Arnavi kupton se ndjen diçka për Kushin

Intervista - - TELENOVELA -

Madhumati dëgjon Manoramën që i thotë të shoqit se i ka hedhur alkool asaj në lëng dhe vendos të marrë hak. Ajo ia lyen dorën me bojë të zezë Manoramës dhe kjo më pas lyen me të fytyrën. Kushi falenderon Arnavin që kërceu me të dhe ajo turbullohet. Fa merr statujëzën e Nataraxhit për performancën më të mirë. Shami ndjehet i pakënaqur kur sheh Arnavin dhe Kushin së bashku. Ai i vë Anxhalias akrepin në shtrat për ta vrarë, por më pas shkon ta shohë ku është dhe akrepi i ngjitet në kurriz. Për fat të mirë Anxhalia e dëgjon dhe ia heq nga kurrizi. Arnavi shtrëngon në dorë vëthin e Kushit.

Kur dëgjon për incidentin me akrepin, Arnavi bëhet shumë mbrojtës për të motrën. Ai i kërkon asaj të kryejë ceremoninë e lyerjes së duarve me këna në shtëpinë e tyre. Arnavi i jep Kushit vëthin që i kishte rënë. Akashi futet në dhomë kur bëhet lyerja e duarve për të parë Pajalin. Edhe Shami sheh fshehurazi Kushin, por pretendon se po sheh Anxhalian. Nand Kishore gjithashtu futet në ceremoni i maskuar si grua, por demaskohet dhe ia hedh fajin Arnavit për këtë. Anxhalia fton një dizenjatore speciale për të lyer duart e Pajalit, por Manorama kërkon t’ia bëjnë asaj më parë. Gabimisht dizenjatorja shkruan emrin e Arnavit në dorën e Kushit. Nani i jep Pajalit më sari të kuq dhe varësen e nusërisë të familjes. Manorama trishtohet kur e sheh këtë.

Kushi dhe Anxhali qortojnë Arnavin që u zhduk aq papritur. Ai e pyet Kushin pse ishte bërë merak për të. Pajali i shërben çajin Manoramës në dhomë. Manorama e paralajmëron se do t’i shërbejë gjithë jetën pasi të martohet. Kushi përpiqet të heqë shkronjën A të shkruar në dorën e saj. Arnavi dëgjon mesazhin shfajësues të Kushit në mesazhet e tij. Ai sheh shkronjën A në dorën e saj dhe e pyet për këtë, por ajo ia kthen se është A-ja që ndodhet tek emri dhe mbiemri i saj. Kushit i bie byzylyku i Pajalit në pishinë dhe përpiqet ta kapë, por e ndihmon Arnavi ta marrë. Arnavi bëhet xheloz kur sheh Kushin dhe Nandën duke folur me njëri-tjetrin. Ai e puth Kushin në faqe dhe - jen.

Anxhalia sheh shtronjën A në dorën e Kushit dhe bën plane me Nanin për të bashkuar Arnavin dhe Kushin. Madhumati dërgon Kushin në shtëpinë Raizada për të dorëzuar kostumin e Akashit. Ndërkohë në shtëpinë Raizada kryehet ceremonia e lyerjes së dhëndrit me kurkuma dhe Kushi qesh kur sheh bojën në faqen e Kishoren për ta bërë Arnavin xheloz dhe ia arrin qëllimit. Arnavi vë re Nandën që sheh me admirim Shami kurdis një tjetër plan për të hequr qafe Anxhalian. Ai përpiqet përsëri të afrohet me Kushin. Ndërkohë Kushi entuziasmohet kaq shumë për martesën e të motrës me Akashin, sa i puth të gjithë në faqe, Anxhalian, Nanin, Manoramën dhe Arnavin. Të gjithë mbeten të habitur kur e shohin këtë, ndërsa Anxhalia dhe Nani komentojnë të gëzuara ngjarjen. Ato të dyja janë të lumtura që shohin se Arnavi dhe Kushi kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ato bëjnë sikur duan të fejojnë Kushin me Nanda Kishoren për ta bërë Arnavin xheloz. Shashi i befason të gjithë kur bekon Pajalin me dorën e tij të paralizuar. Shami bën një tjetër përpjekje për të vrarë Anxhalian. Ai i fut eter parfumit të saj, i cili është një lëng që merr zjarr shumë shpejt dhe e lyen atë gjithandej. Më pas, kur ajo është duke hedhur lëngun për të ndezur zjarrin, ai ia derdh atë me dashje në dorë dhe nuk e lë të ndërrohet. Planet e tij i prish Nani, e cila vë pranë zjarrit Pajalin dhe Akashin. Edhe më pas ajo e këshillon Anxhalian të ndërrojë sarin sepse

Kushit i duhet të shkojë në

Ishtëpi dhe Nanda ofrohet ta shoqërojë. Anxhali dhe Nani me sukses ushqejnë ndjenjat e Arnavit për Kushin. Ai shkon të kërkojë Kushin, sepse Nanda ka harruar celularin në shtëpi. Rrugës merr vesh se ka ndodhur një aksident me makinë, ku janë lënduar një burrë dhe një grua. Ai sheh edhe byzylykët dhe sandalen e Kushit në rrugë dhe trembet mos i ka ndodhur gjë asaj. Ndërkohë familja Raizada merr vesh për dështimin e martesës së parë të Pajalit dhe Manorama, pa pritur asnjë shpjegim përsëri sulmon Pajalin.

Nani kërcënon të presë të gjitha lidhjet me familjen Raizada dhe detyron Manoramën të pranojë Pajalin si nusen e saj. Akashi i kërkon falje Pajalit se i fshehu të vërtetën për martesën e saj të ëmës. Ndërkohë, Arnavi ndjehet i lehtësuar kur sheh që Kushi nuk ka bërë aksident me makinë, por trembet kur ajo lëndohet duke vënë në dorë byzylykët që i kishte dhuruar Nanda. Arnavi i lidh dorën Kushit me fasho. Shami mërzitet kur merr vesh se Arnavi dhe Kushi janë kthyer në shtëpi së bashku, ndërsa Anxhalia dhe Nani gëzohen. Kushi sheh byzylykët që

Arnavi është i lumtur kur sheh që Kushi ka vënë byzylykët që i ka blerë ai. Ai refuzon të pranojë se i ka blerë ai. Kushi i thotë Anxhalias se nuk i pëlqejnë fare byzylykët e rinj, që ta bëjë atë të pranojë se i ka blerë. Manorama ngacmon familjen Gupta se nuk ka bërë përgatitje për dasmën. Kur Arnavi pranon më në fund që ia ka blerë ai byzylykët, Kushi e pyet pse e bëri këtë dhe ai i përgjigjet se kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.