ë ë ë ë

Intervista - - SHËNDET -

Prindërit nuk ndjehen kurrë të qetë për fëmijët e tyre, aq më tepër gjatë pushimeve të verës. Të papriturat ngrenë kurthe kudo dhe duhet të jemi të përgatitur për gjithçka.

Vera nuk është vetëm periudha e relaksit dhe kënaqësisë. Ne që kemi fëmijë - domos të vegjë ë jemi vazhdimisht vigjilentë, sepse, për shkak të kureshtisë së tyre, por edhe se ata nuk i njohin rreziqet, bien gjithmonë pre e aksidenteve të vogla. Megjithatë, shumica prej tyre mund të shmangen, mjafton të marrim masat e duhura. Le të mësojmë pra se ku duhet të ushtrojmë kujdes. 1. Në qytet Vëmë gjithmonë ngjitëse speciale tek xhamat e ballkoneve dhe dyerve që të dallohen kur janë të mbyllura dhe largojmë karriget afër dritareve. Vendosim një rrjetë mbrojtëse tek ballkoni dhe largojmë prej andej çdo objekt që mund të shërbejë si shkallë për fëmijët (si vazo lulesh, karrige, etj). Kur dalim për pazar bashkë me fëmijët, duhet t’i mbajmë gjithmonë për dore dhe të ecim në trotuar. Kur fëmijët mësojnë biçikletën duhet të mbajnë një kokore speciale, duke patur parasysh se herët e para gjithmonë shoqërohen me...rënie heroike.

2. Në fshat

Kur shkojmë më pushime në fshat gjithmonë sigurohemi se vendi i qëndrimit tonë është i sigurtë për fëmijët. E kemi mendjen tek ballkonet, dritaret, shkallët dhe sigurisht tek pishinat dhe puset, të cilat mund të përbëjnë kurthe për eksploratorët e vegjël.

Nuk i vëmë duart poshtë gurëve dhe në të çarat e tokës, sepse aty zakonisht ka insekte dhe gjarpërinj. Evitojmë ecjen nëpër bimësinë e lartë dhe të dendur. Nëse na duhet të kalojmë, është mirë të kemi me vete një shkop, me të cilin të bëjmë zhurmë dhe të trembim reptilët dhe kafshët e tjera. Nuk ngacmojmë kurrë bletët. Kur bletët ndjehen të kërcënuara sulmojnë në grup dhe shkaktojnë shumë pickime. Nëse dimë se fëmija ka alergji nga ndonjë bimë, apo lule, do të ishte mirë të evitojmë kontaktin me to. 3. Në plazh U vëmë braçiale ose jelek shpëtimi fëmijëve të vegjël dhe atyre që nuk dinë not dhe qëndrojmë gjithmonë pranë tyre. Janë të rrezikshme edhe ujërat e cekëta. Nuk u lejojmë të futen në det nëse nuk kanë kaluar 3 orë nga të ngrënit, ose kur nuk ndjehen mirë. Ndalojmë zhytjet në vende të panjohura, ose notin në zona ku uji merr thellësi të papritur, me rryma, etj. Do të ishte mirë që ata të vishnin sandale plastike speciale që i mbrojnë nga iriqët e detit, gurët e mrpehtë, ose xhamat në rërë. Nuk harrojmë t’u vëmë krem dielli me një faktor mbrojtës të paktën 25-30 (për bebet dhe fëmijët e kopështit duhet të ketë faktor 50). E aplikojmë 30 minuta para ekspozimit të tyre në diell dhe e përsërisim çdo një orë e gjysmë. Evitojmë orët e nxehta të diellit, nga ora 12.00-17.00. 4. Me kafshët I afrohemi ngadalë dhe me qetësi një kafshe që nuk e njohim. U shpjegojmë fëmijëve se kafshët zakonisht sulmojnë kur janë të sëmura, kur mbrojnë të vegjlit ose ushqimin e tyre dhe në përgjithësi kur ndjejnë se po i sulmojnë. Nuk i lëmë t’u afrohen kafshëve që nuk janë shtëpiake (për, shembull, mushka), sepse nuk janë mësuar t’i bezdisin. Nëse takojmë një kafshë joshtëpiake, fëmijët nuk duhet të bërtasin, t’i sulmojnë, ose të vrapojnë. Nëse qëndrojnë të qetë dhe nuk vrapojnë, ka më shumë gjasa që kafshët të mos i bezdisin. 5. Në makinë I vëmë fëmijët në sediljen e pasme dhe kujdesemi që të vënë rripin e sigurimi, qoftë edhe për rrugë të shkurtra. Fëmijët nën 8 vjeç kanë nevojë për një ndjenjëse speciale, të cilat janë të përshtatura me moshën dhe shtatin e tyre. Fëmijët më të mëdhenj, që kanë një gjatësi të paktën 1m40, mjafton të ulen në një ndjenjëse pa mbështetëse, e Ndihma e parë Nëse digjet: Nëse është një djegie e lehtë, e vëmë vendin e djegur për pak minuta në ujë të ftohtë. Në nuk i çajmë, por e mbulojmë djegien me garzë sterile, ose me një copë të pastër, pa push. Për djegie më serioze shkojmë menjëherë në spital.

