I njihni kafshët tuaja shtëpiake?

Intervista - - TEST -

1. Disa raca qensh janë më të zgjuara se të tjerat: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2. Cila nga racat e mëposhtme është më e zgjuar: a. Pudëll (poodle) b. Border collie c. Pastori gjerman d. Dobermani 3. Cila është raca e qenve më pak e zgjuar: a. Qentë afganë b. Langonjtë c. Bulldogët d. Mastif 4. Macet janë më të zgjuara se qentë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Sa fjalë mund të mësojë mesatarisht një qen: a. 20 fjalë b. 40 fjalë c. 85 fjalë d. 165 fjalë 6. Qentë mund të numërojnë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 7. Qentë nuk e kuptojnë nocionin e hapësirës dhe kohës: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 8. Në cilën lloj inteligjence janë më përpara qentë: a. Inteligjencën gojore b. Inteligjencën numerike c. Inteligjencën sociale

9. Niveli mendor i një qeni është i njëjtë me atë të një fëmije 1 vjeçar: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Mund ta bësh qenin më të bindur dhe/ose më të stërvitur, por nuk mund ta bësh më të zgjuar: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 11. Qentë janë më të zgjuar se cilët kafshë: a. Kuajt b. Elefantët c. Shimpanzetë d. Të gjitha më sipër 12. Qentë mund t’ju mashtrojnë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 13. Qentë mund të jenë duke u bërë më të zgjuar: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 14. Nuk mund t’i mësosh një qeni plak gjëra të reja: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

