SMS-të e fshehta Meta- Kryemadhi

Intervista - - HUMOR -

Tashmë është fakt që Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë. Ruga nëpër të cilën kaloi e gjithë kjo histori është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kjo për faktin se vetë Meta pati deklaruar disa herë në media se nuk e shikon veten në atë post dhe për më tepër është shumë i ri për t’u mbyllur brenda katër mureve. Por ja që çuditë tashmë nuk çuditen as vetë kur bëhet fjalë për Shqipërine. Ilir Meta nuk ka lënë tashmë asnjë post të pa provuar duke përfunduar deri tek më i larti i shtetit. U sulmua, u akuzua, u përfol, u anatemua me qindra herë si e keqja e vendit, por që të gjithë ata që e etiketonin kështu, e kanë patur të pamundur të rrijne në karrigen e Kryeministrit pa ndihmën e tij. Ditën që Meta është zgjedhur President, në sallën e Kuvendit mungonte bashkëshortja e tij, Monika. Pse ndodhi kështu? Mos ajo nuk e përtypte dot faktin se burri i saj do bëhej i pari i vendit?

-Ti ke cmirë ndaj meje Monikë, -i thoshte shpesh Meta me të qeshur. Gjatë periudhës së përzgjedhjes së Metës si kandidaturë, ranë në grepin e Ëikileaks edhe korrespodencat mes tyre.

Në një nga SMS qe Meta i dërgonte Monikës, binte në sy frika e Metës se si do ia thoshte vendimin e tij per t’u bërë President.

Ja se çfarë i shkruan ai në SMS-në e parë:

Meta: Mona, ku je? Mos u habit që po të shkruaj SMS, por sinqerisht nuk ma mban të ta them në tel se mos kesh më shan me zë. E kam vendosur Mona, e kam vendosur… tani po pres të më thuash se çfarë kam vendosur që të të shkruaj sërish.

Monika: Çfarë ke katranosur? Çfarë ke bërë pa më pyetur mua? Ku je tani, Liro?

Meta: Mona, nuk ta tregoj ku jam, por një natë kur binte shi a të kujtohet që të kam thënë se më pëlqen që të jem i pari i vendit… fol ti tani Mona…

Mona: Ti i pari i vendit? Ti? Para meje? Si mund të jesh i pari i vendit kur e pari në shtëpi jam unë? Po nëse ti bëhesh i pari, si ta rrok mëndja se unë mund të pranoj të jem e dyta?

Meta: Kush tha se ti do mbetesh e dyta? Edhe ti e para Mona mou…e para, por e LSI-së. Dhe kështu jemi që të dy të parë. Nuk mund ta lemë partinë në dorë të të tjerëve. Mona: Po me Titin ç’do bëhet? Meta: Kush Tit, zemer? Mona: Tit Vasilin ore apo harrove që e zgjodhe të parin e LSI?

Meta: Mos bëj shaka tani të lutem. Ai ishte për dy muaj derisa të zbusja inatin tënd. Titi nuk ka të parë në shtëpi të tij se është i divorcuar dhe kështu le të mbetet aty i tillë.

Mona: Po me Ramën, ke fol? Nuk di kruan kokën shumë këto kohët e fundit ai. Nuk më pëlqen kjo gjë pasi atij kur i kruhet diçka gjithmonë ja fut dikujt. Sa herë ta ka futur, e mban mend?

Meta: Mos e vra mëndjen zemër…ramë dakort që të ma futi kësaj here…me gjasme, me gjasme. Se ke idenë si më ka bër- tit. Zgjidh më tha, o president, o në burg pas vettingut. Çfarë duhet të bëja unë, nuk më thua? Le të rrijë Tit Vasili dhe LSI katër vjet në opozitë se nuk bëhet nami, kurse unë…dmth-në ne te dy, por edhe fëmijët tanë të shijojmë pallatin e brigadave. Hë, si thua zemër?

Mona: Më ler të mendohem dhe të pyes njëherë dhe Manjanin. Meta: Po ky kush është? Mona: Liro, paske rrëshkit akoma pa hyrë në Presidencë. Është ai që e bëre kurban për Ramën.

Meta: Po unë sikur bëra Haxhinaston kurban për Ramën? Uhhh, harrova…e ngatërrova me Nasipin. Kaq shumë kurbanër paskam bërë për Ramën? Nejse varja se po i jap rëndësi shumë personit të tretë për nga hierarkia. Tani kam një lutje për ty Mona. Eja, të lutem eja të jetojmë bashkë në shtëpinë presidenciale. Po si mund të shkoj nëpër kancelaritë botërore pa patur zonjën time në krah? Ç’do thonë bota?

Mona: Mos u bëj fare. Ramën e pranojnë me atlete, e jo më ty me kostum dhe muskuj.

(Vazhdon javen tjeter)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.