ndodh me këtë vajzë?”. Në universitet lulëzova krejtësisht!

- Bukuria ka ndikuar në suksesin tuaj?

ë jetë një përpërësi për mua, por nuk dua të më shohin vetëm si një femër të bukur, por më shumë si një grua të suksesshme.

- Thonë se qyteti i lindjes ndikon në karakterin e një personi. Si ka ndikuar Izmiri tek ti?

- Izmiri është një qytet guximtar, i rehatshëm, i ngrohtë, komunikues. Këto cilësi janë pasqyruar tek tek unë.

- Si qe të rriteshe në një qytet të tillë?

- Një festë e vërtetë. Jam rritur në një shtëpi plot me gra, mamaja, tezet. Prindërit e mi u ndanë kur unë isha e vogël, unë jetoja me time më. Ajo nuk u rimartua më dhe unë kurrë nuk kam pasur faktorin baba në jetën time. Mamaja më lindi në moshë të re dhe mund të them se ne jemi rritur së bashku.

- Ti ke studiuar për opera në universitetin Mersin. Si kalove nga muzika tek aktrimi?

- Ne kishim bateri dhe kitarë elektrike në shtëpi. Në të njëjtën kohë ne kemi traditat tona të kërcimit dhe këngëve çerkeze. Nëna ime vuri re se unë dija të luaja një këngë të njohur me instrument dhe më pas vazhdova studimet për opera.

- Pse nuk vazhdove në këtë fushë?

- Rregullat strikte ma ftohën pasionin, opera ka rregulla të forta dhe nuk i lë shumë vend krijimtarisë. Aktrimin e kam dashur që e vogël. Darkave, kur ime më kthehej në shtëpi nga puna, unë i hapja derën gjithmonë me një rol të ri. Ajo më shtyu të provoja aktrimin.

- Çfarë mendon për artin dhe censurën?

- Arti duhet të jetë i lirë nga çdo ndikim. Nëse ndikon shumë në art, vret krijimtarinë dhe e bën atë - E censuron ti veten? - Gjithë jetën e kam censuruar veten. Siç e thashë, kam një sens vetëkontrolli të tepruar.

- Le të kalojmë tek gjëra më të pëlqyeshme. Beson tek dashuria?

- Nuk e imagjinoj dot botën pa dashuri.

- Ti ke pesë vjet që je e dashuruar tashmë. Ndikon në lidhjen tuaj fakti që ke kaq admirues meshkuj?

- Kjo gjë nuk ndikon fare ne lidhjen tonë. Ne të dy vazhdojmë jetën tonë normale.

- Çfarë pune bën partneri yt?

- Ai punon si administrator në një ndërmarrje private.

- Cili është sekreti i një lidhjeje kaq afatgjatë? - Është e vështirë për ta shpjeguar.

- Kimia që ekziston me Barish Arduçin (Omer) në skenë është reale, apo jo?

- Është krejtësisht reale. Nëse dikush qesh kur të ka përballë dhe mes jush përkeqësohet. Lidhja jonë bazohet tek sinqeriteti dhe ndërshmëria.

- Si do ta karakterizoje Bariçin?

- Ai është njeri i qetë dhe në fytyrën e tij pasqyrohet si zemërimi, ashtu edhe lumturia.

- Do të mund të bije në dashuri me dikë për para si tek “Dashuri me qera”?

- Kurrë. Përveç kësaj do të thoja se jam person shumë besnik në dashuri.

- Shikime sy ndër sy, pritje të gjata, puthje. Mendoni se dashuri të tilla ekzistojnë vetëm nëpër telenovela?

- Besoj se ka njerëz që përjetojnë lidhje të tilla.

- Po ti vetë ke provuar ndonjëherë një dashuri të tillë?

- Unë kam përjetuar dashuri edhe më të bukura se ato të ekranit. - Si e kalon kohën e lirë? - Muzika është gjithmonë pjesë e jetës sime. Më pëlqen të lexoj libra që janë shkencorë dhe prej të cilave mësoj diçka. Më pëlqen të ë, si ato të Kristofer Nolanit. Jam të Lukasit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.