15. Qentë më të zgjuar janë gjithmonë më të mirë se ata më pak inteligjentë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është a-ja. Inteligjenca vjen në forma të ndryshme, edhe tek qentë, kështu që është e vështirë të thuash se një racë është realisht “më e zgjuar” se tjetra. Po ka disa ndryshime që janë të përcaktuara. Sipas neuropsikologut Stanli Koren, ka tre lloje inteligjencash tek një qen: Është ajo instinktive (arësyeja e krijimit të racës në fjalë), ajo e përshtatjes (ç‘mund të mësojë vetë qeni) dhe inteligjenca e punës dhe bindjes (çfarë mund t’i mësojë njeriu një qeni). Krahasimi i racave për dy tipet e para është i vështirë, por ka një ndryshim të madh mes racave në inteligjencën e punës dhe bindjes. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Fraza “Qeni im border collie është më i zgjuar se studentët me diplomë” mund të jetë e tepruar, por kjo racë qensh konsiderohet si më e zgjuara për t’u stërvitur dhe bindur. Në një studim në majë të 10 racave më të zgjuara. Pas tij vinin pudëll, pastori gjerman, golden retrievers, dobermanët, Shetland sheepdogs, Labrador retrievers, papillons, Rotvaljers dhe qentë e gjedhëve australianë. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja. U kërkojmë falje fansave të qenve afganë. Këta qen u renditën të fundit në testet e inteligjencës së punës dhe bindjes. Ata u konsideruan si raca më pak “e trajnueshme” , e ndjekur nga basenji, bulldog, choë choë, borzoi, bloodhound, pekinez, mastiff dhe basset. 4. Përgjigjja e saktë është b-ja. Fansat e qenve dhe maceve debatojnë gjithë kohën për këtë gjë. Kjo varet edhe nga ajo që nënkuptojmë me “më të zgjuar”. Në testet, macet janë më të zgjuara kur vjen puna për të përdorur putrat, si të tërheqin litarët apo levat. Megjithatë, qentë stërviten më shumë, janë më socialë dhe më të aftë të kuptojnë gjestet dhe fjalët e njeriut. Pastaj është edhe çështja e madhësisë së trurit. Në përpjestim me madhësinë trupore, truri i qenve është më i madh se ai i maceve. Në botën shkencore, madhësia e trurit është një masë matëse mjaft e besueshme e zgjuarsisë së specieve. 5. Përgjigjja e saktë është d-ja. Një qen mesatar mund të mësojë 165 fjalë. “Super qentë”, që përbjënë 20% të qenve, mund të mësojnë 250 fjalë dhe ata që janë shumë të zgjuar, mund të jenë të aftë për akoma më shumë. Shkencëtarët i mësuan një border collie që quhej Çaser më shumë se 1000 fjalë, që është afërsisht i njëjti fjalor që ka një fëmijë 3-vjeçar. 6. Përgjigjja e saktë është a-ja. Mbase nuk mund ta pyesësh një qen se “sa bëjnë një plus një”, por testet tregojnë se qentë mund të numërojnë deri në katër ose pesë dhe të kuptojnë idenë e mbledhjes dhe zbritjes. Nëse një qen sheh një tas me pesë copa ushqimi dhe një tjetër me dy, ai zgjedh atë me më shumë copa. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja. Qentë i kuptojnë idetë e thjeshta të hapësirës. Ata janë të mirë për të bërë në mendje një hartë të hapësirës rrotull tyre, nëse rreth e qark kanë pika referimi. Megjithëse koncepti i kohës është pak më i vështirë, ata e kuptojnë së gjërat ndodhin në një radhë të caktuar. Ata e kuptojnë që një gjë ndodh para ose pas diçkaje tjetër. 8. Përgjigjja e saktë është c-ja. Përsa i përket inteligjencës sociale, pra aftësisë për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët, qentë janë shumë të zgjuar. Ata jo vetëm ndërveprojnë me qentë e tjerë, por edhe me njerëzit. Koren e rendit inteligjencën sociale të qenve njësoj me atë të njerëzve adoleshentë. “Ata janë shumë të interesuar se kush bën pjesë në grupin e tyre, kush e drejton grupin, kush shkon me tjetrin, etj”. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja. Një qen mesatar kupton gjuhën si një fëmijë 2 vjeçar dhe kupton numrat si një fëmijë ndërmjet 2 dhe 3 vjeç. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja. Mund ta bësh qenin tënd më të zgjuar. Qentë e rritur në një mjedis më stimulues mund të mësojnë më shpejt se ata të rritur - hmojnë në krijimin e lidhjeve të reja brenda trurit të qenit. 11. Përgjigjja e saktë është a-ja Është e vështirë të krahasosh inteligjencën e specieve të ndryshme, por, nëse bazohemi tek madhësia e trurit dhe ajo e trupit, qentë janë ndër kafshët më të zgjuara të planetit. Vetëm ata. Pse janë të zgjuar qentë? Mbase arësyeja është se ata janë gjahtarë që duhet të fusin në punë trurin për të kapur prenë e tyre. Mund të jetë edhe ngaqë ata janë shumë socialë dhe u duhet truri për të komunikuar dhe ndërvepruar. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja. Eksperimentet tregojnë se qentë mashtrojnë me qëllim njerëzit dhe qentë e tjerë për t’ia arritur qëllimit të tyre. Kur një person dhe një qen lozin dhe i bëjnë rrenga njëri-tjetrit, njeriu mund t’ia hedhë qenit në 47% të rasteve. Një qen ka pothuajse të njëjtin sukses, ai mund t’ia hedhë njeriut në afro 41% të rasteve! 13. Përgjigjja e saktë është a-ja. Qentë sot kanë tru më të madh në përpjestim me peshën e tyre trupore se paraardhësit e tyre. Kjo mund të shkaktohet nga një kryqëzim racash për aftësi që kërkojnë inteligjencë, si gjueti, roje, guidë dhe ruajtje bagëtish. 14. Përgjigjja e saktë është b-ja. Qentë e vjetër jo vetëm mund të mësojnë gjëra të reja, por e tyre mendore, përkeqësimi i të cilës është pjesë e proçesit të plakjes. Sindroma e Çrregullimeve të njohjes tek qentë shpesh krahasohet me Alzhaimerin tek njerëzit. Që të dyja mund të çojnë në çorientim, mbyllje sociale dhe aksidente shtëpiake. Më mund të ndihmojnë në ngadalësimin e këtyre simptomave dhe përkeqë ndihmojnë. 15. Përgjigjja e saktë është b-ja. Kjo varet. Nëse doni një qen pune, atëherë zgjidhni një racë të zgjuar. Por, nga ana tjeter, qentë e zgjuar mund të jenë më kërkues. Ata kanë tendencë të kërkojnë më shumë vëmendje, janë më nervozë dhe më të shpejtë në reagim, si në drejtimin pozitiv, ashtu edhe në atë negative. “Njerëzit më pyesin pse unë mbaj një langua”, thotë Koren. për t’u bindur, por unë kam 9 nipër e mbesa, kështu që më nevojitej një qen që është miqësor dhe i shoqërueshëm dhe relativisht jonervoz. Për mua përben një përparësi që qeni im nuk mban mend se cili fëmijë i shkuli veshin para një ore”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.