Koronado: Shihemi në Shqipëri!

Intervista - - FAQE 1 -

Të gjithë e kemi parë telenovelën “Për Ty” me aktorin e paharrueshëm Koronado, por që në të vërtetë quhet Luis Felipe Tovar. Ne e mbajmë mend si personazhin negativ që mbërthente të gjithë shqiptarët përpara televizorit për të ndjekur me

çfarë do ndodhte. E si mund të harrohet shprehja e tij: “Dhemb, s’dhemb”? Pas shumë përpjekjesh unë gjeta mundësinë e realizimit të kësaj interviste me të. ...

Kristjana Rizo:- Luis, për herë të parë ne të kemi parë në televizion në vitin 2002 me një rol negativ por që rrëmbeu zemrat e të gjithë shqip shpjegoni këtë?

Luis Felipe Tovar(Koronado):- Para së gjithash, doja t’iu falënderoja shumë për interesimin tuaj në punën time dhe nga Meksika, kjo më jep një kënaqësi të madhe që puna ime është e njohur në këtë vend të mrekullueshëm të Shqipërisë. Unë jam një aktor prej 30 vitesh dhe në të gjithë karrierën time kam luajtur të gjitha llojet e personazheve, por pa dyshim, Coronado është një nga personazhet që publiku kujton me dashuri. - Ju mbaheni mend si çfarë

ju shtyu ta luanit këtë rol?

- Kjo ishte një ftesë nga TV Azteca e Meksikës, pasi arrita të bëhesha i suksesshëm edhe në telenovelën e quajtur “Kur ju jeni të mitë.” Të dy arritën nivele të larta të audiencës dhe roli im si “përdhunuesi” kurorëzohet si më zbavitësi.

- Çfarë rrjedhe mori jeta juaj pas atij seriali?

- Për fatin tim të mirë ka patur vlerësime të larta kombëtare - tuesi i shumë çmimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

- Në çfarë roli e gjeni më shumë veten për të luajtur?

- Unë jam profesionist në këtë fushë dhe kam patur privilegjin dhe kënaqësinë për të bërë të gjitha llojet e karaktereve por personazhet e turpshëm më pëlqejnë shumë dhe për këtë këmbëngul gjithmonë që .

-A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës?

- Jo tamam, por në qoftë se unë kam patur për të punuar shumë që të jem ky aktor që unë jam unë kam punuar dhe do vazhdoj të punoj.

- Çfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni?

- Më pëlqejnë tregimet e mira, aktorët e mirë, vende e bukura, prodhimet profesionale, në qoftë se këto elemente vijnë së bashku gjithmonë kam

dëshirë të marr pjesë. Edhe të paguajnë mirë! (qesh)

-Cila është metoda juaj e aktrimit, si e përvetëson rolin?

- Unë nuk kam asnjë metodë të caktuar, mua nuk më pëlqen metodologjia në aktrim, personazhet e mij janë gjithmonë një përzierje me përvojën e jetës sime.

- Po pas përfundimit të serialit “Për Ty” cilat kanë qenë ofertat më të mëdha që keni marrë?

- Pak nga gjithçka, kinema, televizion, teatër përveç këtyre unë jam drejtor në shkollën time në Mexico.

-Vazhdoni ende të mbani kontakte me aktorët e serialit?

- Po sigurisht, disa prej tyre janë miqtë e mi më të mirë, Francisco de la O, Leonardo Garcia.

- Të ndalemi një moment në jetën tuaj private, ne dimë që jeni prindër i dy fëmijëve, ndajnë ata të njëjtin pasion me ju apo kanë marr drejtim tjetër?

- Vajza ime Maria Fernanda është gjithashtu një aktore, producente teatri dhe ka mbështetjen time të plotë, biri im Tadeo është një i ri që është i prirur drejt fushës muzikore.

- Si do na e përshkruanit fëmijërinë tuaj?

- Unë kam patur një fëmijëri jo të qetë, sepse në ndryshim nga fëmijët e qytetit, unë kam lindur në qytetin e Puebla-s pak kilometra nga kryeqyteti i Meksikës. do mund ta karakterizonim “Koronadon” si tip romantik?

- Po, unë jam natyrë romantike dhe plot pasion. - Ç’mund të na thoni për dashurinë? -Dashuria është e vetmja gjë me vlerë është e vetmja gjë që ia vlen të luftohet, dashuria është ajo që na drejton çdo ditë. - Ke patur ndonjë ëndërr në sirtar të cilën ende nuk ke

mundur dot ta realizosh? - Jo, të gjitha ëndrrat e mia në sirtar janë punë në progres.

- Diçka interesante që duhet të dimë për ju dhe do donit ta ndanit me të gjithë fansat tuaj këtu në Shqipëri?

- Përveçse aktor unë punoj edhe si mësues në shkollën time të quajtur “Grupi i Luis Felipe Tovar” këtu në Mexico. Unë do kisha dëshirë që të gjithë ta vizitonin. -E njihni Shqipërinë?

-Shqipëria ka disa muzeume të arkeologjisë dhe do të doja ti vizitoja ato, të dija për kulturën e tyre dhe sidomos historinë e saj.

-Keni qenë ndonjëherë? Nëse jo do dëshironit ta vizitonit? -Sigurisht që do doja ta vizitoja Shqipërinë, është një nga ëndrrat e mia. - Cili është mesazhi juaj për talentet e reja?

- Studimi, kultivuar me prirjen e tij për të vepruar dhe të përpiqen për sukses dhe përsosmëri, por pa u ndalur në studiuar, ky është mesazhi im. të karrierës dhe përpara se ta mbyllja këtë intervistë do doja dhe një këshillë nga ju?

- Duhet të keni një qëndrim serioz professional, për çdo gjë që ju doni të ndani me të tjerët duhet të jeni sa më transparente, kjo është në etikën profesionale.

- Tani që i erdhi fundi kësaj interviste unë do ju falën

deroja për emocionin që na sollët përmes kësaj interviste. Keni diçka për të shtuar në fund?

- Siç ju thashë do doja shumë të vizitoja Shqipërinë dhe të krijoja një lidhje të madhe miqësore me popullin e saj të mrekullueshëm. Shihemi atje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.