Erion Veliaj: Laj sytë pesë herë gjatë natës

Intervista - - HUMOR -

Pas rritjes së çmimit të ujit me 50%, u nisa të takoja kryetarin e bashkisë së Tiranës. Sa hyra në zyrën e tij, ndjeva një kondicioner që më freskoi, se po plasja vape.

Erion Veliaj: - Hajde, hajde mos rri aty! E more vesh, Kaso? Në Velipojë nuk ka rrjedhur gazi i bombolave. Paska rrejdhur gaz që mbahej në depozite. Kjo gjëja nuk ka qënë në kuzhinë.

Kaso Kosa: - Ç›do të thotë kjo o Kryetar?

- Pra fajin e ka vetëm një njeri. Dhe ai ka emër...

-Sipas jush, kush duhet ta bënte kontrollin?

-Si kush, mor Kaso? Ju e dini fare mirë se kush. Ai, jau thashë, ka një emër dhe mbiemër. Mbiemër në fakt nuk ka. Saimir qorri duhet ta bënte. Ai ishte Ministër i Brendshëm, apo jo?

-Po ishte deri para disa kohësh, kur ja ngopi Meta.

-Meta është bob. Mirë ja bëri. Atëhere kur ai tipi ishte Ministër i Brendshëm, përse nuk futej brenda objekteve? A je Ministër i Brendshëm more zotëri . Pse s’futesh brenda! Ç’bënte gjithë ditën, ja ma thuaj! Ta them unë ç’bënte. Mbushte thasët me lekë nga hashashi i mbjellë. Ja, këtë bënte.

-Qetësohuni kryetari Veliaj! Gara për të marrë partinë nuk ka nisur akoma.

-Thua ti s’ka nisur. Eeeehhhh mor Kaso! Neve garë e kemi çdo çast. Po humbëm për një çast kujdesin, ikëm nga kolltuku. S’ka më pare, po humbëm vigjilencën revolucionare. Çdo moment duhet të jemi me sytë të çelur. Unë për vete zgjohem pesë herë gjatë natës, që mos të më zë gjumi njerin mbaj mbyllur.

-Zgjoheni natën? Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. Po ç›bëni që zgjoheni. -Laj sytë, këtë bëj. -Lani sytë? E çuditshme...!

- Kam vite që e bëj këtë gjë. Që kur në skenën politike u shfaq Saimir qorri. Zgjohem dhe laj sytë. Tamam, tamam një sy laj, nuk i laj të dyja. Njërin mbaj hapur gjatë natës. Unë s’e kam parrë kurrë ujin ç’ngyre ka. Ku ta dalloj, ashtu nëpër gjumë siç jam unë. -A ka patur raste që nuk i keni larë? -Një natë laj të majtën, e natën pasardhës laj të djathtin. Kështu i alternoj, nuk e lodh njërin sy ta mbaj pa gjumë dy netë me radhë. Sa për pyetjen, më ka ndodhur përpara disa ditësh që nuk e lava. S’kisha ujë, ndaj nuk e lava. -S’kishit ujë? -E, o s’kisha ujë. Drita s’kishte. U çova në orën e caktuar siç çohem shpesh dhe s’kishte drita. Hapa dritën e telefonit dhe shkova drejt lavamanit. Lere, lere se u bëra copa. Ja futa me këmbë një arke që kisha lënë në dysheme. - Ç›ishte ajo arkë? -Një kasafortë që e mbaj në shtepi. Hedh lekët e vogla aty. U bëra copa. Kështu është kur e mbush me monedha hekuri. Do jenë bërë nga 50 mijë euro ato. Më dërmuan këmbën fare. Te të thyhet këmba për ato kacidhe. Ku ta lashë muhabetin, se harrova. -Te rubineti... -A po te rubineti. Hapa rubinetin, s’kishte ujë. U tërbova. Kujtova Sajme qorrin. Po sikur të ma fusë sot e të lidhet ai me Ramën, mendova. Duhet mbajtur një sy zgjuar, po me se? Me lesh. Ujë s’ka. E kështu vendosa të kërkoja rritjen e çmimit të ujit.

-Se më dolët te çështja që doja t’ju pyesja: Te uji dhe rritja e çmimit të tij.

-Ta shjegova pra, si më ndodhi që mendova të rris çmimin. Duke rritur çmimin, do bëhet e mundur sigurimi i ujit 24 orë, me raste. -Si me raste?! -Me raste pra, Kaso. Se s’varet vetëm nga unë. Kur ka drita, do ketë ujë. Kur s’ka, bidonat me vete dhe në det. -Përse jo në lumë? -Me këtë thatësirë që kemi ne, lumenjtë do kenë mbetur vetëm në hartë. Ujin ja u shteruam para zgjedhjeve për energji elektrike, ti e di. -E di, e di. -E po kur e di, përse pyet . -Po hiç o kot. Aguridhe hesapi. Po si do ja bësh . Po sikur mos të ketë drita? Se degjova që do ndërpriteshin, se do bënin riparime ata.

-Ç’a thua Kaso! Boooo, më gjeti belaja. Kush rri e ngre bidonin në krahë. Eh ç’na bënë. Ku ngjiten dot ato shkallë që kam unë, me bidona në duar. U pa puna që po kujtohem. Edhe ajo më duhet. Të zihem kot me bashkëjetuesen, se përse iki natën.

-Merrni ndonje punonjës t’ju ndihmojë...

-Aq do Saime qorri. Dhe atë të bëj unë. Ai kushedi se ku rri fshehur si paparacët. Më përgjon ç’do veprimin tim. Edhe une të tij. Do ja përdorim njeri tjetrit, sa të iki Rama. -Ku do iki Rama? -Po do iki ndonje ditë nga pushteti ai pra. Atëhere do lëshohemi unë dhe Saimiri që të marrim partinë. -Po Saimiri rri zgjuar, si mendoni? -Ku di unë ç’bën ai. Jam përpjekur të zbuloj, duke i pare sytë, por... Ai mban syza dhe është e vështirë. Ama mendoj se edhe ai lan sytë me ujë gjatë matës, që të rrijë vigjilent. Ai e ka ujë depozite pa klor. Unë tregohem i kujdesshëm, e pastroj përherë.... Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.