Nëse fëmija gëlltit ndonjë send të vogël dhe mbytet: i japim goditje të forta në shpinë dhe në vazhdim, e përqafojmë nga pas dhe bëjmë një dorë si grusht dhe ia vëmë poshtë kafazit të krahërorit dhe me tjetrën e shtrëngojmë dhe bëjmë lëvizje të shpejta për nga krahërori i tij, derisa trupi i huaj, që i ka bllokuar frymëmarrjen, të dalë. Në asnjë rast nuk përpiqemi t’ia heqim me dorë, ose me objekte të tjera.

Nëse bie nga një lartësi: Nuk e lëvizim pa u siguruar që nuk i dhemb mesi ose nuk mund të lëvizë këmbët e tij. Nëse ka rënia është plagosur, e lajmë plagën me ujë, apo serum, e dezinfektojmë me ujë të oksigjenuar, ose jod dhe e mbulojmë me ankerplast, ose fasho. Në rast goditjeje në kokë, kontrollojmë nëse fëmija paraqet simptoma si përgjumje të pazakontë, të vjella, dhimbje të fortë koke, vështirësi orientimi, humbje kujtese ose probleme në të parë.

Nëse shpohet me gjemb: E lyejmë zonë me vaj. Aplikimet e shpeshta do të fryjnë lehtësisht zonën që dhemb dhe gjembi do të dalë më lehtë. Nëse duket nga lëkura, e heqim me piskatore, ose me një gjilpërë, të cilën e kemi dezinfektuar më parë.

Nëse e pickon grenxa: Heqim thumbin me piskatore dhe shpëlajmë zonën me ujë e sapun. Nëse fëmija është alergjik nga pickimi, kujdesemi të kemi me vete një injeksion me adrenalinë.

Nëse e kafshon ndonjë kafshë: E lajmë plagën me kujdes, me ujë dhe sapun. Më pas e mbulojmë plagën me garzë, ose cohë të pastër dhe shkojmë tek doktori. Të njëjtën gjë që bëjmë kur një mace, ose kafshë tjetër gërvisht fëmijën.

Sendet që duhet të mbajmë në çantën e ndihmës së shpejtë gjatë pushimeve

Për t’u përballur me të papritura, mirë është të kemi me vete një çantë të ndihmës së shpejtë me gjërat e domosdoshme si: alkool, ujë të oksigjenuar, jod, pambuk, ankerplast, garza sterile, fasho, serum, termometër, shurup për temperaturën, krem qetësues, krem me veprim antihistaminik si edhe krem për të larguar insektet. Gjithashtu duhet të kemi me vete librin e shëndetit të fëmijës që ka informacione të rëndësishme për shëndetin e tij. Për fëmijët që ndjekin një trajtim mjekësor kronik duhen marrë me vete më shumë doza ilaçesh sesa ditët e pushimